Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendbanimi i kolonizatorëve të parë grekë u gjet në qytetin Sozopol

Foto: BGNES

Në fund të gushtit u bë e qartë se ekipi arkeologjik i drejtuar nga doc. doktor Krëstina Panajotova ka gjetur në ishullin Shën Kirik një lagje të kolonëve të parë grekë në Apoloni – një nga qytetet më të vjetra në territorin e Bullgarisë. Sot në territorin e tij në bregdetin jugor bullgar ndodhet qytetit Sozopol. Kolonizatorit e parë kanë ardhur këtu nga polisi i lashtë Milet në fund të shekullit të VII-të para Krishtit. Deri tani nga vendbanimi i tyre janë studiuar disa ndërtesa, një punishte metalurgjike, një kanalizim dhe dy rrugë, njëra prej të cilave është lidhur me pjesën hyjnore të Apolonisë.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë doktorja Panajotova na shpjegoi për këtë pse lagja e gjetur këtë verë nuk ka analog tjetër tek ne: “Kolonitë e tjera greke në bregdetin bullgar si Odesos, Mesembria, Dionisopolis dhe Bizone janë krijuar më vonë dhe të gjitha ato ndodhen nën qytetet bashkëkohore Varna, Nesebar, Ballçik dhe Kavarna. Në fakt pjesa më e madhe e Apolonisë antike sot ndodhet nën pjesën e vjetër të qytetit Sozopol, ku ka shumë shtëpi nga epoka e Rilindjes. Për fat të mirë në ishullin Shën Kirik, në hapësira jo të ndërtuara janë ruajtur rrënoja dhe ato na japin mundësi të studiojmë tërësisht lagjen e vetme të një kolonie greke në Bullgari që në të vërtetë mund të thuhet se është antike.”

© Foto: Veneta Pavllova

Doc. dr. Krëstina Panajotova

Sipas shkencëtares Krëstina Panajotova rrënojat e ndërtimit të lashtë dëshmojnë për një jetë të organizuar mirë. Në godinat e gjetura ndodhen sende të ndryshme – vegla, takëme për peshkim, pesha qeramike për tezgjah dhe maja të bronzta për shigjeta. Ekipi po vazhdon studimin e lagjes. Në fakt këtë sezon ai ka punuar në disa objekte. Nga 1 prill deri më 1 korrik arkeologët kanë studiuar kepin Skamni që ndodhet përsëri në qytetin Sozopol. Ndër objektet e gjetura atje janë një kishë mesjetare, një faltore dhe një pirg kështjelle. Përveç kësaj – dhjetëra dëshmi për rite të kryera në shenjë nderimi të hyjneshave Demetra dhe Persefona. Siç dihet nga mitologjia greke Demetra është mbrojtësja e bujqësisë. Bija e saj Persefona ka qenë aq e bukur se ka magjepsur të gjithë burrat – edhe njerëzit edhe perënditë. Me mashtrim Hades – mbreti nëntokësor, ka rrëmbyer Persefonën dhe e bëri gra të vet. Kjo provokoi dëshpërimin e Demetrës dhe thatësirë në tërë botën, kafshët vdisnin, njerëzit vuanin shumë. Pas ndërhyrjes së Zeusit ishte gjetur një kompromis – në një pjesë të vitit Persefona kthehej tek e ëma (këto ishin muajt më të ngrohtë) dhe në pjesën tjetër të viti ajo jetonte me Hadesin.

Pse kepi Skamni ishte zgjedhur si një vend kulti në nderim të dy hyjneshave?

“Dua të them se këtu, në vendet hyjnore, nuk ka rrënoja arkitekturale– shpjegoi doktorja Panajotova. – Ky është një kep shkëmbor dhe pikërisht për këtë arsye ishte zgjedhur si një vend kulti. Ritet ishin kryer vetëm nga gra në mes të tetorit. Në vazhdim të tri ditëve ato shkonin në vende me shpella dhe çarje shkëmbore dhe në to hidhnin dhurata për Demetrën dhe Persefonën. Në Skamni gjetëm ena të vogla, statuja qeramike, derrkucë të vockël, boça bredhi dhe dhurata të tjera. Demetra është një nga hyjneshat më të rëndësishme me rrënjë shumë të lashta. Në themelet e legjendës për ndryshimin e stinëve ndodhen kultet e lashta bujqësore të lidhura pikërisht me këto dy hyjnesha.”

Qindra janë bardhakët e vogël, amforat dhe enët e tjera specifike, të përdorura në ritet e kushtuara Demetrës dhe Persefonës. Janë gjetur dhjetëra statuje të tyre dhe figura të hyjneshave të tjera. Shumë prej sendeve janë me vlerë të lartë artistike dhe janë shumë të bukura. Këto rrite ishin kryer në kepin Skamni për një periudhë të gjatë – nga shekulli i VI-të deri më shekullin e III-të para Krishtit. Kjo jep mundësi që arkeologët ta ndjekin zhvillimin e llojeve të ndryshme të enëve dhe të statujave prej terakote. Disa prej tyre janë importuara nga vendbanime të tjera antike, ka edhe të tilla që janë prodhuar në rajonin e Apolonisë posaçërisht për rritet fetare. Gjatë tetorit ekipi i doktores Krësteva do të kthehet përsëri në Skamni, ku do të përfundojë studimin e nekropolit mes pirgut dhe kishës mesjetare. Gjatë kësaj vere arkeologët së bashku me një ekip tjetër kanë punuar mbi një projekt bullgaro-frandcez në territorin afër qytetit të Apolonisë. Ata studiuan një vendbanim me disa shtëpi të djegura në të kaluarën. Në të ata gjetën një thesar prej monedhash. Ekipi francez punoi mbi rrënojat e shtëpive dhe tani mund të them se shkencëtarët kanë një përfytyrim të qartë për rajonin fshatar afër qytetit të lashtë. Gërmimet atje do të vazhdojnë në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD