Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjetori i Luftërave Ballkanike: Situata politike para konfliktit

Komandantët e vendeve të Aleancës Ballkanike (kartolinë postare)

Sivjet mbushen 100 vjet nga fillimi i Luftës Ballkanike të viteve 1912-1913. 100-përvjetori është një rast i mirë të kujtojmë përgatitjen e luftës, veprimet luftarake, betejat heroike dhe dëshmorët. Gazetari britanik James Bourchier shkruan për komandantët dhe luftëtarët-vullnetarë tanë: “Bullgarët sikur janë nisur për në dasmë, jo në luftë”. Pse Lufta Ballkanike tërhoqi vëmendjen e shumë të huajve, të angazhuar me çështjen? Si ajo u përshkrua në veprat bullgare?

Gjatë 1912-ës Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi, të bashkuar në Aleancën Ballkanike, i kërkuan Perandorisë Osmane luftë ballë për ballë. Qëllimi ishte që të çlirohen territoret e pushtuara nga Perandoria, ku feja dominuese ka qenë ajo e të krishterëve, jo të myslimanëve. Populli bullgar u ngrit në luftë 34 vjet pasi e ka fituar çlirimin e vet gjatë 1878-ës. Në atë kohë ne ëndërronim për bashkim me bullgarët e Maqedonisë dhe Trakisë Lindore, të mbetur në kufijtë e Perandorisë Osmane.

Në fillim të shekullit të XX-të u bënë disa përpjekje të pasuksesshme për krijimin e Aleancës Ballkanike. Këto kishin të bënin me moskuptimin mes shteteve në rajon. Qëllimi i Bullgarisë ishte autonominë e Maqedonisë dhe Trakisë Lindore, derisa Serbia dhe Greqia ngulnin këmbë për ndarjen e këtyre territoreve. Historiku ynë i njohur Georgi Markov tregon se cila ka qenë arsyeja për nisjen e bisedimeve për Aleancën Ballkanike kundër perandorisë shumëshekullore. Një ngjarje historike që u zhvillua jashtë Evropës.

Më 16 shtator të vitit 1911 Italia i shpalli luftë osmanëve. Në atë ditë flota italiane sulmoi territoret e sotme të Libisë, duke luftuar për kolonitë në Afrikën Veriore.

Ivan Geshovit“Atëherë qeveria bullgare në krye me Ivan Geshovit vendosi që duke qenë njëra nga Fuqitë e mëdha evropiane në fushën e betejës kundër Perandorisë Osmane, të tjerat nuk mund t’i kundërshtonin aleatët ballkanikë që t’u shpallin luftë osmanëve, sqaron z. Markov. – Kështu gjatë shtatorit të 1911-ës mbreti bullgar Ferdinand nisi bisedimet me Serbinë. Ato gjatën disa muaj, sepse qeveria serbe ka kërkuar ndarjen e Maqedonisë në tri zona: territoret në veriperëndim të Maqedonisë të jenë mbi pushtetin e Serbisë, zona bullgare të përfshijë territoret në lindje të lumit Struma, ndërsa territoret buzë lumit Vardar të mbeten zonë e diskutueshme. Këto bisedime u zhvilluan nën syrin e Rusisë. Në atë kohë ajo synoi një bashkim mes Mbretërisë së Bullgarisë dhe Mbretërisë së Serbisë para se të ketë plasur lufta e Perandorisë Austro-Hungareze dhe Gjermanisë kundër Rusisë. Çfarë ndodhi? Perandori rus mori përsipër bisedimet dhe në marrëveshjen e 29 shkurtit të vitit 1912 midis dy shteteve ballkanike u hartuan dy zona. Serbia të vërë dorë mbi sanxhakun e Shkupit, ndërsa për Bullgarinë të mbetet gjithë pjesa tjetër e Maqedonisë.”

A ka qenë Evropa në dijeni për të drejtat e të krishterëve në territoret e Perandorisë Osmane? Pse kishte luftë? Nuk paskan ekzistuar mundësi të tjera që kombësitë e krishtere brenda kufijve të Perandorisë Osmane të fitojnë autonomi politike? Sipas historikut Georgi Markov atëherë Evropa kishte të bënte me gjashtë fuqitë e mëdha, të ndara në dy aleanca: Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia, të bashkuar në Aleancën Trepalëshe, kundër aleancës së Anglisë, Francës dhe Rusisë. Secili shtet ballkanik e ka pasur mbrojtësen e vet mes fuqive të mëdha evropiane. Historia tregon që secili shtet i Ballkanit ka kërkuar ndihmë nga mbrojtësja i tij evropiane për sa i përket zgjidhjes së çështjes kombëtare.

“Fillimisht Bullgaria është mbështetur në Rusi, më pas – në Austro-Hungari. Dhe prapë u rikthye te ndihma e Rusisë, sqaron historiku. – Në atë kohë të gjitha qeveritë bullgare kanë ngulur këmbë për autonomi të Maqedonisë dhe Trakisë Lindore, ku kanë jetuar një milion e gjysmë bullgarë. Pikërisht kjo ide nuk i ka pëlqyer Perandorisë Osmane, aspak fqinjëve tanë. Pse? Shtetet e tjera ballkanike kanë pasur frikë që Bullgaria mund të bëhet faktori politik kryesor në rajon, sidomos pas bashkimit të territoreve të saj veriore dhe jugore gjatë 1885-ës. Lëvizja kombëtare e bullgarëve për çlirim nga Perandoria Osmane u ndërmarr nga Organizata revolucionare e Edrenesë dhe Maqedonisë dhe Komiteti i lartë dypalësh. Kulmi i veprimeve të lëvizjes ishte Kryengritja e vitit 1903, kur bullgarët nga këto rajone u dolën ballë për ballë osmanëve. Më 2 gusht, kur nderohet Dita e Shën Ilias sipas stilit të vjetër, kryengritja u shpërtheu në vilajetin e Manastirit dhe në vilajetin e Selanikut, ndërsa në vilajetin e Edrenesë – më 19 gusht, kur nderohet Dita e Metamorfozës së Shpëtimtarit. Në historinë bullgare Kryengritja e vitit 1903 mbeti Kryengritja e Shën Ilias dhe Metamorfozës së Shpëtimtarit. Edhe atëherë Perandoria Osmane nuk mori asnjë vendim në lidhje me autonominë e bullgarëve dhe të drejtat e të krishterëve brenda kufijve të saj. Pesë vite më vonë, gjatë 1908-ës, mbreti anglez Eduard i VII-të dhe perandori rus Nikolai i II-të në një takim vendosën për një reformë radikale në Maqedoni.”

Këtë vit plasi revolucioni i turqve të rinj. Pushteti i ri rivendosi kushtetutën dhe u premtoi barazi të të drejtave të gjithëve kombësive, po ashtu barazi të fejeve në territoret e Perandorisë Osmane. Mirëpo, më vonë nisën të zhdukeshin institucionet dhe u ndërmorën masa ekonomike dhe administrative kundër pakicave. Kështu kundërshtimi i këtyre masave mori hov të madh, duke ndërprerë reformat në Perandorinë Osmane. Atëherë u arrit në vendimin që patjetër duhet të shpallet lufta. Mirëpo, Bullgaria e vogël nuk mund të sulmonte vetëm perandorinë e madhe, të shtrirë në rajonin e Ballkanit, Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Në atë kohë popullsia e Mbretërisë Bullgare numëronte katër milionë e gjysmë vetë, derisa shtetasit e sulltanit ishin 26 milionë. Përveç kësaj, fqinjët e tjerë të Bullgarisë u shpallën për ndarjen e trashëgimisë osmane. Kështu nisën bisedimet, së pari me Serbinë, pastaj me Greqinë, ndërsa pak më vonë edhe me Malin e Zi që të krijohet Aleanca Ballkanike kundër Perandorisë Osmane. Më 5 tetor të vitit 1912 plasi Lufta Ballkanike dhe përfundoi më 17 maj të vitit 1913, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes në Londër.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD