Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mundësi për uljen e papunësisë tek të rinjtë

Programi evropian “Zhvillimi i resurseve njerëzore” jep mundësinë të rinjve të papunë për të filluar biznesin e vet.
Foto: EPA/BGNES
Problem serioz për Bullgarinë, dhe jo vetëm, është papunësia mes të rinjve. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për tremujorin e dytë të vitit 2011 punësimi tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 25,3%. Këto vlera janë pothuajse dyfish më të ulëta nga ato mesataret në Evropë. Atje përqindja e të punësuarve tek të rinjtë (sipas të dhënave për 2009) është 35%. Arsyet janë të ndryshme – mospërputhje midis arsimit dhe kushteve të tregut të punës, për të cilën flitet vite me radhë, por vështirë bëhen ndryshime. Përveç kësaj, sapo të diplomuarit startojnë vështirë në profesion – punëdhënësit janë shpesh skeptikë në raport me aftësitë e tyre si specialistë.

Programi evropian “Zhvillimi i resurseve njerëzore” jep mundësinë të rinjve të papunë me arsim të mesëm dhe të lartë, dhe jo vetëm atyre, për të filluar biznesin e vet. Për Radio Bullgarinë Ivan Krëstev, shefi i Drejtorisë kryesore “Fonde dhe programe evropiane” në Agjencinë e punësimit, sqaron veçoritë e projektit “Mbështetje për sipërmarrësit bullgarë” i cili është i financuar nga ky program: “Në radhë të parë çdo i papunë, i cili ka dëshirë të realizojë ide të tillë, do duhej të kalojë një trajnim profesional ose konsultime për fillimin e biznesit të vet. Ky është kusht i detyrueshëm, që të mund të kandidojë në një etapë të mëtejshme edhe për financim grant për realizimin e kësaj ideje. Por momentalisht ajo çfarë ne jemi duke kryer si projekt, janë pikërisht aktivitete që janë të drejtuara në arsimimin e njerëzve dhe në sigurimin e shërbimeve konsultative të përshtatshme për ata.”

Projekti nuk është vetëm për të rinjtë, shton Krëstev. Në fakt, çdo i regjistruar i papunë i cili ka dëshirë, mund të përfshihet në të. Kuptohet, mirë do të jetë, nëse pjesa më e madhe e të rinjve të cilët sapo janë diplomuar dhe momentalisht janë pa punë, vendosin që të përfitojnë nga kjo mundësi. Dhe në të vërtet hap para tyre perspektiva të reja dhe interesante.

“Realisht 20 milionë leva (rreth 10 milionë euro) janë mjetet, të cilat kemi ndarë, kurse arsimimi është në dy profesione: bashkëpunëtor në biznesin e vogël dhe të mesëm dhe shërbime biznesi, shpjegon Krëstev. – Nëpërmjet arsimimit përfitohet kualifikimi profesional, i cili do të kryhet nëpërmjet një vauçeri. Kjo do të thotë që secili që do të kalojë në kurs të tillë arsimor, mund të aplikojë në zyrat e punësimit, aty ku është i regjistruar si i papunë. Atje do i jepet vauçeri për arsimim dhe ai mund të zgjedhë organizatën arsimore, ku do të vazhdojë kursin.”

Një studim sociologjik tregon, se interesi i njerëzve për projektin në gjithë vendin është i madh. “Idetë janë të ndryshme, pjesa më e madhe e tyre unë i pata përcaktuar si vërtetë të suksesshme dhe të realizueshme. Ata variojnë shumë – nga tregti shumë të vogla, si për shembull dyqanet e lagjeve, sallonet e bukurisë, lavazheve, deri tek ide shumë inovative si ndërmarrje të vogla në sferën IT dhe shërbimeve të komunikacionit. Kjo gjithashtu është një sferë për realizimin e profesionalistëve të rinj” – thotë Ivan Krëstev.

Ideja e projektit në përgjithësi është të mbështeten ndërmarrjet e reja, të cilat të mund të zgjerojnë biznesin e tyre, të punësojnë njerëz të rinj, të hapin vende të reja pune. Ky është qëllimi i madh edhe i programit evropian i cili e financon atë.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD