Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Johannes Hahn: “Bullgaria i përvetëson fondet evropiane në mënyrë të suksesshme”

Foto: BGNES
Në fund të javës së kaluar komisioneri i BE-së për Politikën Rajonale, Johannes Hahn erdhi për një vizitë zyrtare në Bullgari në lidhje me mbledhjen e Partisë Popullore Evropiane më 13 dhe 14 tetor në Sofje. Johannes Hahn u takua me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Të dy diskutuan çështjet më të rëndësishme të politikës rajonale në Evropë në periudhën 2014-2020, që kanë të bëjnë me infrastrukturën, ekologjinë, ujërat etj. Në takim u vë theks se si Bullgaria përvetëson fondet evropiane në këto fusha.

“Gjatë disa muajve të fundit Bullgaria ka përparuar në përvetësimin e fondeve evropiane për sa i përket politikës rajonale – deklaroi komisioneri Johannes Hahn. – Duke marrë parasysh që Bullgaria nuk është anëtare e vjetër të BE-së dhe punon në këtë drejtim prej pak kohe, përparësia është shumë e dukshme. Tani duhet punuar mbi përvetësimin më të shpejtë të këtyre fondeve deri në fund të këtij viti dhe gjatë 2012-ës. Atëherë do të mbahet diskutimi mbarevropian në lidhje me buxhetin e BE-së për periudhën 2014-2020. Duhet të vërtetojmë se jemi të aftë t’i përvetësojmë mjetet për periudhën e tanishme. Ndryshe, nuk do të bindem vendet e tjera anëtare që të parashikojnë këto para dhe më shumë në buxhetin që vjen. Këtë duhet ta ketë parasysh jo vetëm Bullgaria, por edhe vendet e tjera anëtare. Në qoftë se Bullgaria ka përvetësuar pak mjete në buxhetin 2007-2013, atëherë edhe në buxhetin 2014-2020 do të marrë pak para. Kryeministri Borisov duhet ta bëjë të duhurën për këtë qëllim.”

Kryeministri bullgar Bojko Borisov pohoi se prioritet e Bullgarisë në fushën e politikës rajonale kanë të bëjnë me vazhdimin e ndërtimit të metros në kryeqytet, e cila është në afat dhe cilësore sipas vlerësimit të KE-së, gjithashtu me vazhdimin e ndërtimit të pjesëve të tjera të autostradave “Trakia”, “Hemus”, “Marica” dhe “Struma”. Prioritete për Bullgarinë janë tuneli nën majën Shipka në Malet Ballkan, rrjeti i gazit me Serbinë, linjat hekurudhore etj. Sipas fjalëve të kryeministrit qeveria e partisë GERB ka filluar mandatin me 0.84 për qind të fondeve të përvetësuara evropiane. Vetëm për 2 vjet e gjysmë i ka rritur gati 20 herë. Për të marrë më shumë mjete nga BE-ja, Bullgaria duhet të përvetësojë deri në fund të vitit 2012 të paktën 50 për qind të mjeteve që ia ka dhënë BE-ja. Sipas z. Borisov është shumë e rëndësishme që të përvetësohen mjetet në sektorin e ujërave. Deri në muajin e shkurtit të 2012-ës duhet filluar stacionet pastruese në vendpushimet e Detit të Zi – Sozopol, Nesebër, Slënçev brjag dhe Zlatni pjasëci.

Sa mjete evropiane shpreson të marrë Bullgaria në periudhën 2014-2020?

“Çdo vend, sidomos në kushte krize, ka dëshirë të madhe të ketë sa më shumë fonde evropiane, tha kryeministri bullgar Bojko Borisov. – Në këtë lidhje njëri nga rekomandimet e komisionerit Johannes Hahn ishte që për projektet e përbashkëta dhe ato të linjave hekurudhore të punojmë së bashku me vendet fqinje. Shembull i tillë është projekti Ura e Danubit-2, ku në saje të përpjekjeve të përbashkëta midis Bullgarisë dhe Rumanisë, na zgjatën afatin e përvetësimit të të gjitha parave deri në fund të 2012-ës. Bëjmë shumë në këtë drejtim dhe e vërtetojmë praktikisht punën tonë, për të marrë më shumë mjete. Për disa vite Bullgaria ka ndërtuar mbi 31 kilometra tunelesh. Ndërtojmë 1 km tuneli për 30-35 milionë euro. Ndërtimi më i lirë në Evropë pas neve është trefish më i shtrenjtë – gati 100 mln euro në kilometër. Ne do të luftojmë për 14 miliardë euro për periudhën 2014-2020. Për momentin KE-ja na garanton 8 miliardë euro, por shpresoj se duke biseduar do t’i sigurojmë vetes më shumë para.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD