Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – qyteti më i mirë për banim gjatë vitit 2011

Kryebashkiakët e dalluar me çmimet prestigjioze.
Foto: BGNES
Sofja u shpall qyteti më i mirë për banim gjatë vitit 2011. Kryeqyteti fitoi për herë të dytë çmimin prestigjioz në klasifikimin e pestë vjetor, të iniciuar nga mediat bullgare.

Për vitin 2007 dhe 2008 me këtë çmim u dekorua qyteti bregdetar bullgar Varna. Gjatë vitit 2009 çmimin e mori për herë të parë kryeqyteti, kurse gjatë vitit 2010 fitues u bë qyteti tjetër i madh bullgar Burgas pranë Detit të Zi. Në tri kategoritë e tjera për vitin 2011 – qyteti më i mirë i biznesit, qyteti më i gjelbër dhe qyteti më i bukur, çmimin e morën Stara Zagora, Velingrad dhe Veliko Tërnvovo. Në garë morën pjesë 28 qytete, të cilat konkurrojnë sipas 28 kategorive. Sofja mori numrin maksimal të pikave në kategorinë “qyteti më i mirë për banim” sipas treguesve “investime”, “projekte infrastrukturore”, “orari i punës i dyqaneve” dhe “numër restorantesh.” Kryeqyteti është përpara konkurrentëve të tij edhe për nga afërsia e tij me aeroportin, papunësia e ulët, numri i universiteteve dhe numri i lindjeve për frymë të popullsisë. Çmimi i madh iu dorëzua kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova personalisht nga presidenti Rosen Plevneliev: Duhet të besojmë dhe të punojmë për të ardhmen tonë – nënvizoi ai. – Dhe pikërisht kjo shihet në këto qytete të Bullgarisë, kaq të motivuara dhe të ndryshme në krahasim me situatën nga përpara 5 vitesh. Bullgaria tani po starton dhe pikërisht për këtë gjatë vitit 2012 do të punojnë së bashku mbi programin “Bullgaria 2020”. Një prej prioriteteve tona do të jetë zhvillimi i balancuar regjional, por para se gjithash do të dëgjojmë zërin tuaj – zërin e pronarëve të mirë, të njerëzve, të cilët kanë vizion për regjionet dhe për qytetet, të njerëzve, të cilët punojnë pa pushim, që të mund të banojnë në një vend të mirë dhe të kenë perspektivë për zhvillim.

Sipas fjalëve të kryetares Jordanka Fandëkova çmimi është një shenjë e mirë për punën e suksesshme dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës në Sofje. Ajo shpreson se me paratë e europrojektit të fituar për modernizimin e transportit të qytetit mjedisi urban do të bëhet gjithnjë e më i mirë gjatë disa viteve të ardhshme.

Pa dyshim më e rëndësishmja për çdonjëri këtu është shansi për të gjetur punë – është e bindur zonja Fandëkova. – Megjithë krizën, këto investime prej mbi 1 miliard levash (500 milionë euro) mjete evropiane falas, të cilat hyjnë në mënyrë direkte në biznes, kurse pastaj shkojnë edhe te njerëzit, japin shans që Sofja me të vërtetë të konsiderohet qyteti më i mirë për banim. Këto investime çojnë deri në përmirësim të mjedisit. Kjo është një sfidë e madhe. Ky çmim nuk na qetëson aspak. Ai na jep stimul, por edhe na detyron gjithashtu të punojmë edhe më mirë, që të ketë kushte edhe më të mira për sofjanasit.

A do të bëhet Sofja e-qytet, siç rekomandon presidenti Plevneliev?

Kriteret e përvijuara nga presidenti Rosen Plevneliev, pa dyshim janë më të rëndësishmet për zhvillimin e qytetit – është e mendimit zonja Fandëkova. – Investimet, politikat e gjelbra, si dhe bashkia elektronike janë shumë të rëndësishme, që të përmirësojmë shërbimin e njerëzve. Ata humbin shumë orë në shërbimet e ndryshme, duke kërkuar informacionin e domosdoshëm. Kështu qe e-shërbimet janë shumë të rëndësishme. Bashkia e kryeqytetit punon mbi këto detyra. Aktualisht po krijohet një sistem informativ për shërbimet tatimore. Deri më 1 mars të këtij viti, kur fillon fushata tatimore në Bullgari, ky sistem duhet të aplikohet në të gjitha administratat tatimore në rajonet e veçanta, kurse gjatë verës – duhet të ketë lidhje midis tyre. Këta janë hapa drejt elektronizimit të shërbimeve dhe shpresoj që Sofja të jepet si shembull në këtë drejtim.

Çfarë janë sfidat e tjera para Sofjes?

Fakti se Sofja tërheq kaq shumë njerëz dhe në të njëjtën kohë qyteti, sidomos qendra e tij, nuk është planifikuar për një lëvizje kaq të madhe, shkakton probleme lidhur me trafikun dhe parkimin, deklaroi zonja Fandëkova. – Në rendin e ditës është dhe problemi lidhur me qenët rrugaçë, i cili mua personalisht më shqetëson shumë. Kështu qe këtë vit do të përqendrojmë maksimalisht përpjekjet tona në përmirësimin e kontrollit mbi kastrimin e qenve rrugaçë dhe ndërtimin e shtëpive të posaçme për ta. Përsëri desha të falënderoj për çmimin e Sofjes, Ai është një stimul jo vetëm për mua, por për tërë këshillin bashkiak, sepse me përkrahjen e këshilltarëve bashkiakë nga të gjitha forcat politike mund të zgjidhen çështjet më të rëndësishme të qytetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD