Shumë fëmijë kanë dëgjuar dhe lexuar përralla, personazhet e të cilave kërkojnë pasuri në labirintet e shpellave të errëta. Sot mijëra turistë kureshtarë hyjnë në shpella, ku pamjet e mrekullueshme të kënaqin syrin. Njëra nga shpellat më të vizituara në Bullgari është ajo “Ledenika”, e cila gjendet në malin e qytetit veriperëndimor Vraca. Gjatësia e shpellës është 300 metra, ndërsa secila nga sallat e saj të labirintit pasqyron rrëfimet e natyrës. Pas dy vjetësh shpalla “Ledenika” do të shndërrohet në një vend akoma më atraktiv për shëtitje dhe argëtime.
Këtë vjeshtë Bashkia e Vracës filloi punën mbi një projekt të programit operativ evropian “Zhvillim rajonal” në vlerë prej 2 500 eurove. Pas zbatimit të projektit “Ledenika” do të ketë një pamje të re. Duke shëtitur turistët do ta zbulojnë pasurinë e shpellës nëpërmjet muzikës, dritës dhe audiovizualitetit. Në sallat më të bukura dhe atraktive filma të shkurtër do të përcjellin informacione të hollësishme për të fshehtat e shpellës. Në të ashtuquajturën sallë e koncertit muzika do t’i bërë tingujt më të dëgjueshëm. Në hyrjen e shpellës do të hapet një qendër informacioni, e pajisur me teknologji të reja. Sipas zëvendës kryebashkiakja Ani Vasilleva qëllimi i projektit është që të tërhiqet vëmendja e më shumë turistëve, të cilët të qëndrojnë për një kohë më të gjatë në malin e Vracës.
“Sot vizita në shpellën “Ledenika” vazhdon rreth një orë. Shpresoj se pas përfundimit të projektit, turitët do të dëshirojnë të rrinë edhe në park gjatë tërë ditës. Kemi për qëllim të inkurajojmë më shumë familje me fëmijë të vegjël që të shëtisin nëpër natyrën, thotë znj. Ani Vasilleva. – Në projekt parashikohet një shëtitore të kukullave për më të vegjlit, ku ata do të takojnë personazhet e dashura të përrallave. Në orë të caktuara do të bëhen shfaqje teatrale në natyrë. Brenda shpellës do të përcaktojmë një vend zbavitjeje për mamin, babin dhe fëmijët”. Për t’u shëtitur, do të ndërtojmë dy rrugë ekologjike. Deri në shpellë mund të arrihet me një tren argëtues.”
Parku në afërsi të shpellës “Ledenika” është i dyti për nga madhësia në Bullgari. Ka mbi 500 shpella, të cilat tërheqin vëmendjen e speleologëve. Mali është një vend i preferuar nga alpinistët dhe nga të gjithë të dashuruarit me natyrën.
“Njëra nga rrugët ekologjike më të njohura në rajon quhet Borov kamëk (Gur pishe) dhe fillon nga fshati Zgorigrad, tregon Ola Genova, e cila përgjigjet për Marrëdhëniet me publikun dhe programet arsimore pranë Drejtorisë së parkut. Kjo është një rrugë shumë atraktive. Në të ka urë druri me shkalla dhe në fund të rrugës ngrihet ujëvara me lartësi 63 metra. Emri i ujëvarës gjithashtu është Borov kamëk. Mbi të ka një fushë, ku mund të çlodheni pas shëtitjes së këndshme. Një rrugë tjetër në rajonin e shpellës “Ledenika” kalon nëpër gërmime arkeologjike që dëshmojnë për vendbanime të trakëve të lashtë. Prej dy vjetëve gjatë verës Drejtoria e parkut organizon çdo të shtunën shëtitje në gjirin e natyrës. Gjithmonë ka të interesuar që duan të shohin ujëvarën Skaklia, e cila është ujëvara më e lartë të Ballkanit – 144 metra. Afër fshatit Zgorigrad mund të shihet formimi interesant “kërpudhat e gurit”, të cilat përbëjnë shkëmbinj me formën e kërpudhës. Në rajon mund të futeni në natyrën e egër larg hoteleve të mëdha. Një mundësi tjetër për t’u bërë pushime ofrojnë fshatrat në afërsi, ku mund të shijoni atmosferën shtëpiake.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: imagesfrombulgaria.com
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..