Pasi vjen pranvera dhe natyra ngjallet për një jetë të re, vjen dhe festa e madhe e krishterë Pashkët. Këtë ditë bota e krishterë shënon solemnisht besimin në të mirën dhe në dashuri, të cilat i bëjnë njerëzit më humanë. Këtë ditë shënohet ngjallja e Jisu Krishtit – biri i Zotit, i cili me vdekjen e tij i ka shlyer mëkatet e njerëzimit, ndërsa ngjallja e Krishtit u ka dhënë njerëzve shpresë për jetë edhe pas vdekjes. Prandaj kjo ditë me arsye është quajtur në Bullgari Velikden, Dita e Madhe.
Ja se çfarë tha posaçërisht për Radio Bullgarinë kryeprifti Vasilij Sarjan, kujdestari i kishës “Shpërfytyrimi i Zotit”: “Dita e Pashkëve, kur ne festojmë solemnisht Ngjalljen e Krishtit, është momenti, kur çdo një i krishterë ortodoks duhet t’i bëjë pyetje vetes: “Çfarë është kuptimi i asaj që ka ndodhur, i asaj që ne çdo vit e përtërijmë me lutjet tona ndaj Zotit?” Ngjallja e Krishtit, për të cilën Shën Vasilij i Madh thotë se “Nuk ka asgjë të re nën diell, përveç Krishtit të ringjallur”, do të thotë se në tërë historinë e njeriut ky është ai moment i rëndësishëm dhe i shenjtë, në të cilin përtërihet tërë njerëzimi. Deri në momentin e Ngjalljes së Krishtit njerëzimi ishte zhytur në errësirë për shkak të mëkatit të parë të prindërve tanë të parë Adam dhe Eva. Në momentin e Ngjalljes tërë Universi u ringjall për një jetë të re me shpresën për ringjalljen e çdo një shpirti njerëzor. Në Shkrimin e Shenjtë thuhet se pasi Krishti ngjallet, errësira në të cilën ishin shpirtrat e të gjithë njerëzve të vdekur, fillon të shpërndahet dhe shihet një dritë jashtëtokësore, e cila e asgjëson errësirën. Deri në Ngjalljen e Krishtit në errësirë shkonin të gjithë njerëzit – mëkatarë, ose të ndershëm. Prandaj evangjelisti na thotë se “pasi Krishti u ngjall, shumë varre u hapën dhe shumë shenjtorë u ringjallën në Jerusalem.” Kjo vjen, që të na thotë se Ngjallja e ndryshoi tërë njerëzimin.”
Me afrimin e festës të krishterët ortodoksë përgatitin shtëpitë dhe shpirtrat e tyre për pritjen e mikut të shtrenjtë, ai, i cili do të shpërndajë dritë perëndie në shpirtrat e të gjithëve. Simbol i kësaj drite është çudia e madhe e Kishës Ortodokse, Zjarri në Jerusalem, i cili ndizet çdo vit në vigjilje të festës në kishën në Jerusalem, të ndërtuar atje, ku Jisu Krishti u varros dhe u ngjall ditën e tretë. Besohet se ky Zjarr ndizet vetëm Të Shtunën e Madhe, pas lutjeve të Patrikut ortodoks të Jerusalemit. Që të njëjtën natë, në një liturgji solemne, besimtarët, e grumbulluar në tempuj, që të mirëpresin lajmin për Ngjalljen, ndezin qirinj dhe e shpien këtë zjarr simbolik në shtëpinë e vet, duke u përshëndetur me fjalët “Krishti u ringjall!” – “Me të vërtetë u ringjall!”
© Foto: BGNES
“Për të gjithë ne, të krishterët ortodoksë, çasti i Ngjalljes, të cilën e shënojmë solemnisht, nuk duhet të jetë thjeshtë një traditë – thotë kryeprifti Vasilij Sarjan. – Ky është një përjetim jashtëtokësor shpirtëror në shpirtin e çdo një njeriu, sepse Krishti në këtë moment na viziton dhe na dhuron Dritën e tij. Në vend të parë të gjithë ne, që të pranojmë Krishtin në zemër, duhet të jemi të pastër nëpërmjet kungimit – Eukaristia e Shenjtë. Me afrimin e kësaj feste, ne duhet të pastrohemi, që të mund vërtetë Krishti të vijë tek të gjithë ne. Prandaj janë dhe Kreshmët, në të cilat ne përgatitemi për Ngjalljen. Kjo është koha e fitores kundër mëkatit, nëpërmjet pastrimit dhe pendimit për mëkatet tona. Kështu, të pastruar, gjatë vetë festës do të mund të bashkohemi me Zotin. Askush prej nesh nuk e di ditën e vdekjes së vet. Prandaj duhet të presim çdo një festë me një gëzim të madh. Pashkët duhet të jenë për ne një thirrje për t’u pastruar dhe për t’u afruar çdo vit jo me vdekjen, por me shpresën dhe me shpëtimin e shpirtit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..