Rruga e këngëtares popullore Donka Koleva drejt skenës fillon nga shkolla në Shiroka Llëka dhe Akademia për art folklorik në Plovdiv. Një shkollë e vërtetë për të janë dhe konkurset dhe festivalet e shumta, si dhe pjesëmarrja e saj në ansamblin “Sliven”. Nga viti 1996 këngëtarja merr pjesë në seminaret për këndim folklorik në SHBA, të organizuara nga Qendra folklorike evropiano-lindore. Dy vjet më herët Donka Koleva realizoi dhe incizimet e saj të para për Radion Kombëtare Bullgare. Në rubrikën tonë të sotme “Kënga e ditës” ju ofrojmë të dëgjoni një këngë të interpretuar nga Donka Koleva: “Një bilbil po këndon në kopsht”. Kënga është nga Trakia. Ju urojmë dëgjim të këndshëm!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..