Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një monument i Levskit do të ndërtohet rreth qytetit Svilengrad

Apostulli bullgar i lirisë Vasil Levski kishte një ëndërr – Bullgaria të jetë një republikë në të cilën të gjithë të kenë të drejta të barabarta, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Për këtë ëndërr ai vdiq gjatë shkurtit të vitit 1873, pesë vjet përpara Çlirimit të vendit nga sundimi pesëshekullor osman. Brezat mirënjohëse nderojnë kujtesën e heroit tonë më të dashur kombëtar. Kurse përpara 2 vjetëve shoqata “Unë e dua Bullgarinë” lindi idenë për një kompleks memorial dhe monument të Apostullit, i cili të ngrihet lart dhe t’u rikujtojë jo vetëm bullgarëve, por dhe të gjithë popujve fqinjë, se liria është e shenjtë.

“Vëllazëri me secilin, pa parë besën dhe kombësinë”, këtë e shkruan Apostulli në letrën drejtuar bashkëmendimtarit të tij Ljuben Karavellov, i cili la në letërsi pamjet e paharruara të bullgarëve rilindësë. Evropa e bashkuar u mbështet pikërisht mbi këtë parim, të reklamuar me largpamësi dikur nga Vasil Levski. Ideja e shoqatës “Unë e dua Bullgarinë” është që rreth qytetit Svilengrad, aty ku ndërpriten kufijtë e Bullgarisë, Turqisë dhe Greqisë, të ndërtohet monumenti i Apostullit. Vetë figura e Levskit të jetë me një lartësi prej 101 metra, e vendosur mbi një fondament 32 metrash. Apostulli do të mbajë flamur, në bishtin e të cilit do të ketë ashensor dhe me ta vizituesit do të mund të ngjiten në një shesh të posaçëm. Që aty pamja e tyre do të arrijë larg,larg... Kompleksi përfshin po kështu dhe një sallë ekspozimi dhe zona për pushim. Toka për kompleksin memoria tanimë është dhuruar nga Bashkia e Svilengradit. Bashkia ka fituar projektin në kuadrin e Programit për zhvillimin e regjioneve fshatare, kështu me financimin e rajonet rreth monumentit, i cili është rreth 25 hektarë, do të mbillet dhe do të jetë gjithmonë i gjelbër.

“Shikoni, jetojmë në 3 kufij dhe për ne në këtë moment është e rëndësishme ideja, ose siç thanë dhe krijuesit nga shoqata – me rëndësi është rruga, nëpër të cilën do të ecet, jo qëllimi – tregon kryetari i Bashkisë Gjeorgji Manollov. – Ne e shikojmë si një farë aktiviteti me një qëllim të pastër turistik ose se për qytetin Svilengrad do të shkruhet, se mbetet në histori me monumentin më të lartë e kështu me radhë. Këtu në këtë rast bëhet fjalë për idenë. Sepse aty, ku mblidhen kufijtë, ku jetojnë 3 popuj me histori të ndryshme, ku ka fe të ndryshme, në përgjithësi një vend udhëkryq, ku kush nuk ka kaluar dhe mbrojtur idetë e veta, ideja më e rëndësishme për veçimin e njerëzve do të shprehet përmes këtij kompleksi memorial në territorin e bashkisë sonë.”

Kompleksi do të ndërtohet rreth rrugës kryesore E80, e cila nga Bullgaria kalon në Turqi. Mbi projektin punon një ekip në krye me Ljudmill Oksanoviçin, një inxhinier ndërtimi dhe pedagog në Institutin për ndërtim dhe arkitekturë. Figura e Vasil Levskit do të jetë vepër e skulptorit Ilija Ivanov. Llogaritjet paraprake tregojnë se, mjetet e domosdoshme janë afro 6 milionë euro. Parashikohet që ndërtimi të fillojë me afro 38 mijë euro mjete personale të shoqatës “Unë e dua Bullgarinë”. Financimi tjetër grumbullohet me dhurime nga të gjithë, për të cilët ideja për një monument të tillë është e shtrenjtë. Pritet që ndërtimi i kompleksit të përfundoi deri në vitin 2017, kur mbushen 180 vjet nga lindja e Apostullit. Sipas Gjeorgji Manollovit, vendi i kompleksit është zgjedhur pikërisht rreth qytetit Svilengrad, sepse banuesit e qytetit: “si njerëz, të cilët jetojnë në 3 kufi, janë shumë më të hapur drejt njerëzve me ide të ndryshme, me fe të ndryshme, me një mentalitet të ndryshëm. Sepse ata kështu ose ndryshe kalojnë përmes qytetit tonë. Ne mbase jemi me privilegjin se, njerëzit të cilët e kanë idenë për monumentin, janë kthyer drejt nesh dhe se ne kemi qenë të denjë ta përkrahim.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: “Unë e dua Bullgarinë”
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD