Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë dhe puna në kushte shtëpiake

Kryesisht gratë që punojnë në shtëpi merren me rrobaqepësi.
Foto: BGNES
Nuk janë të paktë bullgarët, të cilët gjejnë shpëtim nga papunësia dhe nga mungesa e parave në punën në shtëpi. Është e vështirë t}i bëhet karakteristikë kësaj lloj pune te ne, sepse pjesa më e madhe prej saj është në sektorin gri. Shumica e njerëzve të cilët merren me këtë janë në moshë mesatare, ata janë të detyruar të rikualifikohen si njerëz të cilët punojnë në shtëpi në bazë të njërit ose të tjetrit shkak, tregon një studim i prodhimit shtëpiak në Evropën Juglindore. Të dhënat janë edhe për Bullgarinë. Në kushtet e një papunësie të lartë puna në kushte shtëpiake është alternativë.

Statistika nuk jep të dhëna për këtë lloj zënie, në të cilën vendi i punës jo gjithmonë është i përshtatur me kërkesat për kushte shëndetësore dhe të parrezikshme të punës. Një pjesë e madhe nga këta njerëz e shfrytëzojnë shtëpinë për vend pune. Koha e tyre e punës mund të zgjasë dhe deri më 12 orë, kur ka porosi të shumta. Shumë pak janë ata të cilët punojnë me marrëveshje pune, më shumë janë ata, të cilët e marrin pagimin në dorë nga porositësi. Dhe kjo do të thotë se, nuk paguhen sigurime shëndetësore dhe të pensionit. Ka edhe punonjës shtëpiakë, të cilët e emërojnë vet veten, që të mos të jenë të papunë dhe të mos presin nga ndihmat sociale. Pas fillimit të krizës në Evropë shtohet pikërisht pjesa e tyre. Legjislacioni kërkon që ata të regjistrohen si tregtarë ose si njerëz me një profesion të lirë dhe të paguajnë sigurime mbi të ardhura prej 210 euro. Shpesh të emëruarit në punë nuk kanë këto të ardhura ose preferojnë të mos të sigurohen. Kështu mbeten në sektorin gri të ekonomisë.

Sipas Violeta Zllatevës nga Shoqata për zhvillimin e prodhimit shtëpiak, në ndryshim nga shtete të tjera në Evropën Juglindore, Bullgaria ka një sukses jo të vogël në rregullimin e ligjshëm të punës në shtëpi. Ajo ratifikoi Konventën e 177-të të Organizatës ndërkombëtare të punës për punën në shtëpi dhe miratoi Ligjin për këtë lloj pune, por i cili u përket vetëm punonjësve shtëpiakë me marrëveshje pune.

Violeta Zllateva
“Nga 2000 punonjësit e anketuar të cilët punojnë në shtëpi, 58% janë gra në moshë nga 30 deri më 55 vjeç – vuri në dukje zonja Zllateva. – Kjo tregon se, me punë në kushte shtëpiake merren më tepër njerëz në moshë të mesme, me qenë se janë të papunë, nuk kanë kualifikimin e nevojshëm dhe për shkak të kësaj nuk kanë kualifikimin e duhur dhe për shkak të kësaj nuk mund të gjejnë punë. Me çfarë merret një grua e cila punon në shtëpi? Me qëndisje, me rrobaqepësi, me thurje ose punim me grep, punim të zbukurimeve, qepje të këpucëve etj. Gra të cilat punojnë në shtëpi bëjnë akoma shalle të pikturuar, pikturojnë mbi qelq, krijojnë krijime të bukura prej balte, rregullojnë rroba. Merren me aranzhimin e festave të ndryshme në qytetet më të mëdha. Por po kështu gatuajnë torta dhe ëmbëlsira të tjera, të porositura për festa të tilla.”

Në vitet e krizës numri i njerëzve të cilët punojnë në kushte shtëpiake është shtuar mjaft. Amullia ekonomike në Evropë ktheu në vend shumë emigrantë dhe numri i burrave të cilët po kështu punojnë në shtëpi po shtohet, saktëson Zllateva. Në kryeqytet numri i tyre është më i vogël, por në Varna, Burgas, Ruse dhe qytete të tjera numri i tyre rritet vazhdimisht. Njerëzit me të meta janë një pjesë jo e vogël nga njerëzit të cilët punojnë në shtëpi, sepse zakonisht ata nuk kanë se me çfarë gjëje tjetër të merren, përveçse me punë në kushte shtëpiake. Në këtë mënyrë ndaj pensioneve të tyre të ulëta prej invalidi shtojnë akoma mjete. Deri në hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian në fillim të vitit 2007 në rajonet kufitare të vendit me Greqinë dhe Turqinë mjaft gra punonin në shtëpi si rrobaqepëse.

“Pas pranimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian një pjesë e madhe nga firmat greke dhe turke u larguan dhe këto rrobaqepëse të cilat punonin pa punëdhënës, tani metën të marra vet në punë – shpjegoi Violeta Zllateva. – Shumë firma rrobaqepësie kishte në rajonet e qyteteve Sandanski, Goce Dellçev, Petriç por numri i tyre u pakësua. Kurse tani ka njerëz të cilët punojnë mbi porositë e imponuara, për shembull qepen shumë këpucë. Por, porositë nga ana e firmave turke dhe greke janë pakësuar në krahasim me vitet nga viti 2000 deri në vitin 2007.”

Zakonisht pagesa e punës në shtëpi luhatet rreth rrogës minimale të punës, vuri në dukje Violeta Zllateva. Çdo gjë varet nga porositë, kur nuk ka të tilla, punonjëset mund të mbeten dhe pa pagim, me qenë se nuk kanë kontratë me punëdhënësin. Shoqata për zhvillimin e prodhimit viziton qytetet e vendit, që t’i informojë njerëzit për të drejtat e tyre. Nganjëherë, si për shembull në qytetin Petriç punojnë shumë mirë me autoritetet vendase. Udhëheqja e Shoqatës dhe kryetari i Bashkisë së qytetit Petriç i bindin punëdhënësit vendas të bëjnë të paktën sigurime më të larta njerëzve, të cilët punojnë në kushte shtëpiake për ta. Kontrollimet e punëdhënësve nga ana e Kryinspektoratit të punës, pa pjesëmarrjen e njerëzve nga Shoqata për prodhim shtëpiak, mund të dalin joefektive, thotë zonja Zllateva. Sepse inspektorët nuk mund të dinë se në cilat vende punohet në kushte shtëpiake. Kështu njerëzit do të mbeten të pambrojtur.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD