Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe pakti i ri për stabilitetin financiar të BE-së

Foto: BGNES
“Në ditën e tretë Zoti vendosi se, njeriu duhet të ketë vullnet të lirë dhe kështu krijoi deficitin buxhetor”. E ka shkruar ekonomisti i njohur profesor Stiv Hanke në librin e vet “Bordi valutor – fillimi dhe fundi”. Vullneti i lirë ruan sovranitetin, por pikërisht kjo çoi deri te deficitet e larta buxhetore, të cilat e sollën euron deri në kolaps. Zoti nuk u vuri tavan këtyre deficiteve, e bëri Bashkimi Evropian në Takimin e nivelit të lartë me pranimin e paktit për një stabilitet financiar. Kauza më e rëndësishme është e ashtuquajtura “rregulli i artë”, të cilën të gjitha shtetet do ta regjistrojnë në kushtetutat e veta. Kurse kjo i detyron vendet të mbajnë deficit e vet buxhetor deri më 3% dhe të mos t’i kalojnë borxhet e veta më shumë se 60% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Me “rregullin e artë” ranë dakord 17 vendet e Eurozonës plus akoma 6 shtete nga Bashkimi Evropian. Britania e Madhe kategorikisht refuzoi të pranojë rregullat e imponuara nga Brukseli, derisa Suedia, Çekia dhe Hungaria do të mendohen akoma se në cilin grup të mbeten.

Bullgaria e para deklaroi se do t’i pranoi rregullat e paktit të ri fiskal, sepse vendi ynë është mes të dalluarve në Bashkimin Evropian dhe mban deficitin e vet buxhetor vite të tëra me radhë nën mbikëqyrje – larg përpara se Bashkimi Evropian të pranojë masa drastike. Akoma më tepër se, tema për ndryshim në Kushtetutë dhe regjistrimi i “rregullit të ri” në të prej kohe shqyrtohet në hapësirën publike në Bullgari. “Gëzohem se, ajo që propozuam në Bullgari, pas disa muajve u bë rregull bazë dhe për Bashkimin Evropian”, tha në lidhje me vendimet për shpëtimin e euros, kryeministri Bojko Borisov në Bruksel.

Temën për Radio Bullgarinë e komenton makroekonomisti nga “Industry Watch” Gjeorgji Stoev: “E vërteta është se, sa më shumë vende e përqafojnë idenë për buxhete të balancuara, përkatësisht sanksione të gjalla dhe mekanizëm të mirë, që të garantohet stabiliteti buxhetor, kaq më mirë do të jetë si për Bullgarinë, ashtu dhe për Gjermaninë dhe për çdo një anëtare tjetër të Bashkimit Evropian.”

Vendimet e pranuara për rehabilitim të euros dolën ilaç, i cili do të ketë efekte serioze anësore për shumë vende. Britania e Madhe refuzon të kapërcejë hapjen helmuese, sepse do të humbasë sovranitetin e tregjeve të veta financiare. Hungaria, e cila po tronditet nga kriza e borxheve, si dhe Çekia dhe Suedia, luhaten në pozitat e veta nëse të hyjnë në bashkimin e ri fiskal dhe “do të pyesin parlamentet e veta”. Nuk ka asgjë të keqe, por kjo duhet të bëhet deri më 3 muaj, kur do të nënshkruhen marrëveshje ndërqeveritare në Bashkimin Evropian.

Pse mungon mendimi unanim mes vendeve anëtare të BE-së?

“Idetë për paktin e ri për stabilitet përmbajnë si opsione pozitive, ashtu dhe negative, tregon ekonomisti Gjeorgji Stoev. Mes gjërave pozitive janë garancitë më të mira, se do të ndiqet një pozitë e balancuar buxhetore. Mes atyre negative janë propozimet për një konsolidim fiskal, për barazimin e taksave, për derdhjen e më shumë parave në buxhetin e përgjithshëm, pavarësisht nëse ai është për shpëtimin e vendeve me probleme ose për diçka tjetër. Këto janë propozime negative dhe çdo një vend është në të drejtën e vet absolute të bjerë dakord. Të themi taksë mbi veprimtarinë bankare, mbi transaksionet financiare – këto janë gjëra absolutisht të dëmshme për ekonominë dhe Anglia nuk ra dakord në bazë të këtij shkaku. Unë jam kundërshtar të kësaj që idetë të barazohen, të harmonizohen rregullat fiskale, taksat, me qëllim të arrihet një shpejtësi unike.”

Një nga pretendimet bazë të Bullgarisë ndaj Bashkimit Evropian është të parashikohen bonos për vendet, të cilat i përmbahen disiplinës së rreptë financiare, siç është edhe Bullgaria. Kjo mund të arrihet duke u pakësuar përqindja e bashkëfinancimit mbi fondet evropiane ose parashikohen mjete më të shumta për “të dalluarit” për periudhën e ardhshme buxhetore. Kryeministri Bojko Borisov ka biseduar mbi temën me kryetarin e Komisionit Evropian Zhoze Barozu dhe me kancelaren gjermane Angela Merkell. “Barozu qëndron fort pas nesh dhe komenton, se kemi të drejtë nga pikëpamja ekonomike të kërkojmë bonos, shpresoj që të takojmë përkrahje dhe nga shtetet e tjera të mëdha evropiane”, vuri në dukje Bojko Borisovi.

Duket i zënë me shprehinë e Ostap Benderit se, “shpëtimi i atyre të cilët janë duke u mbytur është vepër e vetët mbytësve”, Brukseli parashikon të shtojë paratë nga fornder evropiane pikërisht të 6 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët kanë vështirësi më të mëdha për pagim. Kush i ka fajet për krizën e borxheve? Çfarë shkruan profesori Stiv Hanke “në ditën e 7, derisa Zoti pushonte, njeriu krijoi inflacionin dhe problemet rreth bilancit të pagesave.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD