Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petja Caneva nga Spanja – bullgarja e vitit

Nënpresidentja Margarita Popova ia dorëzoi çmimin themelueses së shkollave bullgare në Spanjë Petja Caneva.
Foto: BGNES
Më se 120 janë shkollat bullgare nëpër botë. Krahas kësaj ka edhe shumë shoqata kulturore, grupe folklorike e kështu me radhë. Dhe kudo që të jenë ato vatra bullgare ruajnë identitetin kombëtar të bashkatdhetarëve me banim në vendin përkatës.

Vitin e tretë me radhë u dorëzuan çmimet tradicionale “Bullgarja e vitit”. Ata jepen nga Agjencia Shtetërore e Bullgarëve Jashtë Shtetit për kontribut në mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar dhe kulturor ndër bashkitë bullgare jashtë kufijve të vendit. Për dallimin sivjet u konkurruan 15 bashkatdhetare tanë nga 11 shtete. Në kremtimin në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” u mblodhën bullgaret, të cilat jashtë shtetit kujdesen të ruhet gjuha dhe kultura amtare. Prizën e dorëzoi nën presidentja e Bullgarisë Margarita Popova. Në fjalinë e rastit ajo theksoi:
“Për mua është një nder i jashtëzakonshëm të dorëzojë çmimin “Bullgarja e vitit”. Është shumë e ndershme puna, që ju bëni jashtë kufijve të Mëmëdheut. Ju punoni për fëmijët e Bullgarisë, për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës bullgare. Bullgaria do të mbetet, sepse e duam, sepse jemi gra, sepse dimë si të japim jetë dhe si të mbrojmë jetën dhe si ta bëjmë këtë jetë të denjë dhe të çmueshme.”

Çmimi “Bullgarja e vitit” përbën një statuja prej bronzi të Shenjtores Zllata Mëglenska. Ajo mishëron shpirtin dhe dinjitetin e bullgares. Zllata Mëglensa është një shenjtore bullgare dhe greke, që jetonte në shekullin XVIII në kohën e sundimit turk në Bullgari. Ajo ishte një vajzë plotë joshje, mirësie, nder, me një besim të fortë në fenë e krishtere. Kjo bukuri e rrallë që posedonte i solli shumë vuajtje dhe u bë shkak për mundimet e saj të mëdha prej martire. Sipas jetëshkrimit, një turk i ri e rrëmbeu, që të martohet me të. Ai deshi, që ajo të heqë dorë nga feja e vet e krishtere. Mirëpo, ajo nuk ishte e prirë të ndërrojë fenë e vet. Në disa ikona shenjtorja Zllata Mëglenska është e rikrijuar me veshje popullore bullgare.

Në vitin 2009 me ide të historianit docent Pllamen Pavllov Shenjtorja Zllata Nëgllenska u zgjodh mbrojtëse qiellore të bullgareve jashtë shtetit. Dhe kjo ishte arsyeja, për të cilën Agjencia Shtetërore e Bullgarëve Jashtë Shtetit të themelojë këtë çmim me emrin e saj. Mbajtësja e dallimit “Bullgarja e vitit 2011” u bë Petja Caneva. Ajo banon në Madrid të Spanjës. Dhe nuk do të jetë e tepruar, nëse do të themi, se kjo bullgare zemërgjerë, është një iluministe bashkëkohore. Ajo është themeluese e Asociacionit Kulturor Bullgar “Ballkan” dhe e shkollës së parë bullgare në Madrid “Shën Ivan Rillski”. Më vonë në qytete të ndryshme të Spanjës u krijuan edhe gjashtë filiale të tjera të kësaj shkolle. Petja Caneva është edhe themeluese dhe drejtoreshë e gjimnazit të parë bullgar “Jordan Jovkov” në kryeqytetin spanjoll. Në ceremoninë duke marrë statujën Petja Caneva tha:

“Për herë të parë mezi tani zbulova, sa shumë kamë bërë. Në fakt të gjitha ato shkolla janë fryt i përpjekjeve të të gjithë bullgarëve nga Asociacioni “Ballkan”. Është me rëndësi të punojmë bashkë – shtetasit dhe institucionet shtetërore. Për mua është një krenari, se punoj për fëmijët bullgarë, se çdo vit të paktën 40 fëmijë me prejardhje bullgare të lindur në Spanjë, përvetësojnë në shkollën tonë gjuhën bullgare. E pranoj këtë dallim, si çmim për të gjitha bullgaret, të cilat punojnë për ruajtjen e identitetit kombëtar bullgar anë e mbanë botës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Sillvija Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD