Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti 2012 – pica e radhës vegjetariane për bullgarët

Ekipi i ministrit të financave parashikon inflacioni në vend të mos tejkalojë 2.8 për qind.
Foto: BGNES
Shumë e shijshme është pica katër djathërash me proshutë. Këtë aromë, gjatë vitit të ardhshëm, bullgarët duhet ta harrojnë dhe të hanë vetëm variantin e saj vegjetarian. Sepse buxheti i 2012-ës për vit të radhës na ofron një picë pa mish. Kjo metaforë i përket financierit numër një, z. Simeon Djankov. Para dy vjetëve ai krahasoi buxhetin shtetëror me një picë pa mish, copat e së cilës janë të vogla. Sot ministri i financave deklaroi që buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë “konservator në kuadrin e ekonomisë kombëtare dhe ndërkombëtare”. Çfarë po ndodh andej?

Ja dhe një pyetje: po të ishit në vendin e ministrit të financave dhe duhej të përgatisnit buxhetin e shtetit për vitin që vijon, cilat mjete do të pakësonit dhe cilat do t’i rrisnit? Te cilat të ardhura do të mbështeteshit dhe cilat shpenzime do të kursenit? Çfarë mendoni për këtë kazus, mos e harroni momentin kyç, kur bëhet fjalë për financa. Situata ekonomike në BE është mjaft e paqëndrueshme, e kërcënuar nga recesioni i dytë. Nga ana e vet ky i fundit do të ndikojë negativisht mbi zhvillimin e ekonomisë bullgare. Sepse kur ka trazira në Evropë, jehona mbetet për një kohë të gjatë në vendet tona. Prandaj ekipi i ministrit të financave është siguruar për vitin e vështirë të ardhshëm, duke mbështetur në konservatorizmin gjatë përpilimit të llogarive të shtetit.

Projekti i Buxhetit të vitit 2012 u miratua nga kabineti bullgar dhe u parashtrua në Kuvendin Popullor, ku do të diskutohet. Në të është vënë rritja e PBB-së prej 2.9 përqindësh. Sipas disa analizatorëve ekonomikë parashikimet janë shumë pozitive për fondin mbarevropian. Institucionet e mëdha ndërkombëtare si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e parashikuan për Bullgarinë rritjen ekonomike të vitit të ardhshëm prej 2-2.5 përqindësh. Për këtë rritje Ministria e Financave do t’i besojë si eksportit të rritur të vendit, kryesisht për në tregjet evropiane, ashtu edhe rritjes së prodhimit të brendshëm. Megjithëqë disa vite me radhë Bullgaria është ndër vendet e para të BE-së, që tregojnë rritje të deficitit, lëkundjet në Eurozonë detyruan qeverinë bullgare që të ndërmarrë hapë të sigurt. Kështu pritet që deficiti buxhetor të arrijë 1.3 për qind të PBB-së. Kjo është pothuajse ulje e dyfishtë në krahasim me gropën e sivjetshme në thesarin e shtetit. Qëllimi është që të ketë një bilanc të mirë midis të ardhurave dhe shpenzimeve për shkak të rreziqeve nga më pak të holla në thesar. Mirëpo, megjithë këto shqetësime në projektbuxhet janë parashikuar rreth 1.3 miliardë euro më shumë të ardhura për vitin që vijon. Besohet në 154 milionë euro nga privatizimi i aktiveve në ndërmarrjet shtetërore. Shpenzimet gjithashtu u rritën në krahasim me këtë vit me rreth 870 milionë euro. Ekipi i ministrit të financave parashikon inflacioni në vend të mos tejkalojë 2.8 për qind, ndërsa investimet e drejtpërdrejta të huaja të arrijnë 2.8 për qind të PBB-së.

Çfarë është karakteristike për projektbuxhetin e vitit 2012?

Copat e picës pa mish për Ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme, si e konsideroi ministri i financave, Simeon Djankov para dy vjetëve, bëhen akoma më të vogla se përpara. Prandaj do të kërkohen të ardhura private. Subvencionet shtetërore për Ministrinë e Mbrojtjes gjithashtu pakësohen për shkak të menus pa mish, po ashtu ushtarakët do të jenë të detyruar të kursejnë nga trajnime dhe teknikë e re. Vitin tjetër më shumë mjete financiare do të parashikohen për Ministritë e Shëndetësisë, Shkencës, Kulturës dhe Sportit. Ministritë e tjera bien dakord me dietën vegjitariane me parimin: aq sa na japin, kaq do të harxhojmë.

Theksi kryesor në programin financiar të kabinetit është përvetësimi i fondeve evropiane. Vendi ka për qëllim të marrë dy herë më shumë europara nga Brukseli. Ato do të jenë burimi kryesor për financimin e projekteve të lidhura me infrastrukturën e Bullgarisë. Përshpejtimi i pagesave për projektet evropiane është i detyrueshëm dhe për faktin që vendi ynë mund të humbë një pjesë prej shtatë miliardë eurove nga BE-ja, të parashikuar për periudhën 2007-2013. Një theks tjetër i rëndësishëm në projektbuxhet ka të bëjë me shpenzimet sociale. Nga fillimi i krizës ato janë rritur më së shumti dhe do të vazhdojnë të rriten edhe vitin tjetër. Argumentet e Ministrisë së Financave janë të lidhura si me krizën, ashtu edhe me uljen e punësisë. Pritet që rroga minimale të rrite nga 135 euro në 145 euro. Por kjo nuk mund ta bëjë vendin më të pasur, sepse që të rritet standardi i jetesës, janë të domosdoshme reforma dhe investime.

Financieri numër një në vend, z. Simeon Djankov kthehu vëmendje në një fakt të vogël, por të rëndësishëm. Agjencia Kombëtare e të ardhurave do të falë tatimet e njerëzve, të cilët kanë për të shlyer më pak se 50 centë. Sepse deri tani në qoftë se i detyrohesh shtetit me 25 centë, paguan për komisionin 1.3 euro. Kontrolli i Agjencisë së të ardhurave zbuloi që në vit për tatimet vendore bëhen mbi 2 milionë pagesa për më pak se 50 centë.

Përgatitën në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borxhi i ulët, synimi për futjen e euros dhe anëtarësimi në BE janë faktorët pozitivë në vlerësimin e Moody's për Bullgarinë

Moody's pret që Bullgaria të hyjë në Eurozonë jo më vonë se fillimi i vitit 2026. Sipas agjencisë së vlerësimit, rritja e ekonomisë bullgare në vitin 2024 do të jetë 2.9%. Kriza e vazhdueshme politike e brendshme dhe mundësia e zgjedhjeve të reja..

botuar më 24-07-30 11.19.PD

Bullgarët mbajnë në banka mbi 75 miliardë euro, po rriten edhe paratë nga emigracioni

Depozitat në banka për tremujorin e parë të vitit 2024 arritën shifrën rekord prej 75.4 miliardë euro (150 miliardë leva). Nga janari në mars, depozitat u rritën me 1.35 miliardë euro (2.7 miliardë leva) ose me 1.8%. Rritja është kryesisht për shkak..

botuar më 24-07-25 10.46.PD

Sofja do t'i kërkojë Komisionit Evropian ndryshime në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Qeveria e përkohshme e ngarkoi zëvendëskryeministren dhe ministre të financave Ljudmila Petkova që të paraqesë deri më 11 shtator një propozim për një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë sipas kapitullit REpowerEU. Kjo bëhet për të..

botuar më 24-07-18 12.01.MD