Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njih Bullgarinë, që ta dashurosh!

100 Objektet Turistike Kombëtare të Bullgarisë
Foto: Архив

Bullgaria ka patentën e vet në fushën e turizmit. Bëhet fjalë për lëvizjen turistike, lidhur me njohjen e “top 100” të fenomeneve më interesante historike dhe natyrore të vendit. Klasifikimi origjinal i Lidhjes Turistike të Bullgarisë përfshin varreza trake, vendbanime etnografike, muze historike, maje malore, zona të mbrojtura dhe objekte të tjera emblematike. Ndër më të njohurit janë Manastiri i Rillës, Shkëmbinjtë e Bellogradçikut, Kompleksi Etnografik Etëra, shenjtërorja e lashtë shkëmbore Perperikon dhe një sërë kuriozitetesh të tjera të shpërndara në këndet më të bukura të Bullgarisë. Disa prej këtyre fenomene Radio Bullgaria ju ka prezantuar në rubrikën “Ju tregojmë për Bullgarinë”.

© Foto: BGNES

Shenjtërorja e lashtë shkëmbore Perperikon

Nuk është i ri interesi i theksuar ndaj lëvizjes lidhur me njohjen e 100 objekteve turistike të Bullgarisë. Fillimi u vu në vitin e largët 1962. atëherë një grup nxënësish nga qyteti Samokov vendosën të bredhin majat më të njohura malore dhe monumentet më të mëdha historike në Bullgari. Disa muaji më vonë nismëtarët u mblodhën në majën më të lartë në Gadishullin Ballkanik – Musalla (2925 metra) të malit bullgar Rilla. Aty ata u dekoruan me stema të florinjta. Vitet e mëpasshme bullgarët filluan të vizitojnë 100 Objektet Turistike Kombëtare. Në atë kohë krahas fenomeneve kulturore dhe natyrore, në listën u përfshin edhe disa simbole komuniste, si kampe të partizanëve, monumente të liderëve partiakë, uzina. Vizitat në to u kthyen në një detyrë patriotike. Doemos situata ndryshohet, dhe sot ato objekte nuk ekzistojnë në klasifikimin e 100 objekteve top. Gjatë viteve të para të ndryshimeve demokratike te ne interesi ndaj kësaj lëvizjeje u shua, por jo për një kohë të gjatë. Në fillim të shekullit XXI iniciativa u rimëkëmbë. Lista me 100 objektet turistike tashmë u ndryshua dhe u pasurua me monumente të reja arkeologjike dhe fenomene natyrore.

© Foto: arkiv

Shkëmbinjtë e Bellogradçikut

Lëvizja për njohjen e 100 Objekteve Turistike Kombëtare i gëzon popullaritet të gjerë, më tepër ndër të rinjtë. Ndër adhuruesit e shumtë ka edhe udhëtarë të huaj, kryesisht nga vendet fqinje ballkanike, si edhe nga Gjermania, Rusia dhe Japonia e largët. Ata vijnë në Bullgari, që të njihen me një kulturë pak të njohur. Çdo vit afro 100 entuziastë bredhin nëpër vendin tonë, që të njihen me trashëgiminë e tij unike natyrore dhe historike. Dhe secili prej anëtarëve të këtij “klubi të udhëtarit” marrin me veten librezën speciale të Lidhjes Turistike të Bullgarisë për mbledhjen e vulave nga fenomenet turistike. Krahas kënaqësisë së njohjes me Bullgarinë, ata, që arrijnë të vizitojnë të gjitha 100 Objektet Turistike Kombëtare dekorohen me një stemë dhe fletë nderi. Prej disa vitesh fitojnë edhe të drejtën të marrin pjesë në një lotari me çmime materiale.

© Foto: arkiv

Manastiri i Rillës

Nëpërmjet një sërë materialesh me fotografi të pasura, reportazhesh, udhërrëfimesh, plotë përshtypje personale Radio Bullgaria do të përpiqet t’ju njohë me pjesën dërmuese të objekteve të kësaj liste turistike. Ky thesar i madh dhe i pabesueshëm i monumenteve historike dhe arkitekturore, i artefakteve të lashta dhe veprave të artit nga koha më e re do t’ju pasurojnë përfytyrimet tuaja për Bullgarinë si një vend i bukur me histori mijëvjeçare dhe me të tanishmen interesante.

Ju urojmë udhëtim të mbarë nëpërmjet sajtit të Radio Bullgarisë!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalaja e Asenit është mbështjellë me vellon e misticizmit dhe legjendave

Mbi një shkëmb të madh mbi lumin Asenica ngrihet një kështjellë e paarritshme për armiqtë. Aje lartë mbi shkëmbinjtë e shqiponjave, fortesat e veta i kanë ngritur trakët, romakët, bizantinët, njerëzit e ardhur nga pjesa perëndimore e Evropës,..

botuar më 19-12-23 10.15.PD

Marcianopol – qyteti me mozaikët marramendës romakë

Pranë njërit prej burimeve karstike të Devnjes në provincën romake Mizia e Poshtme (Moesia inferior) është ndalur perandori Trajan (Marcus Ulpius Trajanus, 98- 117г.) me ushtrinë e tij. Motra e tij Marcija ka dërguar shërbyesen të sjellë ujë , por..

botuar më 19-12-22 10.45.PD

Qendra muzeore “Arti trak në Rodopet Lindore” mbushi 10 vjet

Gjatë vitit 2000 arkeologu dr. Georgi Kitov dhe ekipi i tij zbuluan kodërvarrin Roshava Çuka afër fshatit Aleksandrovsko të rrethit të Haskovos, një varrezë trake nga shekulli i V para Krishtit, e cila bën përshtypje me arkitekturën e jashtëzakonshme..

botuar më 19-05-19 12.15.MD