Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Suxhuku i Gorna Orjahovicës” – produkti i parë bullgar me regjistrim zyrtar nga BE-ja

Foto: arkiv
“Suxhuku i Gorna Orjahovicës u bë produkti i parë bullgar me regjistrim zyrtar nga BE-ja si emër të mbrojtur gjeografik. Zakonisht Bullgaria lidhet me kosin e saj të famshëm dhe me vajin tonë të trëndafilit. Por asnjë prej këtyre simboleve të Bullgarisë nuk janë mbrojtur zyrtarisht. Madje kosi ynë i famshëm, i cili disponon cilësi të jashtëzakonshme mjekësore dhe kulinare, nuk ka regjistrim për prejardhje të mbrojtur gjeografike.

Por ja se Suxhuku i Gorna Orjahovicës u bë produkti i parë me regjistrim të tillë zyrtar. Kryetari i Asociacionit të prodhuesve të mishit në Bullgari Kirill Vëtev njoftoi se janë parashtruar kërkesa për marrjen e këtij regjistrimi për akoma produkte tradicionale bullgare, ndër të cilat janë pastërmaja, fileta “Elena”, llukaniku i Panagjurishtes etj. Kërkesa të tilla janë parashtruar dhe nga disa prodhues bullgar të produkteve të qumështit – bëhet fjalë për kosin, djathin e bardhë dhe kaçkavallin.

Kuzhina bullgare fsheh akoma befasi të këndshme. Ndër to është supa e ftohtë verore – i ashtuquajturi tarator, i cili përgatitet me kos të rrahur, të përzier me hudhra, me vaj, me kripë dhe me kastraveca të grirë, me ara të bluara dhe me kopër. E jashtëzakonshme është gjithashtu shija e keçapit bullgar (ljutenica), që përgatitet me perime të bluara, të pjekura, ose të freskëta. Kuptohet në këtë listë mund të përfshihen dhe disa gjella të tjera.

Ndër ushqimet dhe pijet tradicionale bullgare është një produkt me rëndësi të madhe për bullgarin e sotëm. Është çështje nderi dhe dinjiteti kombëtar që ky produkt të njihet si tradicional bullgar. Bëhet fjalë për rakinë tradicionale bullgare prej rrushi. Ekzistojnë burime historike, të cilat vërtetojnë se zierja e rakisë ka qenë e njohur akoma gjatë shekullit të XIII-të dhe të XIV. Por beteja për rakinë prej rrushi do të jetë e gjatë dhe e vështirë, sepse të gjithë fqinjët tanë ballkanikë kanë pretendime për origjinën e saj. “Suxhuku i Gorna Orjahovicës nuk hahet me një gotë ujë, prandaj do të regjistrojmë në BE dhe “rakinë e rrushit”, deklaroi para pak kohe ministri bullgar i bujqësisë dhe ushqimeve Mirosllav Najdenov, duke shpallur fillimin e veprimeve luftarake në mbrojtje të rakisë.

Procedurat e Bashkimit Evropian mbi regjistrimin e emërtimeve të mbrojtura për prejardhjen dhe udhëzimet e mbrojtura gjeografike janë me të vërtetë mjaft të rënda dhe të vazhdueshme në kohë. Gjatë një mosmarrëveshjeje eventuale nga ana e ndonjë shteti tjetër ose e ndonjë prodhuesi tjetër, parashikohet ndalim i procedurës derisa vendet kuptohen. Në kontekstin ballkanik mund të presim zhvillime shumë emocionale.

Regjistrimi i “Suxhukut të Gorna Orjahovicës” vazhdoi pothuaj tre vjet. Parashtruesi i kërkesës është bashkimi “Rahovec-2007” – këto janë tri firma, të cilat do të kenë në të ardhmen të drejtën të prodhojnë këtë specialitet prej mishi. Suxhuku në fjalë prodhohet në qytetin Gorna Orjahovica, një qytet i cili gjendet në afërsi me kryeqytetin e lashtë mesjetar bullgar Veliko Tërnovo, të paktën që nga viti 1538. Atëherë Bullgaria ka qenë pjesë e Mbretërisë së madhe Osmane. Gjatë vitit të përmendur Sjulejmani I, i quajtur Madhështori shënon në fermanin e vet të drejtën e pashasë vendas Rustem të mbledhë taksat nga prodhimi masiv i suxhukëve në Gorna Orjahovica. Gjatë vitit 1861 “Suxhuku i Gorna Orjahovicës” i prodhuesit vendas dhe tregtar Mihaill Nikollov është i dekoruar me medalje nga ekspozita ndërkombëtare në Torino, Itali. Pak më vonë, gjatë vitit 1882 etnografi austro-hungarez Feliks Filip Kanic përshkroi në librin e tij “Bullgaria e Danubit dhe Ballkani” traditat e banuesve të këtij qyteti, lidhur me prodhimin e sallameve të shijshme prej mishi. Këto fakte janë shënuar në 600 faqet e dokumentacionit, të cilat Bullgaria i ka paraqitur në dobi të prodhuesit vendas dhe të traditave të lashta në prodhimin e Suxhukut të Gorna Orjahovicës.

Përgatitën në shqip: Vesella Mançeva dhe Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfundon bojkoti i zinxhirëve ushqimorë

Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..

botuar më 25-03-18 5.51.MD

Tragjedia në qytetin maqedonas të Koçanit ngre një valë dëshpërimi, zemërimi dhe mospranimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...

botuar më 25-03-17 4.40.MD

Diskoteka në Koçan, ku u dogjën 59 persona, nuk ka pasur patentë

Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..

botuar më 25-03-17 12.11.MD