Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë evropiane e parrezikshmërisë rrugore

Bullgaria akoma është ndër 10 vendet e para në Evropë për nga numri i të vdekurve në aksidente rrugore.
Foto: BGNES
Çdo vit gjatë incidenteve nëpër rrugët e Evropës vdes popullsia e një qyteti të mesëm për nga madhësia, ose më shumë se 32 mijë veta. Statistika e zezë është shkaku kryesor që Komisioni Evropian të përcaktoi 13 tetorin si Ditë evropiane e parrezikshmërisë rrugore. Fokusi është mbi iniciativat e ndryshme, të cilat ndihmojnë strategjinë e përgjithshme për pakësimin e numrit të të vdekurve në incidente automobilistike në Evropë.

“Përpara 10 vjetëve në aksidente rrugore kanë vdekur 50 mijë veta në Evropë. Me fjalë të tjera ka tendencë për pakësimin e numrit të viktimave dhe një prej mjeteve për këtë janë kompanitë preventive”, thotë Vlladimir Todorov, kryetar i Asociacionit bullgar të të siguruarve dhe të plagosurve nga aksidente rrugore.

A mund Bullgaria të përfshihet në këtë tendencë evropiane?

“Po, tanimë për vit të tretë të radhës në Bullgari pakësohet numri i të vdekurve – është kategorik Vlladimir Todorovi. Gjatë këtij viti po kështu do të llogarisim një tendencë të tillë, por vendi ynë akoma është ndër 10 vendet e para në Evropë për nga numri i të vdekurve në aksidente rrugore. Parrezikshmëria rrugore ka 3 elemente: automobil, njeri dhe rrugë, dhe në çdo një nga këto sfera ka se çfarë të bëhet. Vet rrugët nuk janë mjaft të mira, të njohura janë problemet me vrimat, mungesa e shenjave dhe të hekurave rrethues. Parku i automobilave po kështu është shumë i vjetërsuar.”

Më shumë se 6 mijë janë të plagosurit nëpër rrugët e vendit që nga fillimi i vitit 2011. Midis 1 dhe 2 miliardë leva janë humbjet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të Bullgarisë nga katastrofat, kurse Sofja është qyteti evropian me më shumë kalimtarë të vrarë. Sipas Vlladimir Todorovit, Ligji për transportin rrugor është mjaft liberal sa u përket shkelësve – vështirë merren patentat, kurse gjobat në krahasim me shtete të tjera, janë të ulëta. Rreth një e treta nga bullgarët mendojnë për të ulëta sanksionet për shkelje në rrugë. Tema është e lidhur me këtë për korrupsion nëpër rrugët:
“Që të mos të ketë korrupsion, duhet të aplikohet në mënyrë masive vërejtja me video, thotë Todorov. Në Bullgari ka vetëm 15 kamera me pozicion të ngulitur, kurse duhet të bëhen të paktën 150-200, që të mundet gjatë grumbullimit të taksave të larta të mos të kemi akuza ndaj policisë, se e stimulon praktikën e korrupsionit. Ne startuam një vijë të posaçme telefonike – 070017 112, në përkrahje të të dëmtuarve gjatë katastrofave rrugore dhe të afërmve të tyre. Njerëzit telefonojnë më tepër për probleme, të lidhura me hetimin policor gjatë aksidenteve të këtij lloji. Qytetarët nuk e dinë të drejtat e tyre. Probleme të tjera janë: të lidhura me kompanitë e sigurimeve: sigurime, dëmshpërblime, regjistrim të dëmeve. Kemi dhe mundësi për dhënien e një përkrahjeje psikologjike njerëzve, të cilët kanë humbur të afërmit e vet ose të cilët kanë mbetur invalidë.”

Asociacioni bullgar i të siguruarve dhe të plagosurve nga aksidente rrugore është organizata e parë nga Bullgaria, e cila përfshihet në Hartën evropiane për lëvizje të parrezikshme. Me iniciativë të saj në qendër të Sofjes u vu një numërues i posaçëm, i cili jep një informacion aktual për numrin e të vdekurve nëpër rrugët e vendit.

“Numëruesi i katastrofave tregon se, pavarësisht se Bullgaria të mos jetë në luftë, nëpër rrugët tona vdesin më shumë njerëz, sesa ushtarë kanë vdekur gjatë luftove në Irak dhe Afganistan. Ne jemi në gjendje lufte sa i përket parrezikshmërisë rrugore, thotë Vlladimir Todorov dhe në lidhje me Ditën evropiane të paprekshmërisë rrugore na rikujton disa gjëra të thjeshta, të cilat çojnë drejt një sigurie më të madhe: “Të vendosim rripat e sigurimit, të ndalojmë në rrugët e posaçme për kalimin e njerëzve dhe për më tepër: të jemi tolerantë dhe ndaj pjesëmarrësve të tjerë në lëvizje.”

Pritet gjatë gjysmës së dytë të muajit nëntor të shpallen kompanitë bullgare, të cilët kanë një kontribut më të madh në luftën për parrezikshmëri nëpër rrugët. Për këtë qëllim është krijuar fondacioni “Dekorata vjetore për parrezikshmëri rrugore”, e cila aktualisht po grumbullon deklarata për të marrë pjesë në konkurs. Një juri me autoritet do të dallojë iniciativat më të mira për parrezikshmëri rrugore në 6 kategori, mes të cilëve ka dhe një dekoratë të posaçme për nëpunës të Policisë rrugore, i cili ka evituar incident dhe ka marrë pjesë në shpëtimin e njerëzve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD