Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komuniteti i harruar i njerëzve me probleme në të folur

Filmi i Tom Hupër “Fjalimi i mbretit”, i cili fitoi gjatë muajit mars të vitit të kaluar katër çmime “Oskar”, tërhoqi vëmendjen e botës mbi problemin e njerëzve, që belbëzojnë. A janë këta njerëz një komunitet i harruar në Bullgari? Nuk ka statistikë të saktë për numrin e njerëzve, që belbëzojnë në Bullgari. Mendohet se ata janë rreth 70 mijë veta, domethënë këta njerëz janë nën një për qind të popullsisë së vendit, por ky është vetëm numri i atyre, të cilët e kanë deklaruar problemin. Shumica e këtyre njerëzve nuk duan të flasin për këtë problem.

Shoqata për iniciativa të lidhura me belbëzimin, e cila është krijuar në vitin 1992, është organizata më aktive e njerëzve nga ky komunitet. Nga njëra anë, qëllimi i saj është që të jetë forum i përkrahjes së ndërsjellë dhe këmbimit të përvojës në përballimin e problemit. Nga ana tjetër ajo ka për qëllim të informojë shoqërinë për tmerrin që përjetojnë njerëzit, që belbëzojnë gjatë çdo një prove të tyre për të komunikuar me të tjerët. Synimi ynë është që njerëzit, të cilët belbëzojnë, të mos kenë turp dhe të mos ndihen fajtorë për shkak të belbëzimit të tyre. Shoqëria duhet të jetë tolerante ndaj këtyre njerëzve, sepse ata janë njerëz si të të tjerët dhe meritojnë më shumë vëmendje dhe respekt – shkruan në sajtin e Shoqatës.

Çfarë nuk e dimë për njerëzit, të cilët kanë një problem të tillë?

Kryesorja është se njerëzit përpiqen t’i ndihmojnë në ndonjë mënyrë ata, që belbëzojnë, duke i përfunduar fjalët, ose fjalitë e tyre – shpjegoi për Radio Bullgarinë Ivelin Shapkov, kryetar i deritanishëm i Shoqatës. – Në fakt kjo e shqetëson edhe më shumë bashkëfolësin tuaj. Le të mos harrojmë se ky problem forcohet më shumë para të panjohurve dhe jo ndër miqtë. Më shumë stres na shkaktojnë bisedimet në telefon, shton zoti Shapkov, kur nuk kemi lidhje vizuale me bashkëfolësin dhe nuk mund ta ndiejmë reaksionin e tij.

Sidomos e rëndë është periudha e fëmijërisë, e shkollës, kur defekti në të folurin e vogëlushit shkakton buzëqeshje dhe tallje ndër bashkënxënësit e tij, na tregon Cvetana Dimitrova, një anëtare tjetër e shoqatës, linguist për nga arsimi.

Para disa vitesh njerëzit, të cilët nuk e dinin se si të reagonin, sikur ishin më shumë – thotë zonja Dimitrova. – Aktualisht qëndrimi ndaj njerëzve me probleme në të folur është më i mirë, tashmë ndeshem me më shumë njerëz, të cilët janë njohur me problemin tonë dhe e dinë se si të reagojnë. Mirëpo zonja Dimitrova konstaton vonim në zbulimin e hershëm të problemit dhe në dhënien e ndihmës përkatëse ndaj njerëzve që belbëzojnë që në moshën e tyre të fëmijërisë. Logopedët në shkollë, të cilët japin ndihmë falas, janë gjithnjë e më pak, kurse terapia e paguar është shumë e shtrenjtë.

Është shumë e rëndësishme që ky problem të zbulohet akoma në fëmijërinë e hershme. Këta njerëz duhet të mësohen akoma në fëmijëri si të marrin frymë dhe t’i shqiptojnë më lehtë fjalët – nënvizon Ivelin Shapkov. – Në qoftë se nuk ka logopedë në shkollë, fëmija duhet të vizitojë specialistë privatë. Në qoftë se kursi vazhdon disa muaj, kjo pa dyshim do të kushtojë shumë. Prandaj njerëzit nga Shoqata për iniciativa të lidhura me belbëzimin duan që belbëzimi të trajtohet si çrregullim, i cili kërkon një vëmendje të posaçme, siç është në shumë shtete të tjera. Atëherë Arka Shëndetësore do të paguajë shpenzimet për terapitë e domosdoshme.

Belbëzimi është një problem, i cili nuk trajtohet te ne si çrregullim – thotë Cvetana Dimitrova. – Në kontekstin e të gjitha problemeve të njerëzve me çrregullime, të cilët kërkojnë vëmendjen dhe përkrahjen e shoqërisë, ne disi mbetemi më prapa. Në fakt ne trajtohemi si njerëz, të cilët nuk kanë probleme kaq të mëdha. Por në fakt nuk është kështu dhe kjo u përket më në veçanti fëmijëve.

Në fakt madje nga komuniteti i njerëzve me probleme në të folur ka të tillë, të cilët nuk duan të trajtohen si njerëz me çrregullime, komentoi Ivelin Shapkov. Shoqata miratoi vitin e kaluar një hartë të vet të komunikimit, e cila do të paraqitet para shoqërisë. Ajo i është drejtuar në vend të parë shkollës bullgare dhe në vend të dytë administratës shtetërore. Është e domosdoshme që në këto dy sfera të ketë më shumë informacion për mënyrën e komunikimit dhe për qëndrimin ndaj njerëzve me probleme në të folur. Shpresat e Ministrisë së arsimit janë lidhur me kuptimin e domosdoshmërisë për më shumë logopedë dhe psikologë falas në ndihmë të nxënësve. Ndërkaq në administratë duhet të zhvillohen kurse të shkurta të komunikimit me njerëz me vështirësi në të folur.

Çdo vit Shoqata për iniciativa të lidhura me belbëzimin shënon Ditën ndërkombëtare të njerëzve me çrregullime me një fushatë informative, drejtuar tërë shoqërisë. Organizata është pjesë e Ligës evropiane të asociacioneve të njerëzve, që belbëzojnë. Faktet tregojnë se kudo në botë ka njerëz, që belbëzojnë dhe vuajnë nga diskriminimi, izolimi dhe mungesa e respektit dhe kuptimit të problemit. Mesazhi i Shoqatës ndaj të gjithë njerëzve me këtë problem është që të mbrojnë të drejtën e tyre të komunikimit dhe të kryerjes së punës së kualifikuar, tha në përfundim Ivelin Shapkov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD