Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universiteti teknik i Sofjes përgatit specialistët e ardhshëm

Foto: wikipedia.org
Shkolla e parë teknike në Bullgari është krijuar në vitin 1881 në qytetin Ruse. Aty janë përgatitur makinistë dhe foksit kaldajist të Flotës luftarake të Danubit. Që prej 130 vitesh arsimimi teknik mëson specialistë të faktuar në konkurrencë në vend dhe jashtë tij. Shkolla më e lartë teknike në Bullgari është Universiteti Teknik në Sofje i cili mbushi 66 vite. Sipas dekanit të katedrës “Automatika “ doc. Valeri Mlladenov, industria bullgare vazhdon të mbështetet te specialistët, që kanë mbaruar degë të ndryshme në këtë universitet.

“Ne përgatisim shumë kuadro. Shumë prej tyre janë në nivel të tillë që pothuajse menjëherë pas mbarimit këtu gjejnë punë jashtë pa problem. Të tjerë shpejt gjejnë punë në Bullgari dhe Evropë. Ndonjëherë studentët nuk janë gati të fillojnë punë me teknikë të dhënë, duhet të ketë një periudhë adaptimi prej disa muajsh. Atyre u është e nevojshme shumë pak kohë për adaptim. Ne i mësojmë të mendojnë në një nivel të ndryshëm me qëllim të jenë kompetentë në fusha të ndryshme teknologjike gjithnjë e të rinovueshme.”
Përveç mësimit teorik, studentët marrin dhe përgatitje praktike. Sipas doc. Mlladenov pothuajse çdo firmë e madhe bullgare ka hyre prej kohësh në kontakt me 14 fakultetet e këtij universiteti. Pothuajse çdo fakultet ka bile dy laboratorë shkencor me pajisje moderne. Në tre nga fakultetet mësohet në gjuhë të huaj dhe pas mbarimit studentët marrin dy diploma, një bullgare dhe një diplomë nga shteti përkatës. Docent Mlladenov tregon se fakulteti me mësimdhënie në gjermanisht është tanimë me histori 20 vjeçare. Ata që kanë mbaruar këtë fakultet janë specialistë të diplomuar nga Universiteti Teknik vendas dhe nga universiteti në qytetin gjerman Karlsrue. Të shumta janë edhe mësimet jashtë vendit nëpërmjet programit evropian “Erasmus”. Filialet e Universitetit Teknik gjenden në qytetet Pllovdiv dhe Sliven. Katër kolegje dhe dy shkolla të mesme në vend gjithashtu janë asociuar dhe janë nën udhëheqjen e universitetit. Dhe krejtësisht natyrshëm pjesa më e madhe e nxënësve hyjnë në auditorët e studentëve. Është e pamundur të numërohen emrat e studentëve të shkëlqyeshëm të cilët kanë marrë vendet e para në olimpiadat ndërkombëtare. Shumë janë edhe inxhinierët e rinj të padiplomuar të cilët kanë shkruar emrat e tyre në librat e shpikjeve dhe inovacioneve teknologjike.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD

E majta europiane dëshiron të jetë sërish ndër më të fortët e ditës

Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...

botuar më 24-12-28 5.05.MD