Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje fillojnë Javët e leximit

Foto: BTA
Leximi mund të jetë zbavitës – kjo është motoja e Javëve të para të leximit në Bullgari. Ato do të zhvillohen nga 11 deri më 24 maj – përkatësisht festa kishtare e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, mbrojtësit e Evropës, dhe Dita e shkrimit sllav dhe kulturës dhe iluminizmit bullgar. Ngjarja është pjesë e platformës për arte bashkëkohore “Sofja: Poetika” dhe është akoma një iniciativë ambicioze për tërheqjen e gjithnjë e më shumë bullgarëve të rinj për kauzën e leximit. Festivali ndërkombëtar “Sofja: Poetika” gërsheton poezi, prozë, muzikë, arte vizuale dhe skenike dhe tashmë ka pesë edicione. Ai është pjesë e kalendarit të ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit dhe përkrah kandidaturën e Sofjes për Kryeqytetin evropian të kulturës 2019.

Themelues dhe drejtor i festivalit, si dhe organizator i Javëve është gazetari dhe shkrimtari Jasen Atanasov. Sipas tij nisma e re përbën një aksion prej 14 ditësh, gjatë të cilave do të ndodhin mbi 20 ngjarje të mëdha letrare në të hapur në vende simbolike të qytetit, si dhe në vende jostandarde për lexim, si bare për shembull, me mbi 100 pjesëmarrës, dhe e gjithë kjo ka vetëm një qëllim – të tërhiqet një publik më i gjerë dhe më i ri. Vendet janë para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” para Galerisë së arteve të Sofjes, në sheshin “Sllavejkov”, në skenën verore në Kopshtin e Borisit etj.

© Foto: BGNES

Sa i përket ngjarjeve, unë i ndaj në tri grupe. Njëri përfshin ngjarje, të cilat janë zhvilluar në vite të kaluara, por për një ose tjetër shkak, kryesisht për shkaqe financiare, ato tashmë nuk organizohen, domethënë ne ringjallim projekte interesante nga e kaluara –
thotë Jasen Atanasov. - Të tilla janë aksionet “Lexime qytetare” të Kamelia Sposovës dhe Maria Kalinovës. Në to njerëz të ndryshëm takohen në vende të caktuara paraprakisht në qytet – në kopsht, para ndonjë monumenti etj. dhe lexojnë me zë për rreth pesë minuta një tekst të zgjedhur nga ata. Pastaj e lënë atë që e kanë lexuar në një vend special dhe largohen. Kjo ngjarje do të zhvillohet më 11 maj dhe kështu praktikisht do të hapen Javët e leximit. Në këtë grup janë përfshirë dhe dyluftimet poetike të trubadurëve, si dhe projekti i përbashkët midis Javëve dhe Festivalit të përformansit vizual “Sofja Underground”, krijuar në vitin 1997. Më 19 maj unë, Kristin Dimitrova dhe Toma Markov do të paraqitim aksionin tonë nga viti 2008 “Vip Poetry – Fuqia e fjalës”. Bëhet fjalë për një reality poetike, në të cilën ne luftojmë me fjalë. E zhvillojmë këtë aksion për herë të dytë, sepse krijuesi i festivalit “Sofja Underground” – kritiku Ruen Ruenov vdiq papritmas në fund të vit të kaluar, dhe ky aktivitet i është kushtuar personalitetit të tij. Në grupin e dytë janë përfshirë ngjarje, të bashkuara rreth idesë së Javëve të leximit – bëhet fjalë për edicione të jashtëzakonshme të projekteve, të cilat do të zhvillohen edhe tani – na tregon Jasen Atanasov. - E tillë është Liga e treguesve, një projekt i gazetares Katja Atanasova, projekt ky i cili ekziston tashmë shtatë vjet – një garë shumë e këndshme për rrëfimin e historive para publikut sipas një teme të dhënë paraprakisht. Më 17 maj do të zhvillohet një edicion i posaçëm i Ligës së treguesve me temë: “Libri, i cili...” Një ngjarje tjetër, që do të organizojmë në Universitetin e Sofjes, është projekti i Miglena Nikollçinës, Kamelia Spasovës dhe Qendrës kulturore të Universitetit, ngjarje kjo e cila krahason tekste artistike me tekste shkencore dhe me muzikë moderne. Grupi tjetër përfshin ngjarje, të krijuara posaçërisht për Javët e leximit, si për shembull leximi më i gjatë letrar me zë, që do të organizojmë në territorin e Bullgarisë më 14 maj. Në të do të përfshihen shumë personalitete të njohura, si dhe të gjithë, të cilët dëshirojnë. Për këtë qëllim duhet të regjistroheni në faqen tonë në Facebook “Është lehtë të lexosh një libër, madje me zë”. Dhe në fund, më 24 maj para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” regjisori Veselin Dimov do të realizojë një lexim të vet origjinal teatral, me ndihmën e vizionit, muzikës dhe aktorëve të tre romanëve më të mirë bullgarë nga disa muajit e fundit – “Lartësi” të Milen Ruskovit, “Nobelisti” të Elena Aleksievës dhe “Fizika e trishtimit” të Georgi Gospodinovit.”

Që të zërë letërsia bullgare vendin e duhur, ajo duhet të jetë më agresive para shoqërisë, është kategorik Jasen Atanasovi. Kështu ai argumentoi programin e pasur të Javëve të leximit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD