Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marsi – muaji i grave në traditën dhe në përditshmen

Foto: BGNES

Nuk është sekret, se marsi është muaji i grave. Mirëpo, pse është ashtu?

Sipas përrallave dhe legjendave bullgare, muajit e vitit janë njëmbëdhjetë vëllezër dhe një motër – Marta, mirëpo shqip Marsi. Të gjithë ata jetojnë përtej botës dhe pas njeri tjetrit vijnë në jetën e njerëzve. Vetëm Gjysha Marta pritet me nderime speciale dhe me respekt të madh. Edhe më sot në disa rajone të vendit ruhen dhe plotësohen zakonet e vjetra të kryera më 1 marsi: pastrimi ritual i shtëpisë, ndezja e zjarreve të marsit, largimi i zvarranikëve e kështu me radhë. Është tepër e përhapur tradita të lidhen verore, ose bullgarisht martenica. Ato përbëjnë amulete të punuara me penj të bardha dhe të kuqe të thurura me njeri tjetrin. Zakonisht veroret mbahen të lidhura në qafëzën e dorës ose në qafë. Besohet se veroret mbrojnë nga sy të liga dhe nga të gjitha të këqijat, se sjellin shëndet dhe pjellori. Njeriu ka nevojë për mbrojtje pikërisht në këtë periudhë të pasigurisë dhe të tranzicionit, në kufirin midis dimrit dhe pranverës, kur moti është herë diellor, herë i vranët, herë i ngrohtë, herë i ftohtë, herë i kthjellët. Në folklorin bullgar ky ndryshueshmëri i kushteve meteorologjike shpjegohet me karakterin e paqëndrueshëm të Gjyshes Marta. Herë ajo është e buzëqeshur dhe plotë hare, herë e zemëruar dhe e inatosur. Mirëpo, pse është ashtu? Sipas disa legjendave vëllezërit e saj Janari dhe Shkurti ose siç quhen në traditën popullore Goljam dhe Mallëk Seçko, në përkthim Acari i Madh dhe Acari i Vogël, pinë gjithë verën, që bënë bashkë, pa i lënë asaj asnjë gllënjkë. Pasi e zbuloi këtë, Gjysha Marta u nxeh shumë, por pak pas ajo u qetësua, sepse verën nuk e pinë njerëz të huaj, por vëllezërit e saj. Ka edhe tregime të tjera, sipas të cilëve Marta ishte nusja e Prillit. Ai ishte një djalosh i ri dhe i bukur, por gjithnjë petkat e tij ishin të ndyra me llucë. Kur ajo shikonte fytyrën e tij plotë joshje, Marta buzëqeshej. Mirëpo, kur shikonte këmbët e tij të përlyera me baltë – ajo zemërohej dhe inatosej...

© Foto: arkiv

Pastrimi ritual i shtëpisë

Dhe nëse në fillim të muajit mars vjen Gjysha Marta plotë gëzime por edhe rreziqe, në fund të marsit shënohet një nga festat më të mëdha të krishtere – Ungjillëzimi i Hyjlindëses më 25 mars. Kjo është dita, në të cilën Kryeengjëlli Gavraill i solli Hyjlindëses lajmin e këndshëm, se ajo u zgjodh të lindë birin e Zotit Isu Krisht – Shpëtuesin e Botës. Është e shpjegueshme, se kjo festë gjithnjë bie gjatë pranverës – Biri i Zotit vjen atëherë, kur natyra zgjohet për jetë dhe zhdryhen forcat e pjellorisë. Studiuesit prej kohe kanë zbuluar, se si figura pagane e Gjyshes Marta, ashtu edhe pamja e Hyjlindëses së krishtere mishërojnë arketipin e lashtë të Hyjnisë Nënë, e cila lind botën dhe tjerr fijen e jetës. Nuk është e rastit, që në afresket e lashta të artit kishtar në skenën e Ungjillëzimit, Hyjlindësja rikrijohet me një shtëllungë në furkë, të cilën ajo tjerr. Pak janë ata, të cilët dinë, se gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, te ne 25 marsi kremtohej si Dita e Gruas dhe Nënës së Krishtere. Pas liturgjisë festive në kishë, të gjithë fëmijët u dhuroheshin nënave tufa lulesh.
Ungjillëzimi i HyjlindësesPrapë muajin mars, midis 1 marsit dhe Ungjillëzimit të Hyjlindëses ka edhe një ditë tjetër të shënuar grash. Kjo është 8 marsi – Festa Ndërkombëtare e Grave. Vendim për shënimin e kësaj dite u miratua në Konferencën Ndërkombëtare të Grave Socialiste në vitin 1910 në Kopenhagë. Në fillim kjo ditë shënohej me demonstrata në mbrojtjen e të drejtave të grave në Danimarkë, Suedi, Austri dhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore. Pak më vonë në Rusinë bolshevike 8 marsi u shpall festë zyrtare, ndërsa nga viti 1965 është ditë pushimi. Kështu 8 marsi zuri vend të rëndësishëm në ciklin festiv jo vetëm në ish Bashkimin Sovjetik, por edhe në vendet e tjera të bllokut komunist. Edhe në Bullgari gjatë socializmit kjo ditë dalë ngadalë humbi kuptimin dhe thelbin e vet politik dhe u afirmua si një ditë e nënës, e dashurës, e koleges. Burrat u dhuronin lule grave të veta, ndërsa fëmijët – nënave dhe mësueseve. Edhe pas ndryshimeve demokratike në vitin 1989 festa vazhdon të shënohet si nga gratë, ashtu edhe nga burrat, me gjithë kritikat, se është një festë socialiste dhe duhet të harrohet.

© Foto: BGNES


Vetë gratë e pranojnë, se muaji mars është muaji i grave. Edhe më sot ka një praktikë rituale, që pranohet ngandonjëherë edhe në mënyrë qesharake. Çdo grua zgjedh ndonjë datë nga muaji mars dhe sipas ndodhive këtë ditë ajo hedh fall për karakterin e vet ose për përjetimet emociononte gjatë pranverës. Kështu muaji i pranverës, i ringjalljes së natyrës dhe i zënies, i motit të ndryshueshëm dhe i gjendjes së paqëndrueshme, i fillimit të ri dhe i shpresave të reja, vazhdon të lidhet me gratë dhe me energjinë e tyre. Kështu marsi gjithnjë na kujton të vlerësojmë dhe të respektojmë si forcën, ashtu edhe dobësinë e gjysmës së bukur të njerëzimit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Vihra Baeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD