“Kuvendi Popullor duhet të bëhet më efektiv kundër krimit dhe korrupsionit”, u shpreh politologia Rumjana Kolarova. Sipas saj kjo do të bëhet, duke u rimenduar roli i Kuvendit Popullor në kontrollin parlamentar dhe përpilimin e politikave efikase në këtë drejtim. Znj. Kolarova është bashkautore e raportit për rolin e Kuvendit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik në periudhën 2001-2011. Këto ditë ai u paraqit nga fondacioni RiskMonitor.
Për raportin u bënë 20 intervista të hollësishme me ish deputetë, ministra dhe shefe të agjencive dhe departamenteve të ndryshme, po ashtu dhe ata aktualë, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejt me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rezultatet e 10 vjetëve të kaluara tregojnë se Kuvendi Popullor nuk është efektiv në këtë drejtim, megjithë sukseset e dy vjetëve të fundit të disa komisioneve parlamentare, si p.sh. Komisioni për konfliktin e interesave. Sipas Rumjana Kolarovës arsyeja ka të bëjë me zëvendësimin e shpeshtë dhe masiv të deputetëve të Kuvendit, po ashtu edhe me mungesën e një dege të veçantë për analiza dhe strategji.
Cilat janë tendencat dhe çfarë duhet të bëhet?
© Foto: dnevnik.bg
“E para është që pjesa relative e zëvendësimit të deputetëve është shumë e madhe, d.m.th. ata nuk mund të fitojnë përvojë, komenton politologia Kolarova. – Prandaj tema e vazhdueshmërisë është me shumë rëndësi për Kuvendin Popullor. Çështja për profesionalizmin e punës gjithashtu është e rëndësishme. Ai i fundit sigurohet nga organizata që nuk janë të lidhura me politikën. Pa dyshim, lidhjet me politikën janë fitimprurëse për çdokënd që i mban. Por ato e riprodhojnë korrupsionin. Kjo që duhet të vihet në dukje është që vetë korrupsion provokon votën protestuese dhe çon në zëvendësim në Kuvendin Popullor. Mirëpo, nuk ndërrohen deputetët brenda partive, ndërsa shfaqet një parti e re, e cila zë 50 për qind të mandateve në kuvend. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare gjatë 2009-ës në Kuvendin e 41-të Popullor hynë dy parti të reja – GERB (Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë) dhe ajo Rend, Ligjshmëri dhe Drejtësi. Deputetët e tyre kapërcejnë 50 për qind. Tendenca e dytë ka të bëjë me mungesën e strategjisë afatgjate të Kuvendit Popullor që të punohet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria ka një program legjislativ në këtë drejtim, por ne nuk shohim angazhime dhe prioritete legjislative të shumicës së Kuvendit. Gjëra me shumë rëndësi.”
Zonja Kolarova propozon që të krijohet një degë e veçantë për analiza dhe strategji. Ku qëndron dobia e saj?
“Parimi i legjislacionit është po të duash që të mos bëhet diçka, formo komision. Fatkeqësisht e tillë është situata në Bullgari, thotë politologia Kolarova. – Sidomos kur bëhet fjalë për komisione të përkohshme. Po të punojnë në mënyrë efektive, komisionet kanë një rol shumë të rëndësishëm. Në Suedi, p.sh. ato punojnë drejtpërdrejt me ministrat. Andej para çdo mbledhjeje të Këshillit të Ministrave, ministri përkatës merr pjesë në komisionin e Kuvendit Popullor. Kjo bëhet me qëllim që ministri të raportojë punën e Kuvendit si dhe atë që do të parashtrohet para Këshilli të Ministrave. Duhet marrë parasysh që një strategji nuk mund të bëhet nga ekspertët e komisioneve të tjera. Kuvendi si një organ kolektiv përpilon strategjinë e tij si bilanc midis pozitave të ministrave të ndryshëm. P.sh., reformat në fushën e arsimit janë të pamundshme pa qëndrimin e ministrave të financave, rinisë, sportit, kulturës dhe të politikës sociale. Kjo është e vlefshme edhe për Kuvendin Popullor. Prandaj duhet të krijohet një departament “Studime parlamentare”, në të cilin mund të arrihet pozita e balancuar.”
Zonja Kolarova është e mendimit se në këtë drejtim Bullgaria mund të mbështetet në përvojën e mirë të shteteve skandinave dhe të Gjermanisë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..