Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parametra pragmatike dhe realiste për buxhetin 2012

Ministria e financave akoma nuk është gati me projektin për Ligjin e buxhetit shtetëror 2012. Pritet që ai të parashtrohet në parlament në fillim të muajit të ardhshëm. Zëvendëskryeministri dhe ministër i financave Simeon Djankov shpalli disa nga parametrat më të rëndësishme të planit financiar të shtetit për vitin e ardhshëm – vëllimi i prognozuar i Produktit të Brendshëm Bruto, inflacioni i pritur dhe deficiti i ardhshëm buxhetor. Nga këta tregues në fakt varen të gjitha parametrat e tjera baze të buxhetit kombëtar.

Sipas ministrit Djankov, vitin tjetër në Bullgari do të shënohet një rritje ekonomike nga 2,8-2,9%.Mirëpo, ministri dhe ministria e tij kanë planifikuar të ardhurat gjatë një vëllimi mezi 2% të Produktit të Brendshëm bruto, kështu që të mos të ketë befasia jo të këndshme në ecurinë e kryerjes së buxhetit gjatë vitit dhe të ketë rezerva në rast të domosdoshmërisë. Inflacioni pritet të jetë midis 2 dhe 2,2%, kurse deficiti buxhetor do të lëvizë në kuadrin e 1 dhe 1,3% në vend të të planifikuarve 1,5%.

Vëzhguesit ekonomikë në Sofje komentuan me interes prognozat e Ministrisë së financave, ku më posaçërisht i kushtuan vëmendje rrethanës, se në variantin e tyre të fundit ata duken shumë më realistike nga parashikimet gjatë pranverës. Atëherë flitej se gjatë vitit 2012 në Bullgari do të ketë rritje të ekonomisë nga 4,1-4,5%. Dominon vlerësimi, se ky revidim i parametrave vjen nga kriza e thelluar e borxheve dhe e shtuar që atëherë në Eurozonën. Thjesht sepse afro 20% nga eksporti bullgar është për këtë grup vendesh dhe 58% nga investimet e drejtpërdrejta të huaja në vend janë me prejardhje pikërisht nga këto shtete. Kurse ato përjetojnë vështirësi, të cilat pritet të vazhdojnë edhe sot. Pikërisht ky qe dhe shpjegimi për rishikimin e treguesve baze në buxhetin e ardhshëm, që nxori në plan të parë ministri Djankov.

Sikurse në ripohim të këtij sqarimi pothuajse në të njëjtën kohë gjatë kësaj jave u botua raporti i Bankës evropiane për rimëkëmbje dhe zhvillim me prognozat për vitin e ardhshëm. Për nder të financierëve bullgarë, duhet të thuhet se, vlerësimet e tyre dallohen shumë pak nga parashikimet e bunkerëve evropianë, të cilët sipas traditës janë shumë të matur dhe konservativë. Vlerësimi i bankës për rritjen ekonomike të Bullgarisë për vitin 2012 është për 2,3% shtim të Produktit të Brendshëm Bruto, me fjalë të tjera pothuajse identike me këtë të Ministrisë së financave, ku në këtë rast po kështu është bërë ravijëzim të prognozave fillestare nga vera, kur flitej për një vëllim prej 3,7%. Unitet midis ekspertëve financiarë bullgarë dhe evropianë ka dhe sa u përket shkaqeve për pakësimin e pritjeve – pakësim në kërkimin e produkteve bullgare në Evropë dhe kriza e vazhdueshme në Eurozonë.

Fakti se, vlerësimet bullgare dhe parashikimet përputhen me ato evropiane është mirë dhe është dëshmi për realizëm. Tjetër është çështja nëse këto vlerësime janë të mira ose të këqija. Duket se ulja e ritmeve të zhvillimit ekonomik nuk është një dukuri pozitive. Fakti se për këtë i japin vetes një llogari objektive institucionet kompetente shtetërore në vend, meriton të përshëndetet. Sepse kjo është një kusht i detyrueshëm, pa të cilin nuk është e mundur në ligjin e ardhshëm financiar të shtetit të shënohen dhe masat e përshtatshme për stimulimin e domosdoshëm të aktivitetit të punës në kufijtë e së mundurës. Mbetet të shikojmë nëse pragmatizmi në vlerësimet e financierëve bullgarë do të gjejë shprehinë e vet dhe në pragmatizmin e masave të tyre në përkrahje të biznesit bullgar dhe në buxhetin e ardhshëm për vitin 2012. Tani për tani ka bazë për një optimizëm të arsyeshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Vlladimir Sëbev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD