Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE-ja kërkon së shpejti reformë arsimore në Bullgari

Deri në mes të vitit 2012 Bullgaria duhet të miratojë dy ligje të reja në fushën e arsimit. Këto kanë të bëjnë me ndryshime në arsimin parashkollor dhe në atë shkollor, po ashtu edhe në arsimin e lartë. Qëllimi është që të garantohen zbatimi i shpejtë i reformës arsimore dhe realizimi i strategjisë “Bullgaria 2020”. Kjo rekomandohet në një raport të Komisionit Evropian në lidhje me bashkëpunimin evropian në fushën e arsimit dhe qëllimet para tij. Informacioni është marrë nga një gazetë bullgare. Raporti kritikon seriozisht vendin për sa i përket mungesës së reformave në sferën e arsimit dhe për herë të parë cakton afate konkrete, brenda të cilave duhet të miratohen ligjet e reja arsimore.

Sipas raportit Bullgaria ka ngadalësuar ndjeshëm reformën e arsimit të lartë. Prandaj KE-ja rekomandon për një përmirësim të cilësisë së arsimit në vend, duke u investuar në kualifikimin e mësimdhënësve dhe duke u nxitur bashkëpunimi midis universiteteve dhe industrisë. Mirëpo, për herë të parë ekspertët evropianë vëzhguan këtë që biznesi bullgar e përsërit prej vitesh – që nuk hapen dega teknike, të cilat të jenë të dobishme për ekonominë e Bullgarisë. Rekomandimet e tjera kanë të bëjnë me rritjen e konkurrencës mes universiteteve dhe përmirësimin e menaxhimit të tyre. Propozohet që të ndërmerren masa për një lëvizshmëri më të madhe të studentëve dhe për një modernizim të programeve mësimore.

Analizat tregojnë që megjithëse kohën e fundit u rrit numri i të diplomuarve në vend, ky numër ende mbetet mbi nivelin mesatar të BE-së. P.sh., gjatë 2010-ës të rinjtë e moshës nga 30 deri në 34 vjeç me diplomë universitare janë 27.7 për qind, derisa mesatarisht në Evropë ata konsiderohen 33.6 për qind. Në këtë drejtim raporti rekomandon që t’i tërhiqet arsimit të lartë vëmendje më të madhe që të plotësohet qëllimi i vënë në strategjinë deri në 2020 – të diplomuarve në Bullgari të bëhen 36 për qind.

Bullgaria duhet të përmirësojë rezultatet e arsimit fillor dhe mesatar, rekomandon raporti. Dokumenti evropian kujton që arritjet mesatare të nxënësve të moshës 15 vjeçare janë shumë të dobëta. Kjo doli në dritë në studimin e fundit PISA 2009. Si shembull jepet që çdo i dytë nga pesë nxënës bullgarë janë të dobët në njohuritë themelore. Kjo është prezantimi më i keq për BE-në. 41 për qind e bullgarëve të moshës 15 vjeçare bien në grupin e leximit më të dobët, derisa niveli mesatar i BE-së për sa i përket të njëjtit grup nxënësish është 20 për qind. Akoma më i madh është dallimi në njohuritë matematikore. Me arritje të dobëta janë 47.2 për qind bullgarë, derisa mesatarisht për Evropën niveli është 22.2 për qind. Në këtë krahasim të njohurive mes bullgarëve dhe evropianëve, ne dalim shumë të dobët edhe në shkencat natyrore – 38.8 për qind në Bullgari ndaj 17.7 përqindësh mesatarisht në Evropë.

I vetmi tregues, sipas të cilit vendi i afrohet nivelit mesatar evropian është përjashtimi i hershëm i fëmijëve nga shkollat – 13.9 për qind në Bullgari ndaj 14.1 përqindësh për Bashkimin Evropian. Raporti shënon që financimi i arsimit në vend si përqindje e PBB-së vazhdon të jetë mbi nivelin mesatar evropian. Përveç kësaj theksohet që miratimi i të dyja ligjeve më të rëndësishme në fushën e arsimit në Bullgari vonohet që prej vitit 2009.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD