Shumë adrenalinë, sfida dhe emocione të forta do të përjetojnë adhuruesit e sporteve ekstreme në Sofje. Nga 5 prilli deri në 8 prill në Inter Expo në kryeqytet zhvillohet edicioni i dytë i ekspozitës Adventure & Extreme Expo 2012. Vizituesit do të kenë mundësinë të shikojnë ekipimet moderne të sporteve të ndryshme – ski, snowboard, sërf, kajak, off road, alpinizëm. Sivjet ekspozohen si produkte të huaja, po ashtu prezantohen firma bullgare, të cilat konkurrohen me sukses me ato të njohura botërisht.
Maria Gerginova, organizatore e aktivitetit, tregon se programi i sivjetshëm përfshin demonstrime dhe gara të sporteve ekstreme: “Kemi sumulator të sërfit, mur të ngjitjes dhe të gjitha llojet e boarding-ut – skateboard, mauntinbord, snowboard, etj. Shumë interesante është slacklining-u. Një vijë litari zgjatet në mes të dy objekteve dhe duhet të ecësh mbi të, duke mos humbur ekuilibrin e trupit. Po ashtu kemi rregulluar disa pajisje për ushtrime akrobatike me biçikleta. Çdo që ka interes, mund të frekuentojë kurse.”
E reja në ekspozitën e sivjetshme është parku i fingerboard-it që përbën një model në miniaturë, ku bëhen ushtrime atraktive me anë të gishtërinjve. Në hyrje të ekspozitës është vendosur një kamp, ku të interesuarit mund të sfidojnë kuzhinën e kampingut. Punishtja ka për qëllim që të njohë pjesëmarrësit me gatimin në gjirin e natyrës. Për t’u regjistruar në këtë grup, klikoni www.eventus-bg.com.
Në ekspozitë do të organizohen gara, ku pjesëmarrësit do të dekorohen. Garuesit do të përgatisin një mjet lundrimi prej mbeturinash. Projekti më i mirë e fiton çmimin.
Adventure & Extreme Expo 2012 do të përfundojë me një histori interesante të dy udhëtarëve nisur për në Afrikë dhe mbledhur përjetimet e tyre në një libër. Këta janë Sonja dhe Aleksandër Pusen nga Franca, të cilët do të nxjerrin foto të pabotuara deri tani.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Eventus Bulgaria
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..