Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interesat dhe nevojat e fëmijëve – në qendrën e projektligjit për arsimin e mesëm

Foto: BGNES
Misioni i ri i kopshtit dhe e shkollës do të jetë të zbulojnë talentin e çdo një fëmije dhe ta zhvillojnë. Këtë e tha zëvendës ministri i arsimit Milena Damjanova gjatë prezantimit të projektit për një Ligj të ri për arsimin parashkollor dhe shkollor. Në dokumentin e ri normativ arsimi është i caktuar si një prioritet kombëtar.

Arsimi parashkollor do të përfshijë fëmijët midis 3 dhe 7 vjet, ku që nga viti 2016-2017 kopshti bëhet i detyrueshëm për 4 vjeçët. Deri atëherë baskitë duhet të përballojnë mungesën e vendeve të mjaftueshme në kopshtet, që të mund të përfshihen që të gjithë vogëlushët. Në këtë moment afro 80% nga vogëlushët 4 vjeçare vizitojnë kopshtin. Nxënësit do të përfundojnë arsimin e vet tetëvjeçar pas klasës së 7, dhe jo pas klasës së 8, siç është tani. Në gjimnaz aplikohen dy etapa – nga klasa e 8 deri në klasën e 10 dhe nga klasa e 11 deri në klasën e 12. Projektligji parashikon dhënien e të ashtuquajturës shtesë evropiane ndaj diplomave të tyre në disa gjuhë.

Novitet janë të ashtuquajturat shkolla të bashkuara, në të cilat nxënësit do të mësojnë nga klasa e parë deri në klasën e dhjetë. Ato krijohen me qëllim t’u jepet mundësi shkollave bazë në vendet e vogla të populluara të transformohen, kështu që fëmijëve të mos t’u nevojitet të udhëtojnë deri te qyteti i afërt. Mes noviteteve në ligj janë dhe krijimi i Këshillave bashkiake pranë kopshteve të fëmijëve dhe shkollave. Ata do të ushtrojnë kontroll qytetar mbi drejtimin e shkollave. Në Këshillin bashkiak do të marrin pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të baskisë dhe të biznesit. Ja se si ministri i
Sergej Ignatov
arsimit Sergej Ignatov
vlerësoi projektligjin: Mendoj se është jashtëzakonisht i mirë, sepse shkolla bullgare do të bëhet më dinamike, më e zhdërvjellë, më autonome. Do të forcojmë decentralizimin, por po kështu dhe transparencën dhe kontrollin civil, që është jashtëzakonisht e rëndësishme. Unë jam i bindur se, fëmijët bullgarë, të cilët janë mbajtës të medaljeve të arta, të cilët fitojnë gara të ndryshme kombëtare dhe botërore, do të marrin mundësi për një zhvillim më të madh individual, për krijimtari dhe pjesëmarrje në drejtimin e shkollës.”

Projektligji jep një autonomi më të madhe shkollave gjatë përpunimit të programeve mësimore për orët zgjedhëse dhe fakultative. Mësuesit mund të paraqesin idetë e veta inovative. Sigurojmë mundësi për aplikimin e arsimit për sipërmarrësi, arsim civil dhe shëndetësor, sqaron akoma zëvendësministrja Damjanova. Parashikohet të zhvillohen dhe forma të kombinuara dhe nga distanca të arsimit. Kjo bëhet me qëllim të pakësohet numri i nxënësve të cilët bien, si dhe të sigurohen mundësi më të shumta për prani deri tek arsimi i fëmijëve me nevoja të veçanta arsimuese. Novitet janë dhe qendrat për përkrahje të zhvillimit të personit, si dhe aplikimin e metodave të reja për përmirësimin e disiplinës shkollore. Ideja jonë është se, duhet të punohet paraprakisht me fëmijët, të kërkohen shkaqet për sjelljen e tyre. Sepse, në qoftë se Milena Damjanova imponojmë sanksionin pa e ditur se kujt i dedikohet kjo sjellje problematike, kjo do të ndikojë, por efekti do të jetë afatshkurtër. Ajo të cilën e kemi parashtruar në projektligjin është se, kur një nxënës ka një problem të caktuar, të sillen në mënyrë ekipe drejt tij. Në këtë ekip do të përfshihen mësues, të cilët punojnë me nxënësin, psikologu ose këshilltari pedagogjik, prindërit, që të mund të bëhet plan për veprim me këtë nxënës. Kemi propozuar disa masa si këshillim, biseda me prindërit, përfshirjen e fëmijës në ushtrimet e ndryshme në bazë të interesave.

Në shkollën tetëvjeçare të Burgasit “Petko Sllavejkov” një praktikë e ngjashme aplikohet akoma gjatë vitit 2009. Janë krijuar ekipe për përkrahje, të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë për socializmin më të lehtë të fëmijëve nga Qendra për strehim të tipit familjar,të cilët vizitojnë shkollën. Nxënësit janë të përfshirë në ushtrimet e ndryshme jashtëshkollore në varësi nga interesat e tyre. Me ta punojnë dhe nxënësit, të cilët kanë mundur të fitojnë besimin e tyre. Duke u nisur për shembull nga interesi i tyre drejt muzikës, pasi të arrijnë sukses në orkestrën e frymëmarrjes dhe ndien të rëndësishëm,
Zhivka Dojnova
ata pas kësaj i përballojnë me sukses dhe në veprimtaritë e tjera
– sqaron zonja Zhivka Dojnova, drejtoreshe e shkollës. – Nuk kemi nxënës të cilët të kenë mbetur në provime për vjeshtë, pavarësisht se kemi të tillë me vështirësi. Fëmijët nga kjo shtëpi me sukses socializohen dhe risin arritjet e veta. Përveç kësaj, numri i mungesave të pajustifikuara është ulur deri në minimum. Nxënësit tanë arritën rezultate jashtëzakonisht të larta gjatë këtij viti në vlerësimin e jashtëm kombëtar në klasë të shtatë. Një nga fëmijët e shtëpisë është i pranuar në gjimnaz profesional. E gjithë kjo na jep bazë të pohojmë se, kjo praktikë është e mirë dhe jep rezultat.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD