Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Observatori në Rozhen mbushi 30 vjet

Foto: wikimapia.com
“Gjatë 30 viteve të fundit Toka ka bërë 30 rrotullime rreth Diellit, gjë që do të thotë se kemi kaluar 30 miliardë kilometra.” Ky është vetëm një prej përfundimeve të astronomëve bullgarë për përvjetorin jubilar të hapjes së Observatorit astronomik kombëtar në Rozhen. Në vitin 1981 në një krahinë të bukur në malin Rodope një ekip nga Instituti i Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave filloi punë në kompleksin më të madh astronomik në Evropën Juglindore. Nga atëherë çdo ditë, pavarësisht nëse është festë apo ditë pune, me një teleskop prej dy metrash, me peshë 80 tonë, zhvillohen studime të rregullta në fusha të ndryshme shkencore. Astronomi Dimitër Kolev tregon se Observatori i Rozhenit është i pari në territorin e Evropës, në të cilin është xhiruar Kometa e Haleit gjatë dukjes së saj të fundit në vitin 1986.

“Në vitin 1990 ishim dëshmitarë të një dukurie shumë të rrallë, thotë gjithashtu shkencëtari. – Bëhet fjalë për shpërthimin e një lënde nga një sistem i dyfishtë me shpejtësi prej më shumë se 6 mijë kilometrash në sekondë. Deri tani kjo dukuri nuk ishte vëzhguar dhe shkaktoi një interes të madh në mbarë botën. Mbi 1 500 artikuj janë publikuar deri tani nga astronomët bullgarë. Kontributi më i madh i kësaj astronomie është se në të kanë punuar tashmë dy breza astronomësh, të cilët kanë marrë kualifikim të lartë. Dhjetëra kolegë bullgarë tashmë punojnë jashtë. Disa prej tyre janë profesorë në Harvard. Disa të tjerë janë pjesëmarrës në programe në NASA dhe në Agjencinë kozmike evropiane. Në fakt puna jonë nuk është lidhur vetëm me zbulimet shkencore. Ne studiojmë në vazhdim të një periudhe të vazhdueshme objekte të ndryshme. Marrim pjesë dhe në shumë programe ndërkombëtare. Me kënaqësi të madhe bashkëpunojmë me kolegë të rinj nga Ballkani, Polonia, Ukraina, Rusia. Nën egjidën e UNESKO-s zhvillojmë shkolla të posaçme, në të cilat rritim kualifikimin e këtyre shkencëtarëve të rinj” – thotë astronomi.

© Foto: wikimapia.com


Kur para 30 vjetësh Observatori i Rozhenit startoi veprimtarinë e tij shkencore, teknologjitë për vëzhgim ishin fotografike. Disa vite më vonë, astronomët punojnë në një periudhë të ndërrimit të teknologjive të vjetra me teknologji moderne. Në punë u përhapën kompjuterët.
“Tani gjithçka është në kompjuter dhe vetëm rezultati përfundimtar mund të demonstrohet në ekran. Të gjitha të tjera janë të padukshme për njerëzit e tjerë. Çdo observator e ka arkivin e vet. Arkivi ynë i vjetër është mbi pllaka fotografike dhe aktualisht po digjitalizohet me ndihmën e skanerëve të posaçëm.”

Që të shënojë jubileun e vet Observatori Astronomik Kombëtar Rozhen zhvillon nga 26 deri në 29 shtator një konferencë ndërkombëtare me temë: “30 vjet me shikim drejt qiellit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD