Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edikti i Serdikës bën mesazhe për tolerancë mes feve

Mbeturina të Serdikës së lashtë u zbuluan nën qendrën e Sofjes.
Foto: arkiv
Monedhë me imazhin e perandorit romak Galeri
Më 30 prill të vitit 311 perandori romak Galeri lëshoi në Serdikë, vendin paraardhës të Sofjes, një edikt, sipas të cilit u ndaluan persekutimet shumëshekullore të të krishterëve. Dokumenti është i vetmi për nga lloji i tij, ku për herë të parë u hodh idenë për tolerancën fetare. Teksti i plotë ruhet në latinisht dhe greqisht. Lëshimi i Ediktit të Serdikës ishte një moment vendimtar në historinë e krishterimit zyrtar të Evropës dhe botës. Sot ai është i njohur edhe me emrin Edikti i Tolerancës. Vjet filloi shënimin e përvjetorit të 1700-të nga krijimi i ediktit. Aktivitetet festive do të vazhdojnë edhe sivjet. Më 27 dhe 28 prill Bashkia e Kryeqytetit, Akademia Bullgare e Shkencave, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni “Tangra TanNakRa” organizojnë një konferencë ndërkombëtare. Tema e saj është “Edikti i Serdikës: Thelbi dhe realizim i idesë për tolerancën mes feve.” Në konferencë do të marrin pjesë shkencëtarë nga Bullgaria, Italia, SHBA-ja, Rumania, Turqia, Greqia, Serbia, Kroacia dhe Malta.

“Ngjarja e vitit 311-të ndryshoi zhvillimin e historisë evropiane dhe të asaj botërore. Megjithëqë shkencëtarët botërorë marrin parasysh thelbin e ediktit, ai ende është pak i njohur, komenton Dr. Todor Çobanov, zv/kryebashkiak i Sofjes. – Prandaj morëm përsipër organizimin e kësaj konference. Le ta kujtojmë se çfarë ndodhi pas persekutimeve të fundit, të inkurajuara nga vetë perandori Galeri. U bë e qartë që bashkësitë e të krishterëve në territorin e Perandorisë Romake nuk do të dorëzohen, as do të heqin dorë nga feja e tyre. Përveç kësaj, jo të gjitha autoritetet e Perandorisë pajtoheshin me persekutimet. Bile, disa i sabotonin ato. Mirëpo, gjatë viteve të fundit të pushtetit të tij vetë perandori Galeri ndërpriti këto persekutime. Në Ediktin e Serdikës ka shprehje që janë aktuale edhe për shekullin e XXI-të. Këto kanë të bëjnë me ushtrimin e lirë të fesë prej çdo besimtari. Shpeshherë ia bëjmë vetes pyetjen pse Sofja në fakt është një qytet, ku toleranca është në plan të parë, një qytet ku shekuj të tërë bashkekzistojnë fetë e ndryshme. Përgjigja fshihet pikërisht në faktet historike të Sofjes – këtu kemi traditë shumëshekullore të respektimit dhe tolerancës mes feve. Në konferencë, ku do të shqyrtohen këto fakte, do të vihet re mbi vendin e Sofjes në historinë antike dhe besoj se gjatë 2012-ës kryeqyteti i Bullgarisë do të dallohet si Kryeqytet Evropian i Kulturës.”

“Për të popullarizuar Ediktin e Serdikës bëmë shumë punë që vitin e kaluar, sqaron docentja Veselina Vaçkova. – Të gjithë mysafirët e huaj do të drejtojnë vëmendje ndaj vlefshmërisë së dokumentit. Temë tjetër që u hodh për t’u diskutuar është se si dukej Perandoria Romake në atë periudhë, kur Serdika u zgjodh kryeqytet i përkohshëm. Cili ishte mekanizmi që ka ngritur Serdika e vogël në pozicionin e qytetit kryesor.”

“Është koha e fundit që çështja e Ediktit të Tolerancës të shqyrtohet në rendin e ditës të diskutimeve shkencore, komenton Prof. Valeria Fol, studiuese e shkencës së trakëve. – Më vjen mirë se për vit të dytë me radhë e bisedojmë atë. Jemi të favorizuar të jetojmë në një qytet me histori shumëshekullore. Qytetet e këtilla në Evropë janë pak. Periudha historike, kur u lëshua dokumenti, është shumë interesant. Mbase nuk ka periudhë më të spikatur në historinë kulturore të Evropës, në veçanti të Evropës Juglindore. Në trojet tona është plot fe, përfshi këtu edhe besimet pagane të trakëve. Duhet theksuar se tek trakët e shekullit të IV-të u vërejti tendenca e besimit monoteist.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Svetllomira Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD