Më 12 prill të vitit 1877, ose 24 prill sipas stilit të ri, në Kishinau perandori rus Aleksandër II i shpalli luftë Perandorisë Osmane, luftë kjo e cila ishte Çlirimtare për popullin bullgar. Po atë ditë u zhvillua një paradë ushtarake, në të cilën bashkë me repartet ruse parakaluan edhe trupat e vullnetarëve bullgarë – opëllçenas.
Konflikti midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane u provokua nga mizoritë gjatë mbytjes së kryengritjes së popullit bullgar kundër robëruesve turq muajin prill të vitit 1876. Atëherë çështja bullgare zuri vend qëndron në Konferencën e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, që u zhvillua në Stamboll.
Sipas Planit të Peterburgut për veprimet luftarake, sulmi kundër trupave turke duhej të realizohet në dy fronte – Fronti i Kaukazit dhe Fronti i Danubit. Pikërisht në Frontin e Danubit parashikohej goditja kryesore përmes trojeve bullgare drejt Edrenesë dhe Stambollit. Në Ballkan rusët dislokuan afro 270 mijë ushtarë dhe 1014 topa. Rumania u detyrua të përkrahë Ushtrinë e Danubit me afro 40 mijë veta. Kryekomandant i kësaj ushtrie ishte princi madhështor Nikollaj Nikollaeviç. Sipas informacionit të zbulimit rus, trupat osmane në përbëheshin nga afro 700 mijë veta, 280 mijë prej të cilave ishin të dislokuara në Gadishullin Ballkanik. 186 mijë ushtarë turk kishte në rajonet pranë Danubit. Betejat e para u zhvilluan në Frontin e Kaukazit më 12 prill të vitit 1877, ndërsa në Ballkan ofensiva ruse filloi mezi më 10 qershor të vitit 1877 me një desant te Galac. Mirëpo, ky akt kishte për qëllim ta mashtrojë komandën turke për drejtimin e goditjes kryesore.
Transferimi i reparteve kryesore ruse në jug nga lumi Danub filloi më 15 qershor të vitit 1877 pranë qytetit Svishtov. Në prag të zbarkimit të lumit, që ta mashtrojë mbrojtjen e armikut, artileria ruse hapi një zjarr të dendur kundër qyteteve bullgare Tutrakan, Ruse, Nikopoll dhe Vidin. Ushtria e Danubit u nda në tri njësi. Njësia lindore, me komandant trashëgimtari i fronit Aleksandër Aleksandroviç, kishte për detyrë të bllokojë trupat turke në rajonin e katërkëndëshit të fortifikuar midis qyteteve Ruse, Silistra, Varna dhe Shumen. Gjenerali Kridener, i cili ishte në krye të njësisë perëndimore, kishte për detyrë të pushtojë kështjellën e qytetit Vidin dhe të marrë përsipër kontrollin mbi trojet veriperëndimore bullgare. Detyrën më të rëndësishme e kishte njësia pararoje, nën komandën e gjeneralit Gurko. Ajo duhej të përparonte te qyteti Tërnovo, gjë pas së cilës të pushtonte grykat e malit Stara Pllanina dhe në rast mundësie të nisë te Plovdivi, Edreneja dhe Stambolli. Në përbërjen e njësisë pararoje ishte edhe reparti i vullnetarëve bullgarë – opëllçenas.
Shkencëtarët, që studiojnë arkivat e luftës, pranojnë, se veprimet luftarake mund të ndahen në tri etape. Periudha e parë përfshin koha nga kalimi i ushtrisë ruse përmes lumit Danub deri në fund të korrikut të vitit 1877. Etapa e dytë përfshin betejat dramatike për qytetin Stara Zagora, për majën Shipka dhe për qytetin Pleven. Pikërisht atëherë u zhvilluan operacionet më të ashpra dhe më të përgjakshme ushtarake, të cilat në shkallë të madhe paracaktuan rrugëdaljen e konfliktit. Etapa e tretë filloi me rrëzimin e qytetit Pleven më 28 nëntor të vitit 1877 dhe përfundoi me armëpushimin e Edrenesë më 19 janar të vitit 1878. Arritja e Traktatit Paraprak Paqësor në Shën Stefani më 19 shkurt, ose 3 mars të vitit 1878, iu dha fund luftës.
Vendimet definitive politike për të ardhmen e Bullgarisë u miratuan disa muaji më vonë, gjatë korrikut në Kongresin e Berlinit të Fuqive të Mëdha. Në përputhje me Traktatin e Berlinit u krijua Principata e Bullgarisë, territori i së cilës përfshinte areali midis malit Stara Pllanina dhe lumit Danub dhe krahina e Sofjes. Në territorin midis malit Stara Pllanina dhe malit Rodopa u krijua provinca autonome Rumelia Lindore me guvernator bullgar, por nën pushtetin e drejtpërdrejtë të sulltanit. Maqedonia, Trakia Lindore dhe Perëndimore mbetën në kufijtë e Perandorisë Osmane.
Në këtë mënyrë pjesa dërmuese e territoreve të populluara kryesisht me bullgarë, mbetën jashtë kufijve të principatës së porsakrijuar. Kjo do të provokonte konfliktet e ardhshme midis vendeve ballkanike, do të çonte deri te luftëra të reja çlirimtare të bullgarëve. Nuk duhet të harrohet, se Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878 luajti rol vendimtar për rimëkëmbjen e shtetësisë bullgare. Në sajë të saj u hodhën themelet e zhvillimit të ardhshëm ashendent të principatës së re bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..