Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryengritja e Prillit vuri çështjen bullgare në rendin e ditës të Evropës

“Kryengritës bullgarë”, V. Antonov
Foto: Архив

Përpara 136 vjetëve më 20 prill shpërtheu Kryengritja e Prillit – apogje në luftërat çlirimtare të bullgarëve gjatë sundimit pesëshekullor osman. Ajo ishte organizuar nga Komiteti Revolucionar i Gjurgjevos, formuar gjatë vjeshtës së vitit 1875 nga pjesa më e re e emigracionit bullgar në Rumani, mes të cilëve dallohen emrat e Stefan Stambollovit, Panajot Vollovit, Stojan Zaimovit dhe Nikolla Obretenovit. Duke pasur parasysh vështirësitë politike të qeverisë osmane dhe ashpërsimin e Krizës lindore, bullgarët vendosën të përgatitin një kryengritje pa ndihmën e huaj, e cila të provokojë ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha për zgjidhjen e çështjes bullgare. Komiteti i Gjurgevos e ndai vendin në disa rrethe revolucionare: I pari – rrethi i Tërnovos – me në krye Stefan Stambollovin, i dyti – rrethi i Slivenit – me në krye Apostullin Ilarion Dragostinov, i treti – rrethi i Vracës, me në krye Stojan Zaimovin, i katërti – rrethi i Plovdivit – i kryesuar nga Panajot Vollovi, kurse më vonë nga Georgi Benkovski, i pesti – rrethi i Sofjes, në të cilin për shkaqe të ndryshme nuk kishte përgatitja për kryengritjen.

Organizimi më i mirë është krijuar në rrethin e katërt. Më 19 prill 1876 në Koprivshtica është dërguar një grup me xhandar i cili të arrestojë kryetarin e komitetit vendas Todor Kableshkov. Më 20 prill banuesit e Koprivshticës sulmuan konakun. Kambanat e kishës tingëlluan, nëpër rrugë kaluan revolucionarë të veshur në uniforma. Njerëzit festuan ditën e parë të lirisë, kurse korrierë të posaçëm nisën drejt Panagjurishtes dhe fshatrat përreth, që të mund të shpien të ashtuquajturën “Letër të Përgjakur” me lajmin për shpërthimin e kryengritjes. Akoma gjatë së njëjtës ditë popullsia në Panagjurishte u ngrit, kurse Benkovski mblodi një repart me kuaj, i cili ka mbetur në histori si “Çeta fluturuese”, me të cilën vizitonte qytetet për t’i përgatitur për kryengritjen.

Në fillim autoritetet turke ishin çoroditur, por shumë shpejt drejt qyteteve të ngritura në revoltë, përveç ushtrisë së rregullt, është nisur dhe bashibozuku shumëmijësh. E para është pushtuar Strellça, pas kësaj – Klisura. Më 26 prill filluan luftime të rënda dhe për Panagjurishten, dhe pas 4 ditëve kryeqyteti i rrethit është pushtuar. Armiku pushtoi edhe Bracigovon, Perushticën dhe Batakun.

“Çeta fluturuese”, Dimitër Gjudxenov

Ndërkohë, kur në rrethin e katërt u zhvillua beteja gjakderdhëse, “Letra e Përgjakur” është dërguar në rrethet e Tërnovos dhe të Slivenit, por këtu kryengritja nuk kishte përmasa të tilla. Në rrethin e parë vendosën të ngrihen në revoltë më 28 prill, por vetëm një ditë përpara kësaj autoritetet realizuan arreste në qytetet Gorna Orjahovica, Tërnovo, Sevlievo dhe Trojan. Pavarësisht nga goditja, e cila iu është shkaktuar revolucionarëve, prapë se prapi shpërtheu revolta në rajonet e Bjalla çerkvës, Mihallcit dhe Musinës. Nën kryesinë e priftit Hariton ishte organizuar një çetë e madhe, e cila është rrethuar në Manastirin e Drjanovos, kurse rezistenca e mbrojtësve të vendit të shenjtë ishte shkatërruar pas 9 ditëve. Tragjik ishte fati dhe i dy çetave të tjera, të formuara në rrethin e Tërnovos – të Canko Djustabanovit dhe të Trevnës në krye me Hristo Petrovin.

Në rrethin e dytë revolucionar kishte kryengritje masive, kurse përpara arritjes së “Letrës së Përgjakur” policia turke arrestoi veprimtarët më të njohur në Sliven. Gjatë këtyre rrethanave Illarion Dragostinov dhe Gjeorgji Obretenov u bashkuan me çetën e Stoill Vojvodës, e cila pas një marshim disaditësh, duke luftuar me poteren e dërguar, është shpartalluar më 13 maj.

Anija “Radecki”

Derisa në rrethet e Panagjurishtes, Tërnovos dhe Slivenit kryengritësit hynë në përleshje me kundërshtarin e shumtë, në rrethin e tretë revolucionar veprimtarët treguan luhatje. Ata kuptuan për shpërthimin e kryengritjes mezi më 24 prill, por ishin në pritje të datës së zgjedhur paraprakisht 11 maj, duke pritur çetën e poetit Hristo Botev, e cila nëpër bregun rumun të Danubit duhet të drejtohet drejt Vracës. Më 17 maj anija “Radecki” është pushtuar nga rebelët dhe është i detyruar të akustojë në bregun bullgar në afërsi me Kozllodujin. Pas përleshjeve me poteren turke çeta e Botevit arriti deri te mali afër Vracës, por nuk merr përkrahje nga veprimtarët vendasë, që i detyroi revolucionarët vetë të zhvillojnë betejat e rënda kundër armikut. Më 20 maj, kur beteja e radhës ishte drejt fundit të vet, Hirsto Botevi ishte vrarë.

Me shpartallimin e çetës së Botevit kryengritja në fakt përfundoi. Kodo ajo ishte zhytur në zjarr dhe gjak. Mbi 30 000 burra, gra dhe fëmijë ishin vrarë. Ashpërsitë kundër bullgarëve të revoltuar gjetën një jehonë të gjerë ndërkombëtare. Në mbrojtjen e kauzës bullgare ishin Turgenievi, Dostojevski, Tollstoj, Viktor Jugo, lideri i liberalëve anglez Uiljam Glladston dhe shumë veprimtarë të tjerë shoqëror, krijues, shkencëtarë, gazetarë e politikanë.

Pavarësisht nga mossuksesi i vet, Kryengritja e Prillit le sfidë ndaj qeverisë osmane dhe ndaj Fuqive të Mëdha. Në sajë të vetëflijimit të revolucionarëve, çështja bullgare është vënë për t’u shqyrtuar nga Fuqitë e Mëdha në konferencën e ambasadorëve në Stamboll. Në këtë mënyrë Epopeja e Prillit u bë në një prelud drejt Luftës çlirimtare për Bullgarinë – Lufta ruso-turke nga vitet 1877-1878.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv

По публикацията работи: Radosllav Spasov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD