Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarë bullgarë përpunojnë një teknologji për reduktimin e sasisë së sulfurit të hidrogjenit në Detin e Zi

Sulfuri i hidrogjenit mund të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë.
Foto: BGNES
Jetë në Detin e Zi ka vetëm në shtresën e tij të sipërme prej 250 metrash. Në thellësinë e detit, ku ka sasi të mëdha të sulfurit të hidrogjenit, jetojnë vetëm mikroorganizma të adaptuar ndaj mungesës së oksigjenit. Në fund të detit ka gaz helmues që çlirohet nga proceset e shpërbërjes. Studiuesit bullgarë prej vitesh përpiqen të reduktojnë sasinë e gazit të dëmshëm, i cili gjithsesi e ka përbërës hidrogjenin. Prej atij të fundit mund të përfitohet si lëndë djegëse. Prof. Venko Beshkov, drejtor i Institutit të Kimisë Industriale pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, është koordinatori i projektit ndërkombëtar për nxjerrjen e sulfurit të hidrogjenit në Detin e Zi dhe për prodhimin e energjisë prej tij. Mbi këtë projekt, financuar nga BE-ja, punojnë edhe disa studiues të tjerë nga Rumania dhe Gjeorgjia.

Pohohet se sasia e sulfurit të hidrogjenit në Detin e Zi është 4.6 miliardë tonë që është e barabartë me rreth 9 miliardë megavat orë. Gjatë djegies së hidrogjenit ai shndërrohet në ujë dhe nuk çliron emisione të dëmshme. Në kushte laboratorike shpërbërja e sulfurit të hidrogjenit bëhet më shpejt se ajo e ujit, kurse përbërësit e bashkuar – squfur dhe hidrogjen, mund të sjellin përfitime ekonomike. Sasitë e sulfurit të hidrogjenit në Detin e Zi janë të mëdha dhe duhet gjetur një metodë efikase për nxjerrjen e tyre. Zakonisht kjo bëhet me anë të elektrolizës derisa të zbërthehet sulfuri i hidrogjenit në hidrogjen. Prof. Beshkov propozon një ide tjetër.

Prof. Venko Beshkov“Sulfurin e hidrogjenit mund ta shfrytëzojmë drejtpërdrejtë për prodhimin e energjisë. Pastaj nëpërmjet kësaj energjie do të realizohet procesi i elektrolizës për t’u zbërthyer uji i detit dhe për t’u prodhuar hidrogjeni. Si bëhet kjo? Një pajisje të posaçme mbushet me lëndë djegëse, në rastin tonë sulfuri i hidrogjenit dhe oksiduesi. Lëndët kimike bashkëveprojnë dhe si rezultat i reaksionit kimik, del energji elektrike, e cila siguron zbërthimin e ujit, sqaron kimisti bullgar. – E mira është që përdorim energji elektrike që e kemi pasur gati.”

Kuptohet se përqendrime më të mëdha të sulfurit të hidrogjenit ka në thellësi të detit. Ndryshe nga brigjet e Turqisë dhe Gjeorgjisë, të cilët janë me thellësi të madhe buzë Detit të Zi, ato të Bullgarisë dhe Rumanisë nuk gëzojnë përqendrime të konsiderueshme të gazit. Për këtë qëllim parashikohet në anijen e Institutit të Studimeve të Oqeanit në Varna të instalohet një sistem eksperimental. Me të studiuesit do të masin sasitë e sulfurit të hidrogjenit në territorin detar të Bullgarisë, po ashtu do të përcaktojnë përbërjen e saktë kimike të ujit të detit.

Duhet menduar se ku do të depozitohet dhe si do të transportohet hidrogjeni i shndërruar në det. Në këtë rast tubat nuk janë të përshtatshëm për shkak të vetive të forta kimike të gazit, nga njëra anë, nga tjetra – për shkak të pmimit të lartë të këtyre pajisjeve. Prof. Beshkov tregon për një teknologji moderne për ruajtjen e gazeve.

“Tashmë jemi duke punuar mbi trajtimin e hidrogjenit, i cili të depozitohet në disa aliazhe të metaleve të lehta. Këto të fundit mund të futen në pajise nën presion dhe kështu të transportohen drejt bregut. Sipas kësaj teknologjie hidrogjeni arrin të ruajë vetitë e tij. Pastaj nëpërmjet ngrohjes aliazhet e lëshojnë përsëri atë”, sqaron kimiku.

Tri vitet në vazhdim studiuesit të të konfirmojnë suksesin e teknologjisë dhe a do të përfitohet ekonomikisht nga ajo. Të paktën, energji elektrike mund të prodhohet nga sulfuri i hidrogjenit, pa pasur nevojë ai të zbërthehet në hidrogjen. Për sa i përket reduktimit të sulfurit të hidrogjenit në Detin e Zi, prof. Beshkov nuk është shumë optimist për shkak të sasive të konsiderueshme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD