Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi kulturor në Bullgari financohet me mjete evropiane

Manastiri i Rillës përfshihet në Listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
Foto: BGNES
Artefaktet e gjetura në territorin e Bullgarisë dëshmojnë për kultura të lashta që kanë populluar dikur vendin tonë. Gjurmët që kanë lënë janë me vlerë kombëtare dhe botërore. Në Bullgari ka shumë monumente kulturore dhe arkitekturale, të përfshira në Listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ndër to janë varreza e trakëve në Kazanllëk, Kisha e Bojanës, Kalorësi i Madarit, Manastiri i Rillës etj. Gërmimet e Qytetit të shenjtë Perperikon në malet Rodope, të lagjes së vjetër të qytetit bregdetar Sozopol dhe gërmimet në qendrën e Sofjes kërkojnë trashëgiminë e pasur të së kaluarës. Sa më shumë monumente kulturore përfshijnë itineraret turistike, aq më i tërhequr do të jetë turizmi ynë kulturor. Kjo bëhet në shumë vende si Franca, Italia, Greqia etj, me subvencione të programeve të ndryshme të BE-së. Një program i tillë është ai “Zhvillimi rajonal”, i cili jep mundësinë së pari me para nga BE-ja të ruhen monumentet kulturore për brezat që vijnë, së dyti, të zhvillohen infrastruktura e vetë rajoneve dhe shërbimet e ofruara atje dhe në vend të tretë turizmi bëhet akoma më fitimprurës. Fatmirësisht qeveria bullgare tashmë është në dijeni se turizmi kulturor është i rëndësishëm për vendin dhe sigurimi i mjeteve nga BE-ja për t’u zhvilluar gjithashtu ka rëndësi të madhe.

“Buxheti për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës turistike sipas programit e njëjtë evropian është në vlerë prej 150 eurosh, tha Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Urbanizimit, znj. Liljana Pavllova. – Ky është një investim ndaj disa drejtimeve. Në vend të parë, i ndihmojmë kolegët nga Ministria e Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit që të prezantojnë Bullgarinë si vend turistik dhe të tërheqin vëmendjen e më shumë turistëve. Nga ana tjetër, ndihmojnë financiarisht Ministrinë e Kulturës. Aktualisht kemi rreth 37 mln euro para të parashikuara. Investojmë në monumente kulturore me vlerë kombëtare dhe botërore në gjithë vendin siç p.sh. është Kisha “Shën Sofia” në kryeqytet. Japim mjete për gërmime arkeologjike. Në qendrën e Sofjes u zbulua rruga kryesore e qytetit antik Serdika, Largato, e ruajtur që nga koha e lashtë. Po ashtu financojmë gërmimin e muzeut nëntokësor me gjatësi prej 19 kilometrave katrorë. Mbi 100 mln euro japim për zhvillimin e turizmit. Disa mjete janë të parashikuara për atraksione turistike, për të cilat përgjigjen bashkitë. D.m.th. resursi financiar, me të cilin ndihmojnë zhvillimin e Bullgarisë si vend turistik, është shumë i madh.”

© Foto: Veneta Nikollova

Në qendrën e Sofjes u zbulua rruga kryesore e qytetit antik Serdika – Largato.

Një shembull i mirë i financimit të turizmit kulturor në vend është Kisha “Shën Sofia” në kryeqytet me nekropolin e lashtë të zbuluar nën të. Për rindërtimin e kompleksit Ministria e Zhvillimit dhe Urbanizimit Rajonal ka investuar rreth 350 mijë euro të programit operativ “Zhvillim rajonal” të BE-së. Projekti duhet të jetë gati pas gjysmë viti. Do të instalohet ventilatorë dhe pajisje ndriçimi mbi artefaktet të ekspozuara arkeologjike. Aktualisht një pjesë e madhe e artefakteve ruhen jashtë kishës. Por pasi të bëhet gati muzeu nëntokësor, ato do të vendosen brenda kishës, kategorik është Ministri i Kulturës, Vezhdi Rashidov: “Nekropoli i kishës ka të bëjë me qytetin antik Serdika, i cili u gjet në qendrën e Sofjes. Atje u zbulua amfiteatri i Serdikës, kurse rruga Largato u gjet paranë tij. Si mund të imagjinoni Sofja ndodhet mbi një qytet me monumente të lashta kulturore. Nekropoli, sipas gërmimeve, është shumë i gjatë.”

Para një muaji Kryeministri Bullgar, Bojko Borisov, shpuri ambasadorët e vendeve të BE-së në Sofje në gërmimet arkeologjike të varrezës antike. Sot ajo gjendet në hyrjen e bazilikës “Shën Sofia”. Pohohet se kisha daton qysh nga fundi i shekullit të IV-të dhe muret e saj kanë qenë të mbishkruara. Planifikohet që muzeu, që është duke u rindërtuar, të zgjatet me akoma 500 metra katrorë me qëllim që të bëhet lidhje midis varrezës dhe muzeut nën kishën. Synimi i kryeministrit bullgar ishte që t’i bindë liderët e vendeve të BE-së në Sofje se monumentet kulturore në territorin e Bullgarisë kanë vlerë për Evropën dhe botën dhe prandaj duhet të sigurohen mjete evropiane për t’u ruajtur ato. Kështu Bullgaria do të shndërrohet në një vend unik për nga turizmi kulturor.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD