Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendrat tregtare – mënyra e përdorimit

Aktualisht Bullgaria është në një nga vendet e para në Evropë për nga numri i sipërfaqeve tregtare për frymë të popullsisë.
Foto: Veneta Nikollova
Bullgari po fillon të s’prapset nga qendrat tregtare pas euforisë fillestare, lidhur me shfaqjen e tyre. Sipas një studimi i cituar nga mediat, bullgarët gjithnjë e më pak po blejnë në shoping qendrat gjigante të shtrenjta dhe super të lustrosura, të cilat lindin si kërpudha në rajonet më të largëta të vendit. Aktualisht në Bullgari, një nga shtetet më të varfra evropiane, është në një nga vendet e para në Evropë për nga numri i sipërfaqeve tregtare për frymë të popullsisë. Por pavarësisht nga kriza ekonomike, xhepi i holluar i bullgarit dhe ndërtimi i tepruar i qendrave tregtare, ekspansioni po vazhdon. Gjatë 2 vjetëve të afërta, vetëm në Sofje, do të hapen të paktën akoma 3 të reja, të mëdha dhe super të luksit. Dhe qytete të tjera bullgare do të “zgjohen” me fitimet e reja tregtare.

© Foto: Veneta Nikollova

Tregtarët aplikojnë stile të ndryshme, për të tërhequr më shumë klientë në kushtet e krizës.

Bullgarët i janë të nënshtruar kurtheve të shoqërisë së konsumit. Të mësuar me thjeshtësi, mungesa dhe dyqane gjysmë të zbrazëta në vitet e socializmit, pjesa më e madhe e njerëzve te ne me gëzim e përshëndetën shfaqjen e qendrave të para tregtare, të cilat janë kthyer në simbol të mirëqenies së ëndërruar. Qendra tregtare u imponua si mënyrë të jetesës, si kulturë të komunikimit. Njerëzit jo vetëm që blejnë në të, por dhe takohen aty me shokë e miq, dëfrejnë, shkëputen nga ditët e përditshme, fitojnë sado pak ndjenjën se, janë një pjesë nga një botë më të bukur dhe të lustruar të bollëkut dhe të ngopjes. Rreth një nga qendrat tregtare të kryeqytetit graviton dhe realizimi i veprimeve të telenovelës së njohur kohët e fundit “Stëklen dom” (“Shtëpia prej qelqi”) me një rejting të lartë mes publikut vendas, që duket se barazohet me një pjesë nga heronjtë e filmave. Pas euforisë fillestare nga qendrat tregtare vjen momenti i kthjellimit – tregon një studim. Sipas tij bullgarët tanimë nuk janë të shtyrë të blejnë mallra të shtrenjta të firmave në zë, vetëm për kënaqësinë të blejnë nga qendra tregtare. Konsumi i ngushtuar ndikon negativisht mbi shitjet, kurse tregtarët ankohen nga zbatica e klientëve. Pavarësisht nga kjo, vizitorë nuk mungojnë . Rreth 60% nga vizitorët e qendrave tregtare janë nxënës – tregon akoma studimi. Në vend që të bredh nëpër lagje ose të ngasë biçikletë në park, brezi i ri preferon të kalojë kohën e lirë midis mureve prej qelqi të qendrave tregtare. Kurse aty dëfren duke harxhuar paratë e prindërve në restorantet fastfood dhe në pjesët e dëfrimit, shëtit nëpër ekskavatorët, shikon nëpër xhamat e dyqaneve dhe ëndërron se si një ditë do të ketë shumë para dhe do të mund të blejë çdo gjë xixëlluese, e cila bie përpara vështrimit të tij. Asgjë e çuditshme se gjithnjë e më shumë prindër çuditen se si të mbrojnë fëmijët e vet nga ndikimi i kësaj kulture dhe të vlerave të saj mashtruese, duke zhvilluar një fobi të vërtetë drejt qendrave tregtare të cilat të rrethojnë që kudo.

© Foto: Veneta Nikollova

Afrimi i festave të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri tanimë po ndihet.

Dobromir Ganev-drejtues i GVA Bullgaria komenton hapje deri në vitin 2013 të akoma 3 qendrave tregtare gjigante në Sofje kështu: “Atëherë në 1000 veta popullsi te ne do t’i bihen rreth 305-310 metra katrore sipërfaqe tregtare, që është mbi mesataren për standardet evropiane. Ka qytete në Bullgari, të cilët mbi këto parametra bile i tejkalojnë shtete të tilla të pasura si Luksemburgu, i cili është në një nga vendet e para në Evropë për nga sipërfaqet tregtare mbi frymë të popullsisë. Tjetër është problemi, se konsumi në vendin tonë nuk është i tillë, që të lejojë funksionimin normal të këtyre qendrave tregtare. Por fundja vendimi për shartimin e këtyre projekteve të mëdha i dedikohet investuesve dhe ata mbajnë përsipër përgjegjësinë për të ardhmen e qendrave tregtare në fjalë.”

© Foto: Veneta Nikollova

Në qendrat tregtare njerëzit shkëputen nga ditët e zakonshme dhe fitojnë ndjenjën se janë pjesë nga një botë më të bukur dhe të ndritshme.

Sulmi i kompanive, të cilat vazhdojnë të ndërtojnë qendra të reja tregtare, është në kundërshtim me çdo lloje logjike ekonomike. Sipas ekspertëve godinat e mëdha do të mbeten gjysmë boshë, derisa të mos të kalojë kriza. Mbase këto investime bëhen në një plan më afatgjatë, duke e lënë veten mbi prognozat optimiste për zhvillimin i biznes klimës te ne. Dhe një hollësi kureshtare. Anketa e Radio Bullgarisë tregoi se të paprekur nga zbatica e konsumatorëve nëpër qendrat luksoze tregtare janë butikët e luksit, të cilët vazhdojnë të gëzojnë klientë të qëndrueshëm dhe me mundësi për pagim. Duket se bullgarët më të pasur fare nuk janë të shtrënguar nga kriza. Në fakt del se qendrat tregtare janë vend për njerëzit e pasur, ose të paktën kështu është në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD