Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgaria midis dy oqeaneve” – një tregim për Kontinentin e akullt

Foto: Архив

Emilian DinovÇfarë është emocioni të marrësh pjesë në një ekspeditë deri në Antarktidë dhe të zgjohesh ndër pinguinë, që buzëqeshin? Pse filmi i fundit i kameramanit televiziv Emilian Dinov e ka titullin “Bullgaria midis dy oqeaneve”? “Sepse Bullgaria gjendet midis Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Paqësor”, na përgjigjet njeriu, i cili e ka vizituar Antarktidën tri herë dhe e njeh mirë kepin Horn – ujëndarësja midis dy oqeaneve, ku gjendet baza bullgare.

Filmi i ri i Emilian Dinovit “Ditarë nga Antarktida” i është kushtuar ekspeditës së 20-të jubilare antarktike bullgare dhe ndërtimit të kishës “Shën Ivan Rillski”. Shpresojmë se një ditë ajo do të shenjtërohet nga prifti” – na thotë kameramani dhe shton: “Pjesëmarrësit bullgarë në ekspeditat antarktike besojnë se Zoti i mbron, sepse në të gjitha 20 ekspeditat tona nuk kemi asnjë viktimë, për dallim nga bazat e tjera.” Një proverb bullgar thotë se fqinji i mirë është më i dashur nga vëllai. Kurse në Kontinentin e akullt fqinjët janë edhe më të vlershëm. Afër nesh janë spanjollët.

Me çfarë i qerasin mysafirët në bazën tonë?

“Me raki bullgare, me bukë dhe kripë – na përgjigjet kameramani. – herën e fundit kishim gatuar bërxolla, kurse ata sollën verë spanjolle nga koleksioni i mbretit. Ishte një ditë shumë e bukur, me shumë diell. Kënduam këngë, ishte një përjetim i jashtëzakonshëm. Kjo është një miqësi e vërtetë.”

Si ia dalin mbanë në këto kushte të rënda klimatike?

Ditën është “e ngrohtë” – minus 10 – 15 gradë, por natën temperatura ulet deri në më se minus 30 gradë Celsius. “Unë duhej të punoja natën dhe disa herë ishte shumë e ftohtë.” – na tregon për vështirësitë e veta kameramani. Por përjetimi më i tmerrshëm për Emilian Dinovin është kthimi në shtëpi.

“Ishte një stuhi e ashpër – na tregon kameramani. – Varka mbushej vazhdimisht me ujë dhe nuk lëvizte përpara. Kishte shumë ajsbergë, të cilët na vështirësonin. Kjo ndodhi diku rreth orës 4 gjatë natës. Dallgët e mëdha na mbytnin, të gjithë ishim të lagët deri në palcë. Pasi arritëm deri në anije duhej të hipnim me anë të një shkalle litari, e cila lëkundej. Nuk ishte lehtë, duke pasur parasysh kostumet tona të posaçme, me të cilat ishim veshur dhe duhej të përballonim një lartësi prej 4-5 metrash. Ky ishte një tmerr, të cilin nuk do ta harrojë kurrë.”

Në anën tjetër të monedhës janë emocionet e këndshme. Më interesantja për kameramanin Emilian Dinov në Antarktidë është shpirti bullgar. Gjëja tjetër është natyra e jashtëzakonshme në Kontinentin e akullt. Në bisedë bëhet fjalë dhe për atraksionin e madh – pinguinët. “Ata janë miqtë tanë, na njohin dhe na lejojnë t’i prekim. I kam xhiruar nga afër – rreth 30 –40 centimetra”, na tregon me një kënaqësi të madhe kameramani për takimet e tij të shumta me pinguinët. Ata shëtitin me çifte në “plazhin bullgar”, i cili është me famë botërore, sepse është shënuar në të gjitha hartat gjeografike dhe jo vetëm kjo.

“De facto ata janë pinguinë bullgarë, sepse shëtitin në plazhin bullgar. Në sfondin e ngjyrave të diellit, që perëndon, ata janë shumë atraktivë – na tregon për pamjet e bukura të Antarktidës Emilian Dinov. – Ndër të tjera, ata buzëqeshin në një mënyrë shumë interesante. Pinguinët tanë janë me ngjyra të bardha dhe të zeza, kurse poshtë, nën kokë, kanë një vijë të zezë. I quajnë pinguinë – policë. Janë më të vegjël dhe janë shumë atraktivë. Janë të gëzueshëm dhe të afrueshëm. Ky është një emocion i jashtëzakonshëm, i cili kufizon me fantazinë e njeriut.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Emilian Dinov

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD