Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Agra 2012” e vuri theksin mbi biobujqësinë dhe inovacionet

Ekspozita ndërkombëtare e bujqësisë “Agra 2012” në Plovdiv.
Foto: BGNES

Sivjet theksat kryesorë në Ekspozitën ndërkombëtare të bujqësisë “Agra 2012” në Plovdiv, e cila u zhvillua nga 6 deri më 10 mars, ishin biobujqësia dhe inovacionet në bujqësi. Ekspozita e sivjetshme “Agra”, e cila ka një histori 20 vjeçare, është forumi më i suksesshëm agrar në Evropën Juglindore. Që nga viti 1995 Agra është anëtar i Asociacionit ndërkombëtar të industrisë së ekspozitave (UFI), kurse në vitin 2008 ajo hyri edhe në kalendarin e EURASCO (European Federation of Agricultural exhibition and Show organizers) – njohje për cilësinë dhe prestigjin e ekspozitës. Në edicionin e saj të sivjetshëm morën pjesë 25 vende, pothuaj me 30 për qind më shumë nga ato të pranishme vitin e kaluar.

Për herë të parë kishte një ekspozitë të specializuar për blegtori dhe bujqësi biologjike – “Bioagra”. Ajo u organizua me përkrahjen e fondacionit “Avlon” të Holandës dhe të Qendrës agroekologjike të Universitetit agrar në Plovdiv. Vendi ynë ka një potencial të madh për zhvillimin e këtij lloji të bujqësisë, mendojnë ekspertët, por ka nevojë për një përkrahje më të madhe nga ana e shtetit ndaj kësaj veprimtarie ekonomike. Për fat të keq një pjesë shumë e vogël e subvencioneve evropiane të parashikuara për bujqësi përdoren për biobujqësi te ne – mjaftë nën 10 për qind. Parashikohet që gjatë vitit të tanishëm dhe vitit tjetër kjo mungesë proporcioni të fillojë të korrigjohet, kurse për periudhën tjetër programore (2014 – 2020) politika bujqësore e vë theksin mbi stimulimin e praktikave bujqësore ekologjike dhe parashikohet që për to të përdoret një e treta prej të gjitha subvencioneve. Tregu i bioprodukteve zhvillohet shumë shpejt, kurse Bullgaria ka potencial të madh për ta shndërruar biobujqësinë në një sektor kryesor. Një perspektivë e mirë krijohet edhe me marrëveshjen e arritur midis BE-së dhe SHBA-së për tregti të lehtësuar me bioprodukte që nga një qershori i këtij viti. Bullgaria ka shans për të eksportuar bimë mjekësore, drithëra, fruta dhe perime, verëra, qumësht, mish, mjaltë dhe produkte të tjera bujqësore me certifikatë. Në programin e konferencave të “Agra 2012” kishte tema, lidhur me aspektet e ndryshme të biobujqësisë. Shumë i rëndësishëm është forumi, kushtuar marketingut të bioprodukteve. Shumë prej këtyre produkteve u paraqitën në një mbrëmje speciale të bioushqimeve.

© Foto: BGNES

Sipas traditës në ekspozitën “Agra” marrin pjesë me inovacione të veta të gjitha degat shkencore të Akademisë bullgare të bujqësisë. Këtë vit u paraqitën shumë risi botërore, kurse theksi përsëri ishte biobujqësia. Ndër atraksionet e mëdha këtë vit ishte pjeshka bullgare – gjigant, e seleksionuar nga Instituti i frutikulturës. Instituti i bujqësisë në Karnobat paraqiti varietetin e tij të ri të elbit “Odisej”, i cili është i përshtatshëm edhe për prodhimin e birrës. Përdorimi i energjisë diellore për tharjen e frutave, bimëve mjekësore dhe kërpudhave në kuadrin e një dite, është risia botërore, vepër e shkencëtarëve në Institutin për blegtori dhe bujqësi dhe në Institutin për studimin dhe zhvillimin e ushqimeve. Në këtë mënyrë, duke u përdorur vetëm energjia e diellit, shpenzimet ulen në mënyrë të konsiderueshme.

© Foto: BGNES


Një interes të madh nga ana e fermerëve bullgarë kishte ndaj makinave bujqësore, të paraqitura në ekspozitë. U ekspozuan makina të brezit më të ri, të cilat kursejnë jo vetëm kohë dhe lëndë djegëse, por edhe lëshojnë sasi minimale gaze të dëmshme. Ndër ngjarjet kryesore të “Agra 2012” është krijimi i një shoqërie bullgaro-amerikane midis “Rimeks 1 Holding” dhe “Titan Machinery Intercorporated” nga SHBA-ja. Kështu prodhuesi i madh i makinave bujqësore “CNH” vjen në Bullgari, me qëllim vendosjen e tij në tërë Evropën Lindore. CNH Global (Case-New Holland) është prodhuesi i dytë më i madh në botë i teknikës bujqësore, pronë e FIAT Group.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD