15 krijime të shkëlqyera të piktorëve modern bullgar do të hyjnë në koleksionin e Parlamentit Evropian. Krijimi është i iniciuar gjatë vitit 1980 nga Parlamenti Evropian. Deri në këtë moment ajo ka 356 krijime të autorëve nga e gjithë Evropa me një vlerë të përgjithshme siguruese 4,5 milionë euro. Pjesa bullgare në koleksion do të përmbajë 12 piktura , një skulpturë prej bronzi, foto-kolazh dhe art-instalim. Të gjitha ato janë të zgjedhura dhe të blera nga komisioni artistik i Parlamentit Evropian midis 60 krijime bullgare. Ato janë të dominuar nga institucione prijëse kulturore në këtë sferë në Bullgari në bazë të projektit të Byrosë Informative të Parlamentit Evropian në Sofje.
Emrat e krijuesve bullgar, krijimet e të cilëve do të zbukurojnë godinat e Parlamentit Evropian në Bruksel, Strasburg dhe Luksemburg janë: Andrej Daniell, Bozhidar Bojaxhiev, Bojko Mitkov, tandemi Boris Misirkov dhe Gjeorgji Bogdanov, Vasilena Gankovska, Gjeorgji Trifonov, Ivan Kostollov, Ljuben Genov, Nadezhda Oleg-Ljahova, Nina Ruseva dhe Stanisllav Pamukçiev. Krijimet qenë të paraqitura kohët e fundit në ekspozitën “Arti bullgar në koleksionin e parlamentit Evropian” në Muzeun për një art modern “Arsenali i Sofjes” në Sofje /1-6 shtator 2011/. Ajo u organizua nga Byroja Informative e Parlamentit Evropian tek ne. “U dashurova” – ky është vlerësimi i shkurtër i qartë për vlerat e larta artistike të krijimeve bullgare të artit të shefit të byrosë Violeta Staniçiç. Ajo është e bindur, se ato do të jenë dhe ambasadorët e përhershëm dhe më të fortë të Bullgarisë në Parlamentin Evropian.
Mes krijimeve të blera është dhe një pikturë më e hershme e piktorit të njohur Gjeorgji Trifonov, i cili ka vdekur përpara pak kohe,vlerësuar nga Ministria e kulturës përpara vdekjes së tij. Kjo është piktura “Një mëngjes në Samokov” nga viti 1986. Për të Violeta Staniçiç, e cila ka mundur të shikohet me piktorin duke qenë ai akoma gjallë, tregon: “Piktura është një nga krijimet e tij më autentike. Ajo përmban portret të Zahari Zografit, si dhe portret të madonës bullgare dhe kjo nga ato, të cilat mund të krahasohen me shembuj botëror-simbole të bukurisë së përjetshme të gruas-sqaron Violeta Staniçiç. Kurse në mes të pikturës, Gjeorgji Trifonovi, i cili tanimë ka vdekur ka futur një autoportret të tij i cili mezi duket në profil, i cili na shikon dhe tani që aty. Jam shumë e lumtur se qe e preferuar pikërisht kjo pikturë nga komisioni i Parlamentit Evropian. Kishte debate mes ekspertëve këtu, se nuk janë propozuar disa nga pikturat e tij më moderne, më polemike dhe jo ajo e cila llogaritet drejt krijimeve të tij më standarde klasike. Po në fund të fundit komisioni artistik i Parlamentit Evropian zgjodhi pikërisht këtë propozim të parë nga Bullgaria për këtë “krijim të tij standard”.
Mes krijimeve bullgare të të blera për koleksionin e Parlamentit Evropuian është dhe piktura e bukur ”Dëno” e kryetarit të Lidhjes së Piktorëve Bullgar Ljuben Genov, por e zgjedhur përpara se të kryesojë bashkimin krijues. “Ajo përbën fundin e detit, që është shumë e bukur”, tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë piktori, i cili punon kohët e fundit kryesisht në format abstrakte, duke thyer pamjet, të frymëzuar nga natyra, kështu që të ndërmerren jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por përmes asociimeve. Pavarësisht nga kjo, sipas fjalëve të Ljuben Genovit, kjo është një pikturë klasike, e realizuar me bojë-vaji në një format të madh -180/140. Krijimi është krijuar gjatë vitit 2006 në lidhje me ekspozitën “Deti-Bregu”, të treguar në Varnë dhe në Burgas dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita vetjake të Ljuben Genovit.
“Do të thosha se, ajo me të vërtetë është emblematike për krijimtarinë time, të paktën për mua-tregon piktori. Kjo është një nga krijimet, të cilat më tepër i pëlqej . Në të nuk kam bërë asnjëfarë kompromisi me krijimtarinë time dhe gëzohem se pikërisht ajo është e zgjedhur nga Parlamenti Evropian. Ajo është specifike për mua si mënyrë e shprehjes, me të cilën më dinë kolegët dhe adhuruesit e pikturës. Në fundin e detit është pasqyruar më e mira nga fundi i shpirtit tim- pozitivja tek unë. Unë jam njeri, i cili synon ta shikojë botën me dashuri, të shikoj çdo gjë pozitive. Dhe mbase pikërisht nga ky pozitivizëm jam munduar të fus në këtë krijim, nga kjo ndjeshmëri, kurse kjo është një cilësi e mirë. Kjo është një shtresë nga mesazhi. Kjo është vet bukuria, të cilën arti mund ta propozojë. Piktura, në ngjashmëri me muzikën, është një art specifik. Nuk duhet të tregohet me fjalë një simfoni, ajo duhet të dëgjohet. Dua ta detyroj shikuesin përpara pikturës të futet në të, të futet në një përmasë dhe botë tjetër, të frymëzuar nga realiteti, si një lloj ikje nga ditët e përditshme...
Përpara se krijimet bullgare të zënë vendet e veta të përhershme në kabinetet e Parlamentit Evropian, ato do të tregohen në mesin e tetorit në ekspozitë në Bruksel, e cila do të hapet nga kryetari i Parlamentit Evropian Jezhi Buzek.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotot janë dhënë nga Byroja Informative e Parlamentit Evropian në Bullgari
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore -..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..