Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtja e fëmijëve – theks i Forumit të PABSEC-ut në Sofje

Takimi i Komitetit të Kulturës, Arsimit dhe Çështjeve Sociale të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi
Foto: BTA
Në Sofje u mbajt Edicioni i 38-të i Komitetit të Kulturës, Arsimit dhe Çështjeve Sociale të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Në forum morën pjesë deputetë nga 12 vendet anëtare të organizatës: Bullgaria, Shqipëria, Greqia, Turqia, Serbia, Rumania, Moldavia, Ukraina, Rusia, Armenia, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani. Theksi i diskutimeve u vë mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe përmirësimin e legjislacionit në këtë fushë. Në forum u vlerësuan të bërat dhe u diskutuan masat që do të votohen në seancën e Asamblesë gjatë vjeshtës në Baku.

Bullgaria paraqiti projektligjin e ri në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve. “Ky propozim ligjor bazohet si në mbrojtjen e fëmijëve në përgjithësi, por edhe në respektimin e të drejtave
Dimitër Atanasov
të tyre – sqaron z. Dimitër Atanasov, shef i delegacionit bullgar. – Aktualisht projektligji provokon një diskutim të gjerë në hapësirën publike. Në forum bëmë një pasqyrë të të bërave në politikën tonë të deritanishme drejtuar mbrojtjes së fëmijëve. Vendet e tjera anëtare gjithashtu raportuan për arritjet e veta. Shqyrtimi i këtyre të fundit është me shumë rëndësi, sepse çdo vend i ka problemet specifike me fëmijët dhe shfaqin qëndrime të ndryshme politike e publike. Një faktor shumë i rëndësishëm ka të bëjë me situatën ekonomike, d.m.th. mjetet financiare që mund t’u jepen fëmijëve. Forumi është me rëndësi për Bullgarinë, sepse vendi ynë do të organizojë mbledhjen e 20-të të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Takimi do të udhëhiqet nga kryetarja e Parlamentit Bullgar, znj. Cecka Caçeva. Qysh sot e kemi filluar përgatitjen me qëllim të mbedhim më shumë shefa të parlamenteve në rajon. Vjeshtës në Baku, Azerbajxhani do t’ia dorëzojë Bullgarisë presidencën e asamblesë.”

Çfarë u arrit në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve?

“Për herë të parë çështja e të drejtave të fëmijëve u shqyrtua nga Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi para 10 vjetësh, tha znj. Zhala
Zhala Aliyeva
Aliyeva, kryetare e Komitetit të Kulturës, Arsimit dhe Çështjeve Sociale të Organizatës. Prej atëherë e deri më sot çdo vend anëtar, po ashtu bota në përgjithësi, ndryshoi shumë në këtë drejtim. Për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, legjislacioni i çdo vendi tregoi suksese, por edhe mungesa gjithashtu. U bënë hapa të rëndësishëm, por ende ka çfarë për t’u kërkuar. Ja pse ne e shqyrtojmë këtë çështje. Në boton dhe rajonin që po ndryshon, çdo vend bën gjithçka të mundshme që t’i mbrojë fëmijët. Çdo prej nesh, si prind, do të bënte gjithçka që fëmija e tij të jetë i siguruar, pa dallim gjuhe, etnie dhe shtetësie. Nëse e kërkojmë paqen, e bëjmë këtë në vend të parë për fëmijët tanë. E njëjta gjë vlen për zhvillimin ekonomik dhe arsimor. Ne duam që fëmijët e braktisur të birësohen. Azerbajxhani bëri shumë hapa të suksesshëm në këtë drejtim. Janë përgatitur programe drejtuar adoptimit të këtyre fëmijëve. Gjatë 2009-ës në Azerbajxhan u organizua një referendum në lidhje me ndryshimet në kushtetutë. Disa prej tyre kishin të bënin me mbrojtjen e fëmijëve. P.sh. u ndalua emërimi në punë i fëmijëve nën 16 vjeç. Sot kemi probleme me fëmijët e larguar nga regjioni Nagorni Karabah për shkak të konfliktit të armatosur andej. Në fushën e betejës ushtarët jo vetëm vriten me njëri tjetrin, por plagosin edhe fëmijët. Duke qenë ngarkuar me përgjegjësinë e deputetëve, duhet të shqyrtojmë këto çështje, të gjitha ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve.”

Si mbrohen të drejtat e fëmijëve në rajonin e Detit të Zi?

“Në vend të parë problemi në vendet e Detit të Zi është në lidhje me legjislacionin – sqaron znj. Zhala Aliyeva. – Si kushtetutat, ashtu edhe parlamentet, duke funksionuar si organe legjislative, duhet të mbështeten në konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së fëmijëve. Le të marrim, p.sh., fëmijët e sëmurë nga diabeti. Në Azerbajxhan ka një sëmundje të rëndë të gjakut që është vdekjeprurëse tek fëmijët. Prandaj në vend janë hartuar rregullime të veçanta normative drejtuar këtyre fëmijëve, është ndërtuar një spital, ku ata mjekohen dhe është përpiluar një program edukativ. Në përgjithësi mund të thuhet se vendet e Detit të Zi dhe ato përreth rajonit bëjnë gjithçka të mundshme që fëmijëve t’u sigurohen kushtet e mira të jetesës. Të bërat tona duhet të ecin me tendencat e reja të botës, sepse ai po ndryshon. P.sh. dhuna ndaj fëmijëve është një problem serioz. Në Azerbajxhan u miratua një ligj, sipas të cilit u hiqet kujdestaria prindërve dhe fëmija merret në mbrojtje nga shteti.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD