Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas rrugës së arinjve në malet Rodope

Ekologët përdorin foto-kurthe për të studiuar jetën e arinjve.
Foto: Архив

Petja është rekordmene në not në rajonin e qytetit të Smoljanit në malet Rodope, sepse i kapërcen të gjithë rekordet olimpike, pasi kaloi me not plot pesë herë rezervuarin “Cankov kamëk”! Për tre muaj Petja 65 kilogramëshe kaloi mbi 120 kilometra katrorë për të gjetur fruta. Kush është Petja? Ajo është 3 vjeç dhe është ylli i vëllazërisë së arinjve prej 180 anëtarësh. E adhuruar nga ekologët, ajo është një nga tre arinjtë në rajon e pajisur me qafore GPS e cila tregon vendet ku bredh ajo dhe çerdhet ku fle. Fotografia satelitore tregon ndërthurjen e lëvizjeve por në kufijtë e përcaktuar.

Nëse pyesni pse Petja noton në rezervuarin gjigant? Përgjigjja është – për të gjetur kopshtet me qershi! Por pse vetëm tre arinj kanë sistemin GPS?

“Është shumë e vështirë t’i kapësh, duhet një parapërgatitje e përkryer – shpjegon Aleksandër Ducov, presidenti i shoqatës për natyrën e egër “Ballkani”. – Në përgjithësi ata na gënjejnë ne, dhe jo ne ata që të hyjnë në kurth. Duhet edhe fat i madh. Këtë vit për një muaj arritëm të kapim dy arinj. Vjet u munduam në maksimum – për tre muaj vumë 15 kurthe në terren... edhe asgjë. Kurthet kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë bërë për arinjtë grizli. Arinjtë tanë janë pak më inteligjentë – kolegët tanë në Amerikë punojnë me arinj të pavëmendshëm të cilët shumë rrallë kanë kontakte me njerëzit.”

Nëse ariu nuk lëviz për një kohë të caktuar, sistemi dërgon sinjale urgjente – katër mesazhe me koordinata dhe lokalizim të saktë. Si reagoni në këtë aspekt?

Aleksandër Ducov

“Ndezim makinën dhe nisemi, thotë me buzëqeshje Aleksandër Ducov – Parimisht njëri nga ne është gati, pasi jemi të angazhuar të punojmë si ekip i suksesshëm – nëse duhet diku që të lirohet ndonjë kafshë, e kapur në kurth apo e plagosur. Kemi telefon për raste emergjente.”

Ekologët duke qeshur tregojnë histori interesante nga takimet e tyre me këto kafshë. Për shembull një ari i anesteziuar për markim, zgjohet dhe me dëshirën që të hakmerret, për pak sa nuk theu makinën e Aleksandrit. Një ari 130 kilogramësh për të kapërcyer gardhin elektrik dhe t’i afrohet kovës me molla për drekë, zhvendosi me një lëvizje shkëmbin 500 kilogramësh. Në govatën me misër po konkurrojnë ariu dhe derri. I nervozuar nga arroganca e derrit, ariu goditi një cung dhe e hodhi në ajër si gjethe. Pylltari nuk mundi as që ta ngrinte.

Ekologët janë kategorikë, se njerëzit janë të rrezikshëm për arinjtë se sa ata për njerëzit. Statistikat tregojnë se në vit vriten 20-30 kafshë, përderisa gjatë 40 viteve të fundit ka vetëm një njëri i vrarë nga ariu dhe disa të plagosur. Arsyeja kryesore sjellja joadekuate e njerëzve. Kafshët janë kurrioze dhe kur ngrihen në këmbët e pasme do të thotë “interesante, të shoh rreth e rrotull”. Dhe nëse njeriu fillon të vrapojë, nuk ka shans. Ariu arrin deri në 60 km në orë, njerëzit – rreth 30. Varianti më i mirë është “qetësimi” dhe hapat prapa. Dhe më e rëndësishmja – bëni shumë zhurmë kur jeni në pyll sepse arinjtë tremben. Është e këshillueshme të mos ecni vetëm.

Pas hapave të arinjve në malin Rodope

Problemi më i madh është se njerëzit u lejnë ushqime arinjve dhe kjo është një gjë e keqe sepse ata mësohen sidomos të vegjlit dhe bëhen preh e gjuetarëve. “Në një moment mund të kërkojnë byrekë dhe nëse nuk u jep ata të godasin”, paralajmëron Aleksandri, sepse pas dy vitesh ata do të rriten dhe do të kërkojnë ushqim nëpër fshatra. Do të thotë, problemet e 550 arinjve në Bullgari i krijojmë ne njerëzit.

Si radhitemi për nga popullata e arinjve në rang evropian?

“Do të thuaja, që jemi në nivel të mirë, nënvizon Aleksandër Ducovi. – Rumunët kanë popullatën më të madhe. Aq sa kemi ne, ka Sllovakia, Kroacia dhe Sllovenia. Shtetet e tjera me popullatë të madhe janë Finlanda, Norvegjia dhe Suedia – diku rreth 800-900 arinj. Jashtë këtyre parametrave janë rusët. Atje ka disa dhjetëra mijëra por ka tokë të egër, pa njerëz. Ariu ngjyrë kafe në Bullgari është i njëjti lloj biologjik me grizli nga Amerika e Veriut, si dhe me ariun ngjyrë kafe të Siberisë dhe Finlandës.” Arinjtë në territorin e Bullgarisë kanë ekzistuar që në lashtësi . Në Rezervatin e Rodopeve “Kastrakli” gjendet “Shpella e arinjve”, e quajtur kështu nga vendasit. Sepse atje janë gjetur mbetje nga shpellë arinjsh e cila ka populluar rajonin rreth 14 mijë vite para erës së re.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
Fotografi: Tanja Harizanova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD