Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja i mban mend dëshmorët rusë

Foto: Miglena Ivanova

Monumenti në Parkun e Doktorit

Më 3 mars mbushen 134 vjet nga Çlirimi i Bullgarisë nga sundimi osman. Kjo u bë e mundshme pasi plasi Lufta e viteve 1877-1878 midis Rusisë dhe Turqisë. Pasi përfundoi lufta, në Bullgari u ndërtua një varg monumentesh të dëshmorëve, që falën jetën për të mirën e popullit tonë. Në shenjë falënderimi me rastin e Çlirimit u ngrit katedralja “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje. Në qendër të kryeqytetit ndodhet monumenti i Mbretit të Çlirimit, i cili është një emblemë e Sofjes. Cilat janë përmendoret e tjera në Sofje, na rrëfen znj. Katelina Salltirova-Pavllova, eksperte kryesore në Ndërmarrjen bashkiake “Sofja e vjetër”. Një nga këto përmendore është i ashtuquajturi Monument rus ndërtuar me mjete të popullit rus gjatë 1882.

“Ky monument u ngit në një vend, që gjendej jashtë kryeqytetit. Në veri ndodheshin varrezat bullgare dhe ato hebraike, ndërsa në jug – bostanet e banorëve të Sofjes. Vendi i monumentit ndodhet në udhën, ku komandanti i osmanëve e ka shpurë ushtrinë larg ushtarëve rusë, të cilët hynin atëherë në qytet. Pohohet se ndërtimi i monumentit është bërë ose nga arkitekti Vokar nga Stambolli, ose nga arkitekti rus Vlladimir Shervud. Këta dy projektues kanë pasur për detyrë të përgatisnin planet e monumenteve në të gjitha vendet e Bullgarisë, ku kanë rënë ushtarë rusë. Më 29 qershor 1882 Monumenti rus u shenjtërua nga princi bullgar Aleksandër Batenberg.”

Monumenti e ka formën e obeliskut. Shtrihet në një lulishte në afërsi të një kryqëzimi. Bulevardi, i cili në atë kohë ka çuar në monument, ka qenë vende për shëtitje. Më vonë, kur u ngrit monumenti i Mbretit të Çlirimit – Aleksandër i II-të në qendrën e Sofjes dhe u formua bulevardi “Mbreti i Çlirimit” shëtitoret e mëparshme u zhvendosën në bulevard.
Një përmendore tjetër ndërtuar si simbol i çlirimit të Bullgarisë ndodhet mbrapa Bibliotekës Kombëtare “Sh. Sh. Qiril dhe Metodi”. Parku, ku ngrihet monumenti, dihet si parku i doktorit.

Кателина Салтирова-Павлова

“Monumenti mban mend për guximin e mjekëve dhe sanitarëve, që humbën jetën gjatë Luftës ruso-turke për çlirim. Emrat e tyre janë mbishkruar me grama të zeza në bllokun e madh të mermerit. Së bashku me emrat e dëshmitarëve rusë janë edhe ata të polakëve, të cilët kanë qenë sanitarë në ushtrinë ruse – sqaron znj. Katelina. – Në anën perëndimore të monumentit janë mbishkruar emrat e të vdekurve gjatë betejës në qytetin Pleven, kurse në anën lindore – emrat e të vdekurve pranë qytetit Plovdiv. Në anën veriore të monumentit janë shënuar emrat e dëshmorëve, të rënë në betejën në majën Shipka të malit Ballkan, kurse në anën jugore monumenti ruan emrat e ushtarëve të vdekur pranë fshatit në veri të Bullgarisë, Meçka. Ka gjithsej 528 emra. Monumenti madhështor u përfundua gjatë 1883-ës. Projektuesi i tij ishte arkitekti çek Tomashek.”

Pranë bulevardit “Carigradsko shose”, para ballinës së Agjencisë Telegrafike Bullgare ndodhet i ashtuquajturi Monument i gardës.

Гвардейският паметник

“Baza e tij u vendos gjatë 1884-ës, ndërsa monumenti u ngrit një vit më vonë, thotë znj. Katelina. – U është kushtuar të vdekurve nga divizioni i tretë i këmbësorisë së gardës. Në të janë mbishkruar emrat e gjeneralëve Vasili Katelei dhe Dimitri Filozof. Gjatë bombardimeve në Sofje gjatë janarit të vitit 1944 ai u shkatërrua. Pas luftës monumenti u rivendos. U restaurua me rastin e 130-përvjetorit nga çlirimi i Sofjes dhe shpallja e saj për kryeqytet të Bullgarisë.”

Pasi osmanët korrën fitore pranë qytetit Pleven, ushtria ruse nën udhëheqjen e gjeneralit Gurko, nisi për në Sofje. Në atë kohë në qytet ka pasur shumë depo armësh dhe ushqimesh për ushtrinë turke. Me qëllim që ato të mos i përdorin rusët, as bullgarët, osmanët e futën Sofjen në flakë. Por një saje të heroizmit të konsulentëve evropianë Lege dhe Pozitano, qyteti u shpëtua. Pas këtyre përjetimeve, banorët e Sofjes vendosën të ngrinin monumentin Kryqi, i cili sot ndodhet në lagjen e Sofjes, Lozenec. Pranë monumentit janë nderuar zakonet festive në lidhje me Ditën e Ngritjes në qiej të Zotit Krisht.

Foto: arkiv personal i Katelina Salltirova-Pavllova

Monumenti Kryq në lagjen e Sofjes, Lozenec

“Njëri nga përshkrimet e para të këtyre festeve e ka bërë historiani çek Konstantin Ireçek. Ai rrëfen se si një mbrëmjen para festës njerëzit kanë ardhur me karroca dhe kanë ndezur zjarre të mëdha në livadhin para monumentit. Atje kanë kaluar tërë natën, në vë në dijeni znj. Katelina.”

Gjatë muajit mars do të restaurohet monumenti i Kryqit. Rreth tij po ndërtohet kisha e Shën Minas.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Miglena Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD