Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mitropoliti Antim i Pari – ekzarku i parë i Kishës Ortodokse Bullgare

Pasi u shpall autoqefalia e Kishës Ortodokse Bullgare nga Patrikana e Stambollit në vitin 1870, vetëm disa vite më vonë më 16 shkurt mitropolit Antim Itë vitit 1872 u zgjodh kreu i parë i kishës bullgare. Ky ishte mitropoliti Antim dhe zgjedhja e tij për këtë post nuk ishte e rastit. Ai jo vetëm që ishte një klerik i arsimuar, por edhe aktivist i shquar shoqëror, atdhetar i flaktë. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi pesëshekullor osman ai u radhit ndër themeluesit e shtetit modern bullgar.

Emri laik i mitropolitit Antim është Atanas Mihajllov Çallëkov. Ai lindi në vitin 1816 në qytetin Llozengrad të Trakisë Lindore, që sot ndodhet në Turqi. Në vitet rinore ai u shugurua murg nën emrin Antim. Karrierën e klerikut e nisi në Aton Malin e Shenjtë. Aty është Manastiri i Hilendarit, në të cilin në shekullin XVIII një murg tjetër bullgar – Paisij shkroi “Historinë sllavo-bullgare” – një libër me rëndësi të madhe për Rilindjen Kombëtare. Më vonë Antim mbaroi shkollën prestigjioze laike në lagjen Kuruçeshme të Stambollit. Mësimet i vazhdoi në shkollën e teologjisë në ishullin grek Hallki dhe pas kësaj edhe në Akademinë e Teologjisë në Moskë. Pasi mbaroi studimet në Rusi Antimi u kthye si pedagog në Hallki. Për një kohë të shkurtër ishte edhe rektor i kësaj shkolle.

Mesi i shekullit XIX karakterizohet me kulmin e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Kjo periudhë dallohej me luftërat e bullgarëve për një kishë të vet autoqefale. Megjithëqë Patrikana e Stambollit me të gjitha forcat mbronte statukuon, erdhi koha, kur u detyrua t’u kushtojë një vëmendje më të madhe klerikëve të rinj dhe të arsimuar bullgarë. Në fillim Antimi u bë Mitropolit i Presllavit. Ndërsa në vitin 1868 u bë Mitropolit i Vidinit. Mirëpo, ai refuzoi t’i nënshtrohet patrikanës dhe u përfshi në luftën për pavarësi kishtare. Kjo luftë ishte një shkollë e vërtetë e pjekurisë politike të popullit bullgar. Gjatë vitit 1870 me mjete paqësore populli arriti një fitore shumë të rëndësishme – sulltani Abdull Azis nënshkroi një ferman për krijimin e Eksarkisë Bullgare. Pas rrëzimit të Bullgarisë nën sundimin turk në fund të shekullit XIV Eksarkia ishte institucioni mbarëkombëtar i popullit, që prezantonte bullgarët si para pushtetit perandorak, ashtu edhe para mbarë botës. Për arsye, se ajo bashkonte territore të gjera dhe popullsi të madhe, shumë shpejtë ajo fitoi një rëndësi politike ndërkombëtare, për më tepër kur çështja bullgare u shtrua në rendin e ditët së Evropës.

Vetëm mund të përfytyrojmë entuziazmin e bullgarëve, kur dëgjuan, se tashmë kishin kreu të vet shpirtëror. Gazetat e atëhershëm pasqyruan gjerësisht me tablo të gjalla të gjitha ngjarjet. Në portin Ortakjoj të Stambollit Antim I dhe burrat e shtetit, që e shoqëruan mbërritën me disa anije. Shumë njerëz pritën delegacionin bullgar. Me këngë kishtare dhe me brohoritje “Rrofsh!” të pranishmit e përcollën priftin Antim deri te rezidenca e eksarkut.

Shumë shpejtë u sosën mundësitë për luftë paqësore në mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve. Muajin prill të vitit 1876 u shpërthye Kryengritja e Popullit Bullgarë kundër robëruesve turk, e njohur në historinë si Kryengritja e Prillit. Ky rebelim popullor u shua me shumë masakra. Në situatën e rëndë pas disfatës së kryengritjes Eksarkia nuk ishte vetëm mbështetja shpirtërore e bullgarëve. Antim I refuzoi kategorikisht të bashkëpunojë me Portën e Lartë, qeverinë osmane, dhe protestonte kundër të dhënave jo objektive zyrtare për ngjarjet e prillit të vitit 1876. Ai qëndronte në krye të delegacionit, që mbronte viktimat e shumta para Portës së Lartë. Krahas kësaj Eksarkia filloi një veprimtari të gjallëruar ndërkombëtare. Në kryeqytetet më të mëdha evropiane ajo përcolli aktivistë të njohur shoqërorë, të cilët shtruan para Evropës çështjen bullgare.
E gjithë kjo keqësoi shumë marrëdhëniet e ekzarkut me qeverinë osmane. Miqtë e tij kishin frikë, se Antim I do të kishte fatin e patrikut grek Grigorij, i cili u ekzekutua pas kryengritjes Greke në vitin 1821. Atyre shqetësimeve Antimi iu përgjigjej: “Kjo do të jetë një lumturi! Atëherë Turqia vrau patrikun Grigorij, por Greqia u çlirua dhe u rimëkëmbë!”

Antim I përballoi të gjitha trazirat dhe vështirësitë në jetë. Gjatë vitit 1877 Porta e Lartë e shkarkoi nga detyrat dhe e mërgoi në Azinë e Vogël. Ai u çlirua në vitin 1878 pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke, e cila e solli çlirimin e Bullgarisë. Antimi u bë një nga ndërtuesit e Bullgarisë së re. Ai u zgjodh kryetar i Kuvendit të Madh Popullor në qytetin Veliko Tërnovo në vitin 1879. Ky parlament i parë i Principatës së Bullgarisë hartoi Kushtetutën e Tërnovos, një nga kushtetutat më demokratike për atë kohë në mbarë Evropën. Po atë vit Antim I u bë kryetar i Kuvendit të Madh Popullor, i cili zgjodhi princin Aleksandër Batenberg – kryetar të parë të Shtetit të Tretë Bullgar.

Pas kësaj Antimi u kthye te kisha dhe deri në fund të jetës qëndronte në krye të Eparkisë së Vidinit. Zhvillimet historike e kthyen edhe një herë te veprimtaria patriotike në mbrojtjen e Bullgarisë. Gjatë vitit 1885 zhvillohej lufta e parë mbrojtëse pas Çlirimit. Vendi u sulmua nga trupat e mbretit serb, ndërsa Vidini ishte nën rrethim. Atnim I shkonte pozitë më pozitë që të frymëzonte mbrojtësit. Komanda ushtarake dhe bashkia i drejtuan atij lutje të braktisë qytetin dhe të shkojë në Rumani, që të jetë në një vend të sigurt. Mirëpo, ai nuk ishte dakord dhe përgjigjej. “Kjo nuk është e ndershme, prijësi duhet të rrëzohet atje, ku rrëzohet populli dhe ushtarët”. Kleriku njihet edhe me dhuratat, që bënte. Ndër to janë një pronë e patundshme dhe mjete për ndërtimin e një shkolle të madhe në qytetin Vidin. Sot në këtë godinë është Gjimnazi i shkencave natyrore matematikore, e cila mban emrin e tij. Antim I ndërroi jetë në vitin 1888, si një nga personalitetet e respektuara nga mbarë populli bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD