Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontingjenti bullgar në Afganistan trajnon ushtrinë vendore

Në arsimin e ushtrisë afgane prej rreth 1 viti janë përfshirë dhe specialist ushtarak bullgar
Foto: BGNES
Tashmë 10 vjet ushtria bullgare merr pjesë në forcat ndërkombëtare në Afganistan. Duke u fituar përvojë profesionale, ndryshohen edhe detyrat ushtarake. Në fillim rejnxhërët bullgarë ishin organizuar në njësinë e vogël ushtarake togë, e cila kishte për detyrë mbrojtjen kimike. Më pas kryenin detyrat e patrullimit në pjesën e brendshme të aeroportit “Kandahar”, duke kontrolluar fluturimet dhe duke mbikëqyrur aeroportin civil e ushtarak në kryeqytetin Kabul. Gjatë viteve të fundit detyra e ushtarakëve bullgarë ka të bëjë me sigurinë e njerëzve në njërin prej rajoneve në Kabul.

Misioni i ri i kontingjentit bullgar është që t’ia japë ushtrisë së Afganistanit përvojën profesionale. Më shumë se një vit ushtarakët bullgarë trajnojnë divizionet e kalorësisë vendore, duke i çuar në thelbin e praktikave ushtarake. Qëllimi është që të krijohen kuadro të reja ushtarake, të cilat të zotërojnë të gjithë dokumentacionin e ushtrive të NATO-s. Trupat bullgare punësojnë në dy drejtime – atë të logjistikës dhe atë të inxhinierisë. Ka edhe mjekë ushtarakë, të cilët trajnojnë ekipe mjekësh dhe marrin pjesë në pajisjen e spitaleve ushtarake.

Realizohet edhe një trajnim për njohuri kompjuterike, i cili, sipas nënkolonelit Atanas Petrov dhe njëkohësisht komandant i njërit prej grupeve, është shumë i rëndësishëm për ushtarët vendorë.


Gjatë viteve të fundit nëpunësit ushtarak bullgar në përbërjen e forcave ndërkombëtare në Afganistan kryen detyra mbi sigurimin e sigurisë në Kabull dhe Kandahar. Foto: BGNES

“I propozova komandës së Afganistanit të organizojmë një kurs për t’u punuar me programe kompjuterike dhe ai u pajtua – tha nënkoloneli Petrov. – Para se të fillojë trajnimi, kishte interes shumë të madh. Në fillim të trajnuarit ishin vetëm oficerët dhe më pas erdhën rreshterët. Trajnimi për njohuri kompjuterike zhvillohet prej një muaji dhe në të marrin pjesë 30 ushtarë. Meqenëse se andej nuk ka trajnime të tilla, kursi është shumë i dobishëm për ushtrinë e Afganistanit, sepse kështu lehtësisht punohet me teknologjitë moderne.”

Rejnxhërët bullgarë bashkëpunojnë me oficerët vendorë në lidhje me zhdukjen e analfabetizmit ndër ushtarët në Afganistan, i cili ka arritur 92 për qind.

“Dua t’i falënderoj ushtarakët bullgarë në lidhje me bashkëpunimin tonë të suksesshëm – tha majori Refik Olla, i cili kujdeset për këtë çështje, si dhe për traditat fetare në ushtri. – Para 8 muajve filluam kurse kundër analfabetizmit. Kontingjenti bullgar na siguroi shumë materiale mësimore. Ne kemi nevojë për këtë ndihmë”.


Ushtarakët afgan vlerësojnë lart ndihmën ushtarake bullgare. Foto: BGNES

Kapteri Rumen Petrov shërben në forcat ushtarako-ajrore bullgare. Ka përvojë të pasur dhe i pëlqen puna si trajnues në fushën e njohurive kompjuterike.

“Këta janë njerëz me potencial të madh – thotë Rumen Petrov. – Ushtarët afganë shpejt përvetësojnë punën me kompjuterin dhe tashmë kërkojnë softuer të veçantë. Jam shumë i kënaqur se arritën t’i tregojmë se si punohet me njërën prej gjuhëve të tyre – farsi.”

Komanda e lartë e Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit e vlerëson punën e rejnxhërëve bullgarë shumë të mirë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Raçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD