Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryqi i Kuq Bullgar u dekorua me çmimin botëror e veprimtarisë së të rinjve vullnetarë

Njerëz të rinj me mision – këta janë vullnetarët e Kryqit të Kuq Bullgar të të Rinjve.
Foto: BTA
Fundi i vitit është koha kur njeriu përveçqë feston, i bën bilanc vetes, se çfarë ka arritur gjatë 365 ditëve të kaluara. Për Kryqin e Kuq Bullgar të të Rinjve viti doli shumë i suksesshëm. Sivjet dega bullgare e të rinjve e organizatës më të vjetër humanitare u dekorua me Çmimin botëror të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, e cila u jepet të rinjve. Çmimi u krijua gjatë vitit 2005 dhe ka nominime në katër kategori. Kryqi i Kuq Bullgar i të Rinjve fitoi në kategorinë e parimeve dhe vlerave. Parat e fituara do të shfrytëzohen për projekte lidhur me luftimin e diskriminimit. Mbi projektin “Bashkë për një jetë më të mirë” do të punohet në qytetin Tërgovishte, Bullgari Verilindore.

© Foto: youth.redcross.bg

“Vullnetarë bullgarë, turq dhe romë bashkë me njerëz me aftësi të kufizuara fizike do të mësojnë se si të sillen me tolerancë me njëri-tjetrin dhe si të luftojnë kundër diskriminimit, thotë Atanas Cvetanski, drejtor i Kryqit të Kuq Bullgar të të Rinjve. Pastaj do të formohen ekipe të përziera me këta vullnetarë, të cilët do të merren me veprimtari interaktive në shkollat e qytetit Tërgovishte dhe në ato përreth. Në qendrën e qytetit verilindor bullgar do të organizohen dy fushata të mëdha në lidhje me fillimin e projektit dhe mbarimin e tij. Mesazhi i tyre drejtuar tolerancës thërret të rinj dhe të moshuar, pa dallim etnosi dhe gjendjeje shëndetësore, që të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë punë të mira. Secili prej nesh mund të kontribuojë me njohuri dhe aftësi. Gjatë viteve të fundit vullnetarët tanë vërejtën tendencën e përforcimit të diskriminimit. Shembujt që i jepet bullgarit në lidhje me tolerancën, faktikisht nuk i përkasin kohës sonë. Çështja më tepër rëndësi, duke punuar me të rinjtë e Bullgarisë, është që të nxitemi për tolerancë sa më të madhe.”

Njerëz të rinj me mision – këta janë vullnetarët e Kryqit të Kuq Bullgar të të Rinjve. “Jemi duke zënë vendin prijës ndër organizatat e të rinjve në vend, thekson Atanas Cvetanski. – Në veprimtarinë e tij ndërkombëtare Kryqi i Kuq Bullgar i të Rinjve kërkohet shumë të ndihmojë gjatë ndërtimit të strukturave të organizatave të ngjashme me tonën. I ndihmuan Kryqin e Kuq të Bjellorusisë, Gjysmëhënën e Kuqe të Taxhikistanit, Kryqin e Kuq të Armenisë dhe atë të Serbisë. Shumë janë organizatat kombëtare, të cilave ua kemi dhënë mbështetjen tonë. Edhe sot e bëjmë këtë punë. Para pak kohe na ftoi Kryqi i Kuq Holandez që të bashkëpunojmë gjatë ndërtimit të strukturës së tij të të rinjve, duke u mbështetur në përvojën bullgare. Bashkëpunojmë shumë edhe me Kryqin e Kuq të Austrisë për të rinjtë dhe atë të Danimarkës. Për shkak të veprimtarisë sonë shumë aktive ndërkombëtare dhe çmimit të fituar sivjet, gjatë prillit të 2012-ës do të jemi mikpritës të të rinjve nga Organizatat evropiane të Kryqit të Kuq.”

Fushatë shumë të suksesshme për Kryqin të Kuq Bullgar të të Rinjve, z. Cvetanski e vlerëson atë të organizuar me rast të përvjetorit të 90-të të organizatës. Fushata u realizua gjatë muajit tetor ndër nxënësit e mbarë vendit. Mesazhi i vullnetarëve të rinj të Kryqit të Kuq Bullgar “Ji njëri i 90 mijës”, u drejtua nxënësve që t’u japin nga parat e tyre të xhepit fëmijëve në gjendje të vështirë sociale. Një projekt tjetër ka të bëjë me hapjen e shtëpisë së strehimit për të rinjtë që largohen nga institucionet sociale. Ata do të kenë mundësinë që të banojnë atje brenda një viti. Gjatë kësaj periudhe të rinjtë do të adaptohen me jetesën jashtë institucioneve sociale, do të kërkojnë punë dhe banesë, po ashtu do të marrin kualifikim profesional suplementar. Sivjet mbi 1300 vullnetarë të Kryqit të Kuq të të Rinjve u trajnuan dhe u përfshinë në Fushatën kombëtare të popullarizimit të kujdesit të familjes birësuese në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla Bullgare e së Dielës

Pasuesit e sotëm të Najden Gerovit në Britaninë e Madhe

E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..

botuar më 25-04-01 7.30.PD

“Një dorë e shtrirë. E juaja” - një ekspozitë fotografike tregon historinë e jetës së qenve endacakë

Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..

botuar më 25-04-01 6.10.PD

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD