Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evrofermerët bullgarë të vitit janë optimistë për të ardhmen e sektorit në Bullgari

Damjan Vëtev dhe Dimitër Zorov me çmimet prestigjioze
Foto: agrobusiness.bg
Emilia GigovaPër herë të njëmbëdhjetë në Bullgari lexuesit e revistës “Agrobiznesi” dalluan fituesit në konkursin “Evrofermer i vitit”. Çmimi “Evrofermer i vitit 2011” u mor nga Dimitër Zorov, pronar i një kompleksi lopësh për qumësht afër fshatit Dobri Doll të rrethit Lloveç afër lumit Danub. “Evrobiznesdama e vitit 2011” u bë Emilia Gigova, drejtore ekzekutive dhe tregtare e një firme për plehra. Për herë të parë këtë vit kupa prestigjioze e bronzit u dorëzua edhe në kategorinë “Evrofermeri i ri i vitit”. Mbajtës i saj është Damjan Vëtev, 29 vjeçar, drejtuesi i fermës për prodhim gruri dhe për rritje bagëtie të trashë për mish në fshatin Vëtovo. Para Radio Bullgarisë dy prej të dekoruarve deklaruan se janë optimistë për të ardhmen e bujqësisë te ne.

“Bujqësia bullgare ka treguar gjatë viteve të kaluara dhe sidomos gjatë shekullit të XX-të se ka të ardhme në Bullgari – është kategorik evrofermeri i vitit 2011 Dimitër Zorov.
Çështja është si të krijohet një cak kombëtar i bujqësisë dhe blegtorisë për një periudhë më të gjatë, të paktën për 5-10 vitet e ardhshme. Për mendimin tim bujqësia bullgare nuk është favorizuar nga politika e përgjithshme bujqësore e BE-së. Në qoftë se fermerët bullgarë startojnë nga një nivel me fermerët nga vendet e tjera anëtare të BE-së, atëherë do të shihet në tregun e përbashkët se kush është më i aftë për konkurrencë – produkti bullgar, ose ai evropian. Siç tha para pesë vitesh guvernatori i shtetit Uiskonsin – një shtet shumë i zhvilluar bujqësor në SHBA, fermerët evropianë janë shumë të përkëdhelur për shkak të politikës së subvencionimit dhe në qoftë se këto subvencione ndërpriten, atëherë ata do të përballojnë jashtëzakonisht vështirë konkurrencën e Rusisë ose Ukrainës. Kështu qe gjithçka varet nga pozita e Bullgarisë, që të dihet nëse kemi shans apo jo. Është çështje prioritetesh.”

Optimist për të ardhmen e agrobiznesit bullgar është dhe mbajtësi i parë i çmimit “Evrofermer i ri i vitit” Damjan Vëtev. Në intervistën për Radio Bullgarinë ai tregoi se e ka startuar biznesin e tij të suksesshëm vetëm 25 vjeçar me qëllimin e qartë se bullgarët duhet të punojnë si fermerët perëndimorë me makina dhe teknologji moderne, që të mund të jenë konkurrentë të denjë. Sipas fjalëve të Damjan Vëtevit vështirësitë në bujqësinë bullgare janë rrjedhim i shpërndarjes së tokës te ne dhe i mangësive në legjislacion sa i përket pronësisë dhe përdorimit të trojeve bujqësore.

A ka Bullgaria pozita të mira në BE në këtë sektor?

“Mendoj se ajo ka pozita të mira, por ato mund të jenë edhe më të mira, është i bindur Damjan Vëtevi. – Prapëseprapë Bullgaria është me tradita të vjetra në bujqësi dhe mendoj se në përgjithësi ne jemi një shtet konkurrent në këtë sferë. Mirëpo ka domosdoshmëri për më shumë ndryshime dhe korrigjime në legjislacionin, i cili i përket bujqësisë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për shtetin, edhe për degën që të përmirësohet përvetësimi i mjeteve nga BE-ja, sepse ato janë shansi ynë për rritjen e aftësisë sonë për konkurrencë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD
Dimitër Radev

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..

botuar më 24-12-06 10.27.PD