Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirëqenia e bullgarëve

Gjatë krizës bullgarët kursejnë paratë e veta në depozitat bankare.
Foto: BGNES
Sipas të dhënave statistikore bullgarët kanë depozituar në banka mbi 15 mrld euro. Pasiguria lidhur me krizën e borxheve në Evropë vazhdon të ndikojë në vend. Bullgarët qëndrojnë syhapur dhe kursejnë paranë e bardhë për ditë të zeza, duke pritur kohëra më të mira. Kështu reduktohet konsumimi dhe mënjanohen të gjitha shpenzimet e panevojshme. Sa të pasur janë bullgarët, kur 80 për qind prej tyre janë pronarë të banesave të tyre? Kohën e fundit mediat vendase i drejtojnë shumë vëmendje kësaj pyetjeje.

Kursimet e bullgarëve në banka arritën rekordin e rreth 16 mlrd eurosh, të cilat gjatë dhjetorit u shtuan me edhe 398 mln euro të tjera, tregon statistika. Eventualisht këto para do të rriten akoma. Sipas raportit të kompanisë së shërbimeve konsultative “Industry Watch”, çdo e pesta depozitë bankare në vend është në vlerë nga 25 deri në 100 mijë euro, ndërsa 11 për qind e të gjitha kursimeve janë nga mbi 100 mijë euro. Depozitat nga 10 mijë euro deri në 25 mijë euro përbëjnë 21 për qind të të gjitha të hollave në banka. Pjesa tjetër ka të bëjë me depozita në vlerë më të vogël, përfshi edhe ato deri 500 euro. Në raport me të dhënat e lartpërmendura, ka mjaft bullgarë që nuk kanë kursyer asnjë para. Pjesa dërmuese e depozitave janë bërë në valutën kombëtare (lev). Rreh 43 për qind të bullgarëve janë depozituar në euro. Lev apo euro, nuk ka lidhje, këto para të kursyera vijnë nga shitja e tokave të trashëguara. Ndryshe nga periudha para 15 vjetësh, sot bullgarët besojnë në llogaritë bankare, të cilat janë mjaft mirë të kapitalizuara, bile në kohë krize. Dhe e gjitha kjo në saje të ekonomizimit tonë. Shumë emigrantë bullgarë gjithashtu preferojnë të bëjnë depozita në bankat vendase. Shuma relativisht e mirë e të hollave në banka u japin siguri financiare shumë familjeve bullgare. A thua se kjo i bën dembelë dhe më pak kreativë. Ekspertët pohojnë që shuma e kredive të tërhequra luhatet rreth 10 mlrd euro.

Pjesa më e madhe e mirëqenies së bullgarëve ka të bëjë me pasuritë e tyre të patundshme. Pothuajse çdo familje bullgare është pronare e një banese. Nuk janë pak ato familje që kanë më shumë se një banesë, të blerë apo të trashëguar. Bullgarët nuk e lënë pas traditën, e cila transmetohet nga brezi në brez – shtëpinë e vet. Investimi në pasuritë e patundshme, sidomos në kohë krize, është një hap i sigurt. Sipas vlerësimeve të përafërta pasuria e bullgarëve vetëm në pronat e patundshme arrijnë më shumë se 100 mlrd euro.

Në internet ka një sajt me informacione rreth milionerëve bullgarë. Gjendja financiare e më të pasurit në listë numëron 376 mln euro. Kurse pasuria e atij mbi numrin dhjetë vlerësohet më shumë se 100 mln euro. Në fillim të vitit të kaluar 1 673 bullgarë kanë regjistruar të ardhurat e tyre në vlerë mbi gjysmë milion euro për vitin 2010. Në kohë krize numri i milionerëve bullgarë u rrit, sepse shumë njerëz e kanë shitur biznesin e tyre.
Gjithçka e lartpërmendur kundërshton me të dhënat e agjencive të mbledhjes së pagesave të vonuara, të cilat nxjerrin në pah rezultate të tjera. Në kohë krize bullgarët e shtresës së mesme gjithnjë e më vështirë paguajnë shpenzimet shtëpiake dhe shlyejnë këstet e kredisë. Arsyet për këto vështirësi kanë të bëjnë me pagat e vonuara, ose të papaguara fare, gjithashtu me shpërblimet e bllokuara, humbjen e vendit të punës dhe me çmimet e larta. Huamarrësi i zakonshëm bullgar mund të përshkruhet kështu: afërsisht i moshës 50 vjeçare, i cili të paktën në fillim shkëputet me pagesat e lizingut që të përballojë gjendjen dëshpëruese. Vështirësisht e le automjetin. Dihet që pagat në Bullgari janë më të ulëta në BE. Rroga minimale mesatare është vetëm 138 euro. Shpjegimi i pagave të ulëta nuk shkon me atë të prodhueshmërisë së ulët të punës. Rroga minimale mesatare në Greqi, p.sh., bile në këtë situatë të vështirë arrin 600 euro. Prandaj shumë bullgarë preferojnë të emigrojnë andej, duke kërkuar punë. Në vend çmimet e mallrave dhe shërbimeve, më së shumti ato për ngrohje dhe ushqime, vazhdimisht shkojnë lart. Faturat e larta për ngrohje gjatë këtij dimrit të ftohtë i bën shumë bullgarë që të tremben. Kurse pagat dhe pensionet janë të bllokuara. Bullgarët pohojnë se po të normalizohen çmimet e ngrohjes ndaj nivelit të pagës do t’i bëjnë ballë sfidave financiare.

Sipas parashikimeve të Qendrës së zhvillimit ekonomik gjatë vitit të ardhshëm bullgarët do t’ia thonë krizës “lamtumirë”. Ekonomia do të rimëkëmbet, ndërsa të ardhurat në sektorin shtetëror dhe në atë privat do të rriten. Mirëpo, një varg ekspertësh me emër nuk ndajnë mendime pozitive.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD