Vanja Stambollova dhe Ivet Llallova arritën deri në seritë e gjysmëfinaleve të Kampionatit botëror të atletikës së lehtë në Degu të Koresë së Jugut. Në vrapimin në 100 metra Llallova mbeti e shtatë, kurse në vrapimin në disiplinën 400 metra me pengesa Stambollova u radhit në vendin e gjashtë në botë. A është shumë ose pak kjo?
Në plan historik atletika e lehtë i ka sjellë Bullgarisë suksese shumë të mëdha. Dy prej rekordeve botërore, të arritura në fund të viteve 80, janë të dy bullgareve. Ato janë Jordanka Donkova – rekordiste botërore në 100 metra me pengesa, me rezultat 12.21 sekonda dhe kryetarja e tanishme e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova, e cila në kampionatin botëror në Romë në vitin 1987 arriti rezultatin 209 cm. në vrapimin së larti. Duhet të shënojmë se rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë gjithashtu ishte i një bullgareje – Jordanka Bllagoeva (194 cm.) Atletika e lehtë bullgare mund të lavdërohet me gjashtë tituj olimpikë. Mbajtësit e tyre janë Viktor Apostollov në hedhjen e çekiçit, Ivanka Hristova në hedhjen e gjyles, Hristo Markov në kërcimin trehapësh, Jordanka Donkova – 100 metra me pengesa, Stefka Kostadinova në kërcimin së larti dhe Tereza Marinova në kërcimin trehapësh. Përveç këtyre sukseseve duhet të shtojmë dhe dy titujt botërorë të Hristo Markovit dhe fitoret në forumet më të larta botërore të Stefka Kostadinovës, Tereza Marinovës dhe të yllit tjetër bullgar nga vitet 80 në vrapimin në 100 metra me pengesa Ginka Zagorçeva.
Mirëpo këto suksese të mëdha sot janë vetëm një kujtim i bukur. Në fakt pikërisht Ivet Llallova dhe Vanja Stambollova janë të vetmet, të cilat përpiqen të rimëkëmbin famën botërore të atletikës së lehtë bullgare. Prandaj sukseset e tyre duhet të vlerësohen lart. Faktikisht vendi i shtatë i Llallovës në vrapimin në 100 metra në Korenë e Jugut është një sukses i madh. Bullgarja është e vetmja evropiane dhe e vetmja grua e bardhë, e cila u klasifikua për finalet në vrapimin në 100 metra në kampionatin botëror, ku arriti rezultat 11.27 sekonda. Titulli është i Karmelita Xhetër (SHBA) me 10.91 sekonda, medaljen e argjendtë e fitoi kampionia e dyfishtë olimpike në 200 metra Veronika Kembël-Braun (Xhamajka) me 10.97 sekonda, kurse vendi i tretë është i Keli-An Baptist (Trinidad dhe Tobago) me 10.98 sekonda.
Suksesi i Ivet është akoma më i rëndësishëm, duke pasur parasysh traumën e rëndë, për të cilën në vitin 2005 ajo doli nga sporti për pothuaj 2 vjet, kur ishte në formën e saj më të madhe sportive. Vetëm një vit para kësaj, në vitin 2004 në lojërat olimpike në Athinë, Llallova fitoi vendin e katërt në 100 metra dhe vendin e pestë në 200 metra. Viti 2005 gjithashtu ishte shumë i suksesshëm për bullgaren. Gjatë dimrit në Madrid ajo u bë kampione evropiane në 200 metra në sallë me rezultat 22.91 sekonda dhe ky ishte një rekord i ri kombëtar. Në fillim të stinës verore Llallova fitoi turneun “Këpuca e artë” në ishull, me një kohë prej 11.03 sekondash dhe kështu doli në vendin e dytë në ranglistën vjetore, por një javë më vonë, para startit nga vargu “Super Gran Pri” në Athinë Ivet Lllallova u lëndua keq.
Megjithatë kjo nuk ndikoi mbi shpirtin e saj sportiv dhe më 29 maj të vitit 2007, pas një pauze afro dyvjeçare, Ivet Lllallova u kthye në pistën e garës në Beograd, ku fitoi vrapimin në 100 metra me kohë 11.26 sekonda dhe kështu akoma në garën e parë mbuloi normativën për Kampionatin botëror në Osaka 2007 dhe për Lojërat Olimpike në Pekin 2008. Sot, katër vjet më vonë, Llallova ripohoi pozitat e saj në elitën botërore të atletikës së lehtë.
Duke zërë vendin e gjashtë prestigjioz në Degu në finalet në disiplinën 400 metra me pengesa Vanja Stambollova shënoi klasifikimin më të mirë në këtë disiplinë në kampionatet botërore në historinë e atletikës së lehtë. Ne betejën e saj të parë për medalje në kampionatin e planetit bullgarja nuk arriti të përballojë konkurrencën e yjeve. Kampione u bë Lashinda Demës, medaljen e argjendtë e fitoi kampionia olimpike Melejn Olkër nga Xhamajka, kurse medaljen e bronztë e mori rusja Natalia Antjuh.
Pikërisht titulli kampion i Stambollëvës në vrapimin 400 metra pa pengesa të Kampionatit evropian në Gjoteborg në vitin 2006 është dhe medalja e fundit e artë e atletikës së lehtë bullgare. Në përfundim mund të themi se atletët tanë u paraqitën shumë mirë në Korenë e Jugut, megjithëse nuk arritën të fitojnë medalje. Ata përmirësuan paraqitjen e tyre nga Mondiali i kaluar në Berlin në vitin 2009, kur kishim vetëm një vend të nëntë në finalet në kërcimin trehapësh të Momçill Karailievit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..