Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti bullgar ka tradita mijëvjeçare

Monumenti i kanit Asparuh në qytetin Dobriç
Foto: arkiv
Sivjet shënojmë përvjetorin e 1330-të të shtetit të Bullgarisë në Ballkan – një nga shtetet më të vjetra në Evropë. Konsiderohet se atdheu i parë i bullgarëve ka qenë mali Imeon në Azinë Qendrore. Këtë e pohon gjeografi dhe historiani armen Anania Shirakaci, i cili jetoi gjatë shekullit VII. Ai citon burime edhe më të vjetra. Dihet se stërgjyshërit tanë u nisën nga Azia për në Evropë. “Për një prani bullgare etnokulturore dhe ushtarako-politike në rajonin e Detit Azov, Detit të Zi dhe Kaukazit Verior mund të flitet qysh nga shekulli I – II”, thekson historiani docent Plamen Pavlov në një intervistë për Radio Bullgarinë. Midis Kaukazit, Volgës dhe Karpateve gjatë vitit 632 u themelua Bullgaria e Madhe e Vjetër e kanit Kubrat, i cili me një kryengritje hodhi poshtë sundimin e avarëve.

“Deri në kohën e Bullgarisë së Madhe të Vjetër bullgarët nuk ishin një popull nomad shtegtar, por një popullsi, e cila banonte në këto rajone qindra vjet – thotë docent Pavlovi. – Gjatë asaj kohe ata kanë rënë në forma të ndryshme varësie nga fuqitë e atëhershme, për shembull nga hunët e Atlës, pastaj nga avarët. Por në kohën e Kubratit bullgarët dolën në plan të parë si një formacion i fuqishëm i llojit të të ashtuquajturave perandori të stepës dhe ishin ndër faktorët më të fuqishëm ushtarakë dhe politikë në Evropën Lindore. Jo rastësisht Kubratri ishte aleat i Bizantit kundër Persisë dhe haganatit të avarëve. Domethënë qysh në fillimin e zhvillimit të tyre bullgarët ishin ndër fuqitë e mëdha të botës së atëhershme. E them këtë jo që të sugjeroj grandomani, por sepse kjo është e vërteta nga burimet historike.”

Fati i Bullgarisë së Vjetër është dramatik. Disa dekada pas themelimit të saj, ajo u nda në disa pjesë nën goditjet e hazarëve, të cilët vinin nga Lindja. Një pjesë e bullgarëve, të udhëhequr nga biri i Kubratit, Asparuh, u nis drejt territoreve perëndimore të Bullgarisë së Madhe të Vjetër. Asparuhu arriti të ruante disa nga këto troje. Ai hyri në aleancë me fiset sllave që banonin në Mizi. Bashkimi i tyre ishte një kërcënim për Perandorinë Bizantine, prandaj perandori Konstantin IV Pogonat udhëhoqi një ushtri prej 40 mijë vetash për në veri gjatë vitit 680.

© Foto: arkiv

Shpata e kanit Kubrat

“Kani Asparuh ishte një sundues i talentuar, i cili ruajti pasurinë e traditave shtetërore bullgare – vazhdon historiani Plamen Petrov. – Nga ana tjetër ai ishte një strateg i jashtëzakonshëm. Në deltën e Danubit ai ndërtoi një kamp të madh ushtarak, në 48 kilometra katrorë sipërfaqe. Kampi përfshinte disa kodra strategjike dhe jepte përparësi të jashtëzakonshme ushtarake. Unë e kam vizituar këtë vend disa herë, kam bërë dhe reportazhe televizive. Atje ai futi në kurth ushtrinë bizantine dhe ajo nuk kishte një rrugëdalje tjetër përveç se të ikte nga fusha luftarake, pavarësisht se ishte shumë më e madhe. Prandaj duhet të theksojmë se kani Asparuh ishte një udhëheqës ushtarak shumë i fortë dhe ai i dha një fillim të fortë artit ushtarak bullgar, tashmë në territorin e Ballkanit.”

Gjatë vitit 681 u nënshkrua një marrëveshje paqësore me Bizantin. Ky vit konsiderohet fillimi i së ashtuquajturës Bullgari Danubiane. Në territorin e saj hynë troje në rajonin e deltës së Danubit dhe të Mizisë. Në territorin e ri bashkëjetonin trakë, sllavë dhe bullgarë. Gjatë shekujve vijues shteti i Bullgarisë u zgjerua dhe përjetoi një lulëzim kulturor. Gjatë shekullit IX krishterimi u bë religjioni shtetëror. Princi bullgar Boris I pranoi nxënësit e krijuesve të alfabetit sllav Kiril dhe Metodij. U krijuan qendra të letërsisë, veprimtaria e të cilave ndikoi në zhvillimin e shumë popujve evropianë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD