Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Librat më të kërkuar në Bullgari gjatë vitit 2011

Foto: BGNES

Dalëngadalë rikthehet moda e leximit, me gjithë konstatimet, se gjatë viteve të fundit bullgari nuk shfaq interes ndaj letërsisë. Leximi është me rëndësi për zhvillimin e njeriut si personalitet. Leximi ndihmon pjekurinë emocionale dhe intelektuale, zhvillon imagjinatën, stimulon kureshtjen, formon interesat. Për fat të keq leximi nuk është i përpjesshëm me blerjen e librave, të paktën në Bullgari. Ky është përfundimi i menaxherit tregtar të një prej shtëpive më të mëdha të botimit te ne, Konstantin Jordanov. Konkluzionet ai e bënë mbi bazë të klasifikimit tradicional vjetor të vargut librarish të shtëpisë botuese, ku shiten libra të çdollojshme.

Cili është konkluzioni i parë, që mund të bëhet mbi bazë të 50 librave më të kërkuara në Bullgari gjatë vitit 2011?

“Duke shfletuar klasifikimin e vitit 2011 mund të bëhet përfundimi, se lexuesit shfaqin një interes të theksuar ndaj librave me tematikë psikologjike, letërsi motivuese, libra për vet njohjen – thekson zoti Konstantin Jordanov. Kjo mund të shpjegohet me krizën e personalitetit. Njerëzit kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre nga jashtë. Sikur fillojmë të komunikojmë më pak midis njeri tjetrit. Krahas kësaj nuk jemi të prirë të kërkojmë ndihmë nga terapeutiku psikologjik. Klasifikimi i vitit 2011 tregon edhe një fenomen tjetër interesant. Shihet një interes ndaj përrallave, ndaj mësimeve të së kaluarës si për shembull sofizmi në librin “Dashuri” me autor Elif Shafak. Ka edhe tituj të tjerë të ngjashëm si “Dhurata e fshehur” – përralla dhe sentenca për jetën nga Xheries Avad, “Formula e lumturisë” të psikologut britanik Klif Arnall, libri ezoterik “Sekreti” me autor Ronda Bërn dhe shumë të tjera. Kjo tendencë u afirmua vitet e fundit dhe bëhet gjithnjë më e qëndrueshme.”

© Foto: BGNES

Në krye të klasifikimit të librave më të lexuara gjatë vitit 2011 janë “Tri pyetje” dhe “Le t’ju tregoj”, autor i të cilëve është psiko-analitiku argjentinas Horhe Bukaj. E dhjetëshja e parë përfundon me dy libra të tij të tjera “Trego me mua” dhe “Të duhemi me sy të hapur”. Në fakt në 50 librat më të lexuara në Bullgari hyjnë të gjitha veprat e argjentinasit Horhe Bukaj, të përkthyera në gjuhën bullgare. Në vendin e tretë është libri i shkrimtares turke Elif Shafak “Dashuri”. Librat bullgarë në dhjetëshen e parë janë vetëm dy. Pozitën e katërt e zë “Biografia” humoriste e kryeministrit Bojko Borisov, krijuar nga skenaristët e programit televiziv “Shouja e Sllavi Trifonovit”. Në pozitën e pestë është “Lili Ivanova. E vërteta”. Ky libër përmban autobiografinë e këngëtares më të njohur bullgare të muzikës pop, redaktuar nga gazetari Martin Karbovski. Librin tjetër më të kërkuar bullgar e gjejmë në pozitën e 15. Ky është romani i ri “Anomali” me autor Ljudmilla Filipova.

A lexon më shumë bullgari sot?

“Jam optimist dhe një nga shkaqet për këtë është, se shumë të rinj filluan të lexojnë – tregon Konstantin Jordanovi. – Pikërisht ata janë kontingjenti me kërkesa më të larta. Gjatë vitit 2011 nuk u botuan shumë libra për ta. Por 2010-tën përkrah tezën time, më tepër me librat e shkrimtarit Stefani Majer. Në vitin 2010 librat e këtij autori figuruan në të gjitha klasifikimet ndër 50 veprat e para. Nga klasifikimi i vitit 2011 bëhet e qartë, se bullgari jo vetëm, që fillon të lexojë. Ai fillon të shfaq interes ndaj autorëve bullgarë. Tashmë dallohet një grup nga nja 10 shkrimtarësh bullgarë, të cilët njerëzit i njohin, i pëlqejnë dhe i kërkojnë. Ndër ta janë Alek Popov, Georgi Gospodinov, Zahari Karabashlliev, Luben Dillov-Biri, Vanja Shtereva, Ilija Trojanov. Për fat të keq një proces është leximi, ndërsa një proces tjetër, krejt e ndryshëm është blerja e librave. Dhe në se një evropiani blen 6 – 7 libra për vit, bullgari mund t’i lejojë vetes të blejë vetëm një libër.”

© Foto: BGNES


Që prej vitesh dallohet një tendencë në Bullgari. Shitjet e librave me çdo vit, që po kalon, ulen. Faktori çmim është me rëndësi të madhe, të mos themi, se është kryesor. Është fakt, se në provincë mundësitë e kufizuara financiare të popullsisë caktojnë blerjen më të vogël të librave.

Çfarë e bënë një libër më të kërkuar dhe më të preferuar në krahasim me ndonjë libër tjetër?

Romani “Misioni Londër” me autor Alek Popov
“Libraritë janë plotë e për plotë librash. Biznesi lidhur me botimin e librave, nuk mund t’i lejojë vetes mjete të mëdha për reklamë. Ja përse ka libra të vlefshëm, të cilët nuk blihen, sepse nuk kanë popullaritet. Dhe përkundrazi libra jo aq të rëndësishme dhe me vlerë i gëzohen një sukses të madh. Është fakt, se reklama shet. Mediat gjithashtu luajnë një rol të madh në shitjen e librave. Një shembull është romani “Misioni Londër” me autor Alek Popov, mbi të cilin u xhirua një film, filloi jetën e vet tregtare pas shfaqjes së filmit. Është fakt, se romani doli në tregun e librave para më se 10 vitesh.”

Menaxheri tregtar Konstantin Jordanov bënë edhe një saktësim tjetër të rëndësishëm për botimin dhe shitjen e librave në Bullgari: “Biznesi me librat është lidhur tepër ngushtë me zhvillimet në përmasë botërore. Vitet e fundit në tregun bullgar të librave dallohen dy tendencat kryesore – autorë modernë bullgarë, të cilët nuk përbëjnë më se 10-15 për qind dhe letërsi e përkthyer. Botuesit bullgarë tregojnë një zhdërvjelltësi të madhe, pasi ndjekin zhvillimin e tregut botëror të librave. Menjëherë pasi në përmasë botërore do të shfaqet ndonjë libër interesant, ata shumë shpejtë e vënë në qarkullim edhe te ne. Kështu që për sa iu përket shitjeve të librave jemi të lidhur ngushtë me tendencat botërore. Nëse jashtë do të ketë libra interesantë, do të ketë punë edhe për shtëpitë botuese në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Vesela Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë virtuale prezanton gjetjet nga nekropoli afër Trebenishtes

Ekspozita “Trebenishte. 105 vjet nga hapja e nekropolit, 1918 – 2023” mund të shihet virtualisht në faqen e Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë bullgare të shkencave në rubrikën “Ekspozita Digjitale”, njofton BTA. Sende nga 7 varre..

botuar më 24-05-09 8.10.PD

Festivali ndërkombëtar "Antistatik" josh publikun me "Më shumë se një kërcim"

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim". Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë..

botuar më 24-05-07 8.20.PD

Galeria britanike The Wilson prezanton një koleksion pikturash të një emigranti bullgar

Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo..

botuar më 24-04-28 8.05.PD