Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Speci bullgar me ngjyrë çokollate shëron sëmundje

Foto: Instituti i kulturave perimore “Marica”
Një ekip prej shkencëtarëve bullgarë, të udhëhequr nga Veliçka Todorova, seleksionuese në Institutin e kulturave perimore “Marica” në Plovdiv krijoi një lloj të ri speci. Jo me ngjyrat e njohura tradicionale, po në ngjyrë çokollate. Varieteti “IZK Kalin” është shumë aromatik dhe lind deri në vjeshtën e vonë.

Fermerët me padurim presin kohën, kur do të mund të blejnë farëra për rritjen e tij. Për vetitë e shkëlqyera të varietetit të ri të specit flitet shumë. I vishen cilësi të shëruesit të sëmundjeve të ndryshme. Në fakt, ai është i caktuar kryesisht për prodhimin e piperit të kuq, kurse prania e rregullt e kësaj merudhie e mbron organizmin pohojnë ekspertë.

E vërteta është një – për shkak të përmbajtjes së madhe të vitaminës C në llojin e ri, gjysmë luge me piper prej tij në ditë dëbon një sërë sëmundjesh. Piperi i kuq është i dobishëm në sasia të arsyeshme ekzistencën e pjesë përbërëseve të vlefshme dhe për më tepër vitamina, dëshmon një studim të shkencëtarëve amerikan. Varieteti “IZK Kalin” ka lindur pas pothuajse 14 vjet të provave dhe karashtisjeje midis llojeve të ndryshme të specave. Ka certifikatë nga 31 marsi 2011 me të cilën saktësohet origjinaliteti i tij. Rritet në lartësi deri në 75-80 centimetra, kurse rendimentet prej tij janë mjaft më të larta, sesa te varietetet standarde, të cilat rriten në Bullgari. Frutat janë shumë të ëmbla, ka një erë shumë të këndshme. Pas tharjes dhe bluarjes do të prodhohet piper, kurse në disa vende nga specat prodhojnë dhe oleorezin (një koncentrat prej merudhive). Por në, Bullgari prodhim i oleorezinit tani për tani nuk ka.

Ngjyrat e specave, kur ato janë të pjekura, është në ngjyrë çokollate. Kurse gjatë një drite shumë të fortë të diellit ato marrin një nuancë të lehtë të kuqe. Gjatësia e specave është nga 7 deri më 9 centimetra. E rëndësishme për këtë varietet është pjesa e trashë e këtij speci, të jetë e hollë, që të mund të thahen kollaj. Specat peshojnë nga 17 deri më 19 gramë. Karakteristikë për këtë varietet është se pjesa më e madhe e specave janë me maja të mprehta, por ka dhe të tilla me maja më të shkurtra.

Zakonisht në një degë lindin nga 14 deri më 16 speca. Varieteti i ri lind deri në vjeshtën e vonë, bile dhe kur ka rënë vesa. Kurse kjo tregon se potenciali i tij për rendimente është shumë i lartë. Por ky shtim i lart nuk ka asgjë të përbashkët me rendimentet e mëdha tek organizmat të modifikuara gjenetikisht.

Produkti shkencor i Institutit të kulturave perimore “Marica” në Plovdiv ka dhe përpunime të tjera, me të cilat krenohen. Aktualisht studiohet një lloj i ri speci nga tipi i atyre të cilët piqen herët. Ai quhet F1 hibrid, ka fruta të gjera dhe po kështu dallohet me rendimente të larta. Po provohet dhe një rendiment tjetër, i cili është me cilësi shumë të mira dhe me sukses do të shfrytëzohet në gatim për mbushje. Që nga viti 2008 fermerët kanë shansin të risin varietetin “Kurtovska kapia” i cili jep rezultate shumë të mira në fushë.

Shkencëtarët mendojnë edhe për krijimin e llojeve të specave të destinuara kryesisht për prodhim të salcës tradicionale bullgare – lutenicës, pure dhe akoma shumë produkte të tjera të shijshme, në të cilat përveç specave, shfrytëzohen dhe domate, patëllxhan dhe perime të tjera.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD
Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD