Megjithë krizën financiare, për të cilën flitet shumë dy vjetët e fundit, interesimi i bullgarëve për një arsim jashtë vendit nuk ulet. Përkundrazi, vërehet tendenca e rritjes së numrit të të interesuarve për arsim të lartë, të marrë në universitete prestigjioze evropiane.
Këtë e tregoi edhe ekspozita e madhe “Arsim evropian”, që u zhvillua në vend në fillim të tetorit. Kjo është ekspozita e tretë, e organizuar nga agjencia për konsultime “Edlanata”. Sivjet programet e veta mësimore i prezantuan disa universitete nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda, Gjermania, Italia, Austria, Spanja, Zvicra etj. Qindra të rinj bullgarë patën mundësinë të bisedojnë personalisht me përfaqësues të universiteteve prestigjioze evropiane. “Për vitin akademik 2011-2012 të interesuarit për studim jashtë vendit janë me 15 për qind më shumë në krahasim me një vit më parë”, thotë znj. Elizabet Tonçeva, menaxhere e agjencisë.
Si shpjegohet ky interesim?
“Mbase ka të bëjë me mendimin e prindërve bullgarë që të investojnë në një arsim më të mirë të fëmijëve të tyre – sqaron znj. Tonçeva. – Po ashtu edhe mundësitë për studim falas, pasi Bullgaria u anëtarësua në BE. Bëhet fjalë për vende si Danimarka, Skocia, Suedia dhe Gjermania. Universitetet evropiane ofrojnë programe të shumëllojshme mësimore me një bilanc të mirë midis teorisë dhe praktikës. Perspektiva që të bësh stazh në firma ndërkombëtare gjithashtu është i rëndësishëm te zgjedhja e një universiteti jashtë vendit. Këto universitete ofrojnë kushte më të mira për realizim profesional dhe karrierë. Duke pasur një diplomë evropiane, studentët bullgarë mund të konkurrohen në mënyrë të barabartë me studentët e tjerë evropianë. Studimi jashtë kufirit tërheq edhe me kushte me të mira të jetesës studentore – ka shumë klube studentësh, shoqëri për komunikim dhe forume. Përveç kësaj, shumë studentë për kandidatë i kanë të afërmit dhe shokët jashtë vendit dhe të cilët janë realizuar në mënyrë të suksesshme. Kjo i nxit që të marrin këtë rrugë të zhvillimit.”
Në ekspozitën e sivjetshme “Arsim evropian” kishte më shumë interes për programet e arkitekturës, dizajnit të modës, animacionit kompjuterik, menaxhimit të turizmit dhe të hoteleve, po ashtu programet e integrimit evropian dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Të gjithë studentët, me të cilët mbajmë lidhje, gjejnë një realizim të mirë profesional, thotë znj. Tonçeva. – Më kujton studentja Doçka Hristova, e cila fitoi bursën për Universitetin e Edinburgut në Skoci. i mbaroi studimet në mënyrë të suksesshme dhe e dekoruan për studentin më të mirë të huaj për vitin 2011. Tani Doçka bën master të diplomacisë në Universitetin e Oksfordit. Ne krenohemi me këto studentët tanë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..