Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U miratua buxheti i 2012-ës

Ministri i Financave Simeon Djankov mbeti i kënaqur nga miratimi i buxhetit të shtetit nga Kuvendi Popullor.
Foto: BGNES
Pas bisedimeve 17 orëshe në orën 2 mesnate, Kuvendi Popullor e miratoi ligjin themelor të shtetit për vitin që vijon. Me duartrokitje të pushtetit dhe me kritika të opozitës, buxheti i 2012-ësh doli në dritë. Ministri Bullgar i Financave, Simeon Djankov nuk iu përgjigju asnjë kritikës dhe nuk u shpreh fare.

Cila është makrokorniza?

Deficiti i parashikuar është 1.3 për qind. Do të përmendim që sivjet ai ishte në vlerë prej 2.5 përqindësh të PBB-së. Qeveria shpreson se gjatë vitit 2012 do të rritë të ardhurat në thesar. Kështu shpjegohet parashikimi i deficitit.

Si do të rriten të ardhurat në kohën e krizës?

Kabineti shpreson në një mbledhje më të lartë tatimesh – kryesisht nga TVSH-ja dhe akcizat. Për mbushjen e thesarit i besohet tatimit korporativ. Vitin tjetër qeveria bullgare pret një rritje ekonomike prej 2.9 përqindësh. Edhe 2012-ën u besohet shumë eksportit dhe prodhueshmërisë së brendshme. Autoritetet shpresojnë se sektori i eksporteve do të rezistojë krizën dhe do të bëhet motori i ekonomisë bullgare. Sipas parashikimeve për buxhetin 2012, papunësia në vend do të qëndrojë në nivelin e sivjetshëm dhe do të luhatet deri 11 për qind, kurse inflacioni – 2.5 për qind. Pritet që rroga minimale të rritet nga 135 në 145 euro. Vlera minimale e borxhit shtetëror, i cili mund të mbulohet nga buxheti i vitit 2012, është 2.1 mlrd euro.

Kush fiton dhe kush humb nga llogaria e re e shtetit?

Fitojnë arsimi, kultura, shkencat, sporti dhe sektori i shëndetësisë. Për këto fusha do të jepen më shumë mjete. Të pakënaqur nga korniza e re buxhetore janë ministritë e mbrojtjes dhe sigurisë. Buxhetet e tyre u ulën dhe gjatë viteve në vijim duhet të kapërcejnë sfidat me më pak mjete nga ato të pritura.

Si analizatorët e vlerësojnë kornizën e re buxhetore të shtetit?

Qysh para se të miratohet ligji i ri financiar, në hapësirën publike kishte shumë diskutime. Disa ekspertë e vlerësuan “buxhet të fondeve evropiane dhe të shpenzimeve sociale”. Analizatorët ekonomikë janë të mendimit që parametrat e parashikuar janë shumë optimistikë në sfondin e recesionit të ri të shfaqur në Evropë. Parashikohen shumë mjete evropiane që nuk do të përvetësohen. Për këtë flasin edhe faktet e sivjetshme. Për shkak të vonesës, Bullgaria humb një pjesë të madhe të mjeteve të fondeve evropiane. Kritika kishte edhe për shkak të mungesës së reformave strukturore në sektorin publik, gjithashtu sepse nuk u parashikuan zbutës te amullisë në Evropë. Analizatorët ekonomikë janë optimistë për sa i përket çështjes së euros. Që të arrijë një rritje ekonomike, Bullgaria duhet të reagojë më shpejt sesa vendet e tjera dhe të ndërmarrë reformat e duhura në sektorin publik. Megjithëqë vendi ynë ka një borxh të ulët shtetëror në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së, ne nuk duhet të qetësohemi, sepse recesioni nga Evropa trokit edhe në derën tonë. Duhet të reformohen institucionet shtetërore që të rritet mundësia për konkurrim të ekonomisë bullgare.

Çfarë mungon në ligjin e ri financiar?

Mungon një plan rezerve në lidhje me gatishmërinë e Bullgarisë që të mbrohet nga goditja e zhvillimit negativ të skenarit të së ardhmes së BE-së dhe të Eurozonës, kategorikë janë makroekonomistët. Duket që kriza evropiane është duke u thelluar dhe kjo përbën një kërcënim për ekonominë bullgare. Dihet se kur ka stuhi në Evropë, jehona vjen në Ballkan.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD