Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje rekorde e depozitave bankare

Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare tregojnë se afro 500 mijë bullgarë kanë depozita mbi 1 mln euro.
Foto: bg.wikipedia.org

Të dhënat statistikore të Bankës Popullore Bullgare tregojnë se vetëm për një muaj depozitat bankare janë shtuar me mbi 300 milionë euro dhe kjo rritje është me 50 milionë euro më e madhe se rritja e regjistruar gjatë muajit të kaluar. Kjo tregon se bullgarët kursejnë gjithnjë e më shumë dhe në llogaritë bankare të qytetarëve muajin gusht ka pasur pothuaj 15 miliardë euro që është me 12% më shumë sesa para një viti. Firmat në Bullgari kanë kursyer pothuaj 7 miliardë euro dhe këtu ka një rritje vjetore me 12%. Dhe nëse shtojmë dhe mjetet e kursyera nga sektori financiar, bëhet një shumë mbi 23 miliardë euro kursime. Të gjitha depozitat bankare në Bullgari përbëjnë 60,8% të PBB-së.

Si mund të shpjegohet kjo rritje e madhe e parave të kursyera në banka, duke marrë parasysh se nuk është regjistruar rritje e rrogave dhe të ardhurave, kurse PBB-ja është rritur mezi me 2%. Si shpjegohen këto para të ngrira në banka dhe kush në fakt kursen kaq shumë, pasi është e ditur se bullgarët janë qytetarët më të varfër të BE-së?

Ekspertët financiarë dhe makroekonomikë japin shpjegime të ndryshme, por megjithatë janë unanimë se shkaku kryesor për synimin e bullgarëve të ruajnë paratë e tyre për të ardhmen është kriza ekonomike dhe pasiguria e shkaktuar nga ajo. Njerëzit thjesht nuk harxhojnë, duke pritur të ardhmen e paqartë. Por kjo është njëra anë e monedhës. Tjetra është se në fakt më shumë kursejnë të pasurit dhe kjo është logjike. Sipas një studimi sociologjik vetëm 45% të popullsisë në Bullgari mund të ndaj mjete nga buxheti familjar për të kursyer. Rezultatet e këtij studimi tregojnë gjithashtu se më pak se gjysma e këtyre qytetarëve mund të ndajnë nga buxhetet familjare më shumë se 50 euro për një muaj. Një studim tjetër shënon se dy të treta të parave të kursyera në banka janë pronë e mezi 5% të familjeve. Por saktëson se megjithë rritjen e tërësishme të parave të familjeve në llogari bankare, vërehet tendenca që njerëzit me depozita më të mëdha të shtojnë shumat në to, ndërsa ata me kursime më të vogla marrin para nga to. Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare e pohojnë këtë dhe sqarojnë se afro 500 mijë bullgarë kanë depozita mbi 1 milion euro. Kush sa depozita mbi 1 milion euro ka, statistika nuk përcakton, kështu që nuk është e qartë sa para ka bullgari më i pasur për shembull.

© Foto: EPA/BGNES

Të dhënat për kursimet e familjeve bullgare janë treguese dhe për pasurinë e tërësishme financiare të popullsisë, pasi në Bullgari instrumenti i preferuar financiar për investim parash janë pikërisht llogaritë bankare. Shifrat tregojnë se afro 90% të mjeteve të lira të bullgarëve ndodhen në to. Mezi 10% të aktiveve të tjera janë shpërndarë midis fondeve të pensionit, aksioneve dhe instrumenteve të tjera financiare. Për krahasim – në Evropë njerëzit mbajnë në depozita nën 30% të parave të tyre. Përveç kësaj kursyesit në Bullgari preferojnë depozitat afatshkurtra dhe ato vjetore. Kjo do të thotë se njerëzit nuk bëjnë investime afatgjata, kurse preferojnë që paratë e tyre të jenë të aksesshme në rast krize.

Sipas të dhënave të fundit të bankës qendrore vetëm gjatë gushtit firmat në bullgari kanë shtuar në llogaritë e tyre bankare 180 milionë euro dhe kursimet korporative kanë arritur 7 miliardë euro. Burimi i këtyre mjeteve është rritja e të ardhurave nga eksporti, ndërsa kërkimi i brendshëm lëkundet. Po kjo rritje e depozitave të firmave ka dhe një shpjegim tjetër. Biznesi kursen për po këtë shkak si edhe familjet – për shkak të pasigurisë dhe mungesës së mundësive të reja për investime. Me fjalë të tjera – për shkak të perspektivave të pafavorshme të tregut. Dhe pret shenja për gjallërimin e aktivitetit ekonomik.

Por pikërisht ky është problemi që shkaktojnë kursimet e mëdha si të familjeve, ashtu edhe të firmave. Sepse këto janë para të ngrira, ato janë një resurs i tërhequr nga tregu, një konsum i shtyrë. Kurse pikërisht kërkimi i konsumatorëve është motori i gjallërimit ekonomik, i rritjes së punësisë dhe të ardhurave. Ekspertët bankarë janë optimistë të përmbajtur në këtë drejtim dhe prognozojnë se gjatë dy vjetëve të ardhshëm bullgarët do të vazhdojnë të kursejnë dhe të mos harxhojnë. Pas kësaj periudhe mund të pritet shkrirje graduale e parave të kursyera dhe dalja e tyre në tregun real.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Vlladimir Sëbev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD
Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD